Connect with Us

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Aktualitet

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Publikuar

-

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Kadastra Shqiptare nëpërmjet një statusi në rrjetin social bën me dije se është vendosur mbyllja me afat të përkohshëm për Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri.

Shkak për këtë mbyllje është bërë infektimi i punonjësve të Kadastrës, ndërkohë që në disa drejtori të tjera po punohet me kapacitet të reduktuar.

“Të nderuar qytetarë, Valës së infektimeve nga COVID-19, nuk i ka shpëtuar dot as Kadastra.

Të vënë para kësaj situate, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ju drejtua sipas procedurave Drejtorisë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor. Ekipet mjekësore pasi inspektuan zyrat e Drejtorisë Rajonale Tiranë, lanë rekomandimet e tyre përsa i përket gjendjes së infektimeve, situatës së ambjenteve të punës, distancave fizike midis punonjësve, etj. Gjithashtu u vendos mbyllja me afat të përkohshëm e Drejtorisë Rajonale Tirana-Veri.

Nga ana jonë, duke patur parasysh rëndësinë e punës sonë, si zyra shërbimesh të pa zëvendësueshme për qytetarët dhe institucionet, vendosëm që punonjësit të cilët nuk janë të infektuar të qëndrojnë me grafikë në punë, duke respekuar masat e vendosura anticovid, gjithashtu edhe duke përdorur me sa të jetë e mundur edhe punën nga shtëpia si edhe turnet e alternuara

LEXO EDHE:  Covid merr me radhë socialistët/ Një tjetër deputet rezulton pozitiv

Ndërkohë, për shkak të situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa nga drejtoritë tona vendore, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit (Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë).

Në këtë situatë, është e kuptueshme që mund të ketë ulje të ritmit të punës dhe shkelje të afateve në shërbime, natyrisht pa prekur cilësinë e shërbimit të kërkuar.

Gjithashtu ftojmë qytetarët që, sipas nevojave të tyre, të përpiqen të shmangin ato aplikime që nuk i kanë të domosdoshme për momentin, kjo me qëllim që të përpiqemi bashkarisht të mos shkaktojmë mbingarkesë të sistemit”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qarkullonin me armë me vete/ Arrestohet 30 vjeçari, një tjetër person shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.Gj 30 vjeç dhe L. T 25 vejç nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë.

LEXO EDHE:  Mjeku bën deklaratën e fortë/ “Covid-19 ka hyrë që në shkurt, në spitale private ka patur dhe vdekje”

LEXO EDHE:  Mjeku bën deklaratën e fortë/ “Covid-19 ka hyrë që në shkurt, në spitale private ka patur dhe vdekje”

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Aksidenti i sotëm në Vlorë, si pasojë e të cilit u shua një familje prej katër anëtarësh, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë.

Mes personave që kanë reaguar, është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili tregon edhe një ndodhi personale.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se mbrëmë rreth mesnatës ka ndeshur të paktën 10 makina, me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës, dhe askush nuk i ndalonte.

Sipas tij, shumica janë nga këta “lacat” apo çunat e baballarëve me makina super të shtrenjta, që në çdo moment mund të shkaktojnë aksidente.

Gjithashtu, ai shkruan se për shkak të këtyre “lacave” që nuk i ndalon askush, në Shqipëri mund të vdesësh në çdo moment, sado i kujdesshëm të jesh.

Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.

Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  Kina shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19

LEXO EDHE:  Rama prezanton rregullat e reja/ Zgjerohet orari i lëvizjes, nis puna dhe për këta biznese

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE