Connect with Us

Çfarë ndodhi me Jelekëverdhët në Francë?

Blog

Çfarë ndodhi me Jelekëverdhët në Francë?

Publikuar

-

Çfarë ndodhi me Jelekëverdhët në Francë?

Nga John Lichfield “Politico.eu”

Dy vjet më parë, në nëntorin e vitit 2018, lëvizja e protestës anti-establishment e njohur si
‘Gilets jaunes’ (Jelekëverdhët) shpërtheu në të gjithë Francën. Për më shumë se një vit, protestuesit – të zemëruar me rritjen e taksave mbi naftën, por edhe me presidencën e Emanuel Makron në përgjithësi – do të shkaktonin jo pak trazira serioze, teksa protestat e mëdha të përjavshme dhe bllokimet e trafikut, po dominonin debatin politik.

Ajo revoltë origjinale, u shndërrua më shumë se një vit më parë. Lëvizja, e përvetësuar nga anëtarët e saj më ekstremistë, tani mezi po mbijeton si një lloj lëvizje më urbane dhe anti-kapitaliste. Ajo është shndërruar nga një revoltë e njerëzve, në një gjendje të përhershme revolte. Unë jetoj në Normandinë rurale, një nga bazat kryesore mbështetëse të Jelekëverdhëve. Dy vjet më parë, më shumë se gjysma e makinave këtu mbanin Jelekët e Verdhë në xhamat e tyre – simboli i lëvizjes me të njëjtin emër.
Në muajt e parë, zhvillova shumë biseda me përfaqësues të kësaj lëvizje në rrethrrotullimet lokale, të cilat ata zakonisht i bllokojnë. Unë kam biseduar edhe me fqinjët e mi, të cilët nuk kishin folur kurrë më parë për politikë. Ata ishin në fillim, fansa të mëdhenj të Jelekëverdhëve, dhe pro kundërshtimit ndaj presidentit Makron.

Kjo duket se ka ndryshuar javët e fundit, midis krizave të pandemisë së koronavirusit dhe terrorizmit islamik. Lëvizja origjinale e Jelekëverdhëve, bazohej në një mori ankesah të ndryshme. Që të gjithë, nga protestuesit aktivë deri tek mbështetësit pasivë, kishin probleme të ndryshme.

Në atë formë, gjeografia politike e lëvizjes origjinale, përputhej në shumë aspekte me gjeografinë politike të Brexit në Britani, apo Trumpizmin në Shtetet e Bashkuara. Protestat ishin një shprehje e një ndarje midis Francës rurale, apo periferisë së jashtme dhe Francës së zonave të mëdha metropolitane. Ato nxorën në pah një pakënaqësi dhe ndjenjë të identitetit të kërcënuar në ‘la France profonde’, që ishte e justifikuar dhe e ekzagjeruar deri në absurd nga teoritë e konspiracionit të përhapura në internet. Nëse protestuesit nuk binin dakord për atë që ishte e gabuar, ata ranë dakord mbi atë që duhej të fajësonin:Makronin.

Ai ishte arrogant, i largët, i pandjeshëm, thoshin ata. Ai ishte arketipi i politikanit të mbi-arsimuar në shkollat më të mira të elitës politike franceze. Ai ishte lloji i të riut të mençur që dikur qëndronte pas presidentit Holond. Dhe tani ai ishte vetë president. Por ai zemërim anti-Makron duket se është zbehur, ose së paku e ka humbur një pjesë të forcës së tij. Para se Franca të hynte në bllokimin e dytë për shkak të koronavirusit, unë vizitova në shtëpi një nga fqinjët e mi. Një mbështetëse origjinale e Jelekëverdhëve, ajo është në mesin e të 70-ave. Unë do ta quaj Henrieta. Për habinë time, ajo ngriti temën e politikës.

“Kam ndryshuar mendim për Makronin. Mendoj se edhe ai ka ndryshuar. Ai flet ndryshe tani, është më modest. Dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ne në këtë epidemi. Ai ka gabuar në shumë gjëra, por nga ana tjetër ka bërë shumë për njerëzit”– më tha ajo.

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Humb jetën ish-ministri francez

Sipas Henrietës, edhe vajzat e saj thonë të njëjtën gjë. “Ato janë zemëruar se kanë mbetur pa punë, por aktualisht po marrin ndihmë nga shteti. Ato e urrenin dikur Makronin. Tani thonë:Po, këtu është keq, por mund të ishte edhe më keq. Shihni se çfarë po ndodh në vendet e tjera”– shton ajo.

Sa tipike është Henrieta si votuese? Në disa aspekte, aspak. Ajo e ndjek nga afër politikën dhe aktualitetin, por në një mënyrë të modës së vjetër:Ajo sheh lajmet në televizor dhe lexon “Ouest France”, gazetën e shkëlqyer rajonale që qarkullon në Bretanjë, dhe pjesën jugore të Normandisë.

Ajo nuk e përdor Facebook-un, dhe nuk ka kompjuter apo celular. Si e tillë, ajo është e izoluar nga zemërimi anti-establishment dhe teoritë e konspiracionit rreth Covid-19, që përhapen pa pushim në mediat sociale si vetë koronavirusi.

Por ndryshimi i qëndrimit së Henrietës, pasqyron një ndryshim më të gjerë të qasjes midis njerëzve që e mbështetën ose e simpatizuan lëvizjen e Jelekëverdhëve në formën e saj fillestare, dhe që tani mendojnë se kanë më pak arsye për të mos i besuar një presidenti, që është angazhuar në një betejë të madhe kundër pandemisë. Ditët e fundit, Makron ka përjetuar një rritje në sondazhe, duke reflektuar ndoshta atë që unë do ta quaj “efekti Henrieta”. Bllokimi i dytë për shkak të koronavirusit, dhe 2 sulmet terroriste të muajit të kaluar, kanë krijuar një lloj ndjenje përkohshme të bashkimit kombëtar.

Në një sondazh të Ifop-Fiducial javën e kaluar, vlerësimi për Makron u rrit me 6 për qind duke shkuar në 49 për qind në total. Midis të anketuarve mbi 65-vjeç, rritja e mbështetjes ishte është veçanërisht më e dukshme:16 për qind.
Por shifra të tilla – që janë shumë të larta për një president francez në gjysmën e dytë të mandatit të tij – nuk do të zgjasin shumë. Me apo pa një vaksinë anti-Covid, Franca përballet me një 2021 tepër të zymtë, me humbje potencialisht të mëdha të vendeve të punës në sektorin e argëtimit, shitjeve me pakicë dhe udhëtimit me avion.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në prillin e vitit 2022, janë 1 vit e gjysmë larg. Asnjë president francez nuk është zgjedhur për një mandat të dytë që nga viti 2002. Të gjitha shanset janë grumbulluar kundër Makronit. Ai u zgjodh në vitin 2017, si kampioni i një France të re, metropolitane.

Për të fituar një mandat të dytë, ai do të duhet të mobilizojë të paktën një pjesë të këtij elektorati. Gjithashtu, atij do t’i duhet të ruajë grupin e mbështetësve më të rinj të tij në mesin e votuesve të moshuar dhe rurale, dhe të gjejë mënyra për ta bërë më të qëndrueshëm “efektin Henrieta”./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.politico.eu/article/two-years-on-some-yellow-jacket-supporters-no-longer-hate-macron/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën

Publikuar

-

Nga

Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën

Adolf  Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të cilët ishin në gjendje të qëndronin zgjuar për ditë me radhë dhe të përparonin me shpejtësi dhe brutalitet në të gjithë Evropën. Në vitin 1940, trupat e diktatorit nazist po përgatiteshin për të sulmuar Francën përmes zonës malore të Ardeneve.

Brenda vetëm disa javësh, Vehrmahti në dukje i pandalshëm arriti të pushtojë kryeqytetin francez, Paris, pasi i kishte dërrmuar më herët njësitë e ushtrisë franceze, përmes taktikave  tëe tij tyre të Blitzkrieg (Sulmit të Rrufeshëm).

Strategjia mbështetej në përparimin e pandalshëm në terren, bombardimet ajrore dhe tanket e shpejta, Pancerat. Gjithsesi, trupat gjermane kishin në atë luftë edhe një “as” tjetër në mëngë, sasi të bollshme të lëndëve narkotike.

Në vitin 1938, industria farmaceutike gjermane filloi që të prodhonte sasi të mëdha të pervitinës së metamfetaminës, që ishte në thelb një version i mëparshëm i metamfetaminës kristalore. Ato u shpërndanë në të gjithë vendin, dhe më vonë edhe tek forcat e armatosura gjermane.

Anëtarët e forcave ajrore i cilësonin pilulat narkotike si “kripa e pilotit”. Ndërkohë vetë Adolf Hitleri merrte rregullisht injeksione me metamfetaminë. Para pushtimit të Francës, ushtarët  u këshilluan të merrnin nga një tabletë në ditë, teksa një “dekret stimulues” iu dërgua mjekëve të ushtrisë.

Norman Ohler, që ka shkuar librin “Blitzed:Droga në Gjermaninë naziste”, shprehet për britaniken “The Guardian”:“Pushtimi i Francës u bë i mundur vetëm falë përdorimit masiv të drogës nga ushtria gjermane. Asnjë drogë, asnjë pushtim!”.

Kur Hitleri dëgjoi mbi planin për të pushtuar Francës përmes Ardeneve, u entuziazmua shumë dhe kërkoi zbatimin sa më shpejtë të tij. Por komanda e lartë e ushtrisë i tha:Ky plan nuk mund të zbatohet në këtë mënyrë, natën ne duhet të pushojmë, kundërshtarët do të tërhiqen, dhe ne do të mbetemi të ngujuar në male”.

Por më pas u lëshua “dekreti stimulues”, dhe kjo u dha mundësi ushtarëve të qëndronin zgjuar për 3 ditë dhe 3 net me radhë. “Gjenerali nazist Ervin Romel dhe të gjithë ata komandantët e tankeve e përdornin masivisht drogën. Dhe pa tanket Pancer, gjermanët nuk do të kishin fituar dot atë betejë”-thekson Ohler.

LEXO EDHE:  Basha hap sondazh në Facebook/ Nuk pranon përgjigje kundër tij

Në total, 35 milion doza droge u siguruan vetëm për fushatën ushtarake në Francë. Në vitin 1941, lënda narkotike u shpall e jashtëligjshme në Gjermani midis popullsisë civile. Por shpërndarja e saj midis trupave vazhdoi rregullisht.

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

Kur nazistët filluan që të humbnin terren në vitin 1944, dr.Gerhard Orzeçovski filloi që të punonte mbi një çamçakëz super-të fortë më përmbajtje kokaine. Anëtarët e Rinisë Hitleriane u dërguan në det me mini-nëndetëse me dozat e drogës me vete.

Ata ishin pjesë e një plani për të inspektuar grykëderdhjen e lumit Tamiz në Angli, lidhur me mundësinë e një zbarkimi atje.  Por shumë prej tyre pësuan kriza mendore për shkak të izolimit dhe privimit nga gjumi.

Historiani Ohler thekson:“Ajo ishte një situatë jo reale. Nuk ishte ai realiteti që shihnin nazistët. Por nëse lufton me një armik më të madh se sa vetja, nuk është se ke zgjidhje tjetër. Në ato kushte të duhet ta tejkalosh forcën që ke. Kjo është arsyeja pse terroristët përdorin bombarduesit vetëvrasës. Është një armë e padrejtë, por ata nuk kanë zgjidhje tjetër!”.

Në vitin 1945, fabrika që prodhonte drogën pervitin u bombardua nga aleatët, dhe kjo solli rënien e konsumit të drogës nga nazistët. Gjatë luftës, edhe trupat aleate përdorën amfetaminën për të qëndruar zgjuar sa më gjatë.

Njëkohësisht ata u mbështetën edhe tek simulanti benzedrin. Nga vjeshta e vitit 1941 dhe deri në dimrin e vitit 1944, përdorimi i drogës nga Adolf Hitleri ishte rritur në mënyrë dramatike falë mjekut të tij personal dr.Todor Morel.

Nga fundi i jetës së tij, diktatori nazist u bë i ndërvarur nga opiatet, dhe dridhjet e trupit nisën të përkeqësohen, gjë që nxiti spekulimet se ai mund të ketë vuajtur nga simptomat e varësisë nga droga. Më 30 prill 1945, Hitleri gëlltiti një kapsulë me cianid, dhe e qëlloi veten në kokë me pistoletë në një bunker nëntokësor në Berlin, teksa forcat Aleate po i afroheshin rezidencës./ Dailystar.co.uk-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse industria e mbikëqyrjes është e prekshme nga korrupsioni dhe abuzimet

Publikuar

-

Nga

Nga Christian Kemp “The Conversation”

Pajisja përgjuese më e sofistikuar që gjendet sot në tregun botëror, mund të jetë subjekt i abuzimeve. Kjo sipas një investigimi nga 17 organizata mediatike nga 10 vende të botës. Dekonspirimet nga të dhënat e shërbimeve sekrete dhe analizat e telefonave, tregojnë se softueri i mbikëqyrjes, Pegasus, është përdorur për të shënjestruar dhe spiunuar telefonët e aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve investigativë, politikanëve, studiuesve dhe akademikëve.

NSO Group, kompania izraelite e inteligjencës kibernetike që e ka krijuar Pegasus, këmbëngul se licencon softuerin e tij që klientët e saj, që janë zakonisht qeveritë të kenë aftësi mbikëqyrëse për luftën ndaj krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Kompania i ka etiketuar raportet nga gazetarët investigativë si një “fushatë të egër shpifëse”, mbi të cilën nuk do të komentojë më. Megjithatë, themeluesi dhe kreu ekzekutiv i NSO Group, ka pranuar më herët se “në disa rrethana, klientët tanë mund ta keqpërdorin sistemin”. Duke qenë se kjo kompani e ka shitur softuerin e tij në 40 vende të botës, duke përfshirë disa prej atyre vendeve që mbajnë rekord për korrupsion dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, pretendohet se Pegasus është keqpërdorur në mënyrë të konsiderueshme, duke e minuar lirinë e shtypit, lirinë e mendimit dhe demokracitë e lira dhe të hapura.

Këto zbulime, janë treguesi më i fundit se industria e mbikëqyrjes është tashmë jashtë kontrollit, pasi klientët e licencuar janë të lirë të spiunojnë këdo, si qytetarët e zakonshëm ashtu edhe kriminelët e dyshuar. Ne mund të jemi duke ecur drejt një bote, në të cilën asnjë telefon nuk do të jetë i sigurt nga sulme të tilla.

Pegasus vlerësohet si përgjuesi më i përparuar në treg. Ai mund të depërtojë tek pajisjet e viktimave, pa qenë e nevojshme që këta të fundit të klikojnë mbi ndonjë link të caktuar që u dërgohet. Sapo futet brenda, fuqia që zotëron Pegasus për ta shndërruar një telefon në një mjet mbikëqyrës, është shumë befasuese.

Softueri hidhet menjëherë në veprim duke kopjuar mesazhe, fotografi, video dhe përmbajtje të shkarkuara për t’i dërguar sulmuesit. Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm tinëzare, Pegasus mund të regjistrojë telefonata dhe të gjurmojë vendndodhjen e një objektivi, teksa aktivizon në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë kamerën dhe mikrofonin e një telefoni.

Me këtë aftësi, një telefon i infektuar nga ky softuer vepron si një përgjues në mur, që sheh, dëgjon dhe raporton në vazhdimësi  bisedat intime dhe të ndjeshme të subjektit që është vënë nën përgjim. Prova për keqpërdorimin e Pegasus, ka pasur edhe më herët.

Ai u implikua në hakerimin e pretenduar të telefonit të miliarderit ameirkan Xhef Bezos nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite në vitin 2018. Vitin që pasoi, u zbulua se disa avokatë dhe aktivistë indianë ishin shënjestruar nga një sulm i Pegasus përmes WhatsApp.

Zbulimet e reja sugjerojnë se Pegasus është përdorur për të përgjuar presidentin e Meksikës Andres Manuel Lopez dhe 50 anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, përfshirë miqtë, familjen, mjekët dhe ndihmësit, kur ai ishte një politikan në opozitë.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Po ashtu Pegasus është përmendur për përgjimin e Rahul Gandit, rivalit aktual politik të kryeministrit indian Narendra Modi. Depërtimi i Pegasus është zbuluar tek telefonat që i përkasin familjes dhe miqve të gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashoxhi, dhe ka të dhëna se Pegasus mund të jetë përdorur gjithashtu nga një klient i meksikan i kompanisë izraelite NSO, për të shënjestruar gazetarin meksikan Secilio Pineda Birto, që u vra në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Çfarë është ANTIFA, dhe përse mbështet dhunën nëpër protesta

Edhe pse fuqia e Pegasus është tronditëse, kjo pajisje është larg nga të qenit një dukuri e re. Softueri bazë u krijua që në fillim të viteve 1990. Tani është një industri në lulëzim, me mijëra blerës të interesuar.

Baza e industrisë së mbikëqyrjes, janë mjetet më të thjeshta të përgjimit që shiten për më pak se 70 dollarë në faqet e errëta të rrjetit, të cilat mund të kenë qasje në distancë tek kamerat, dhe të regjistrojnë të dhënat e vendndodhjes së subjektit që përgjohet.

Përdorimi i një pajisjeje të tillë nga maniakët seksualë dhe partnerët abuzivë, është një problem shqetësuese në rritje. Pastaj është sigurisht edhe rrjeti i mbikëqyrjes globale, që u denoncua publikisht nga Eduard Snouden në vitin 2013.

Ndërkohë në vitin 2017, ne mësuam se si një ekip sekret i programuesve elitë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, kishin zhvilluar një armë të përparuar të spiunazhit kibernetik të quajtur “Eternal Blue”, e cila u vodh nga grupimi i hakerëve “Shadow Brokers” dhe u shit në rrjetin e errët.

Ishte po ky softuer, që më vonë do të përdorej si shtylla kurrizore e sulmit kibernetik famëkeq të vitit 2017 “Wannacry”, që shënjestroi sistemin shëndetësor kombëtar dhe qindra organizata të tjera. Kur u publikuan deklaratat e Snouden, shumë njerëz u tronditën kur mësuan mbi shkallën e mbikëqyrjes, që kanë bërë të mundur teknologjitë dixhitale.

Por të paktën ky spiunim masiv ishte zhvilluar dhe kryer brenda agjencive të inteligjencës shtetërore, të cilët kishin një lloj legjitimiteti. Ne nuk jemi duke debatuar më mbi të drejtën e shtetit për të shkelur të drejtat tona vetjake.

Zbulimet mbi Pegasus, tregojnë se kemi mbërritur në një realitet të ri, të pakëndshëm, ku mjete shumë të sofistikuara të spiunazhit po shiten në një treg të hapur. Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e plotë të ndikimi të Pegasus mbi privatësinë dhe demokracinë tonë kolektive.

Pa transparencë, ne nuk kemi asnjë lloj ideje se si dhe në çfarë rrethanash është licensuar Pegasus, kush ka autorizimin për të përdorur atë, në cilat rrethana mund të revokohet një licencë, apo cilat rregulla ndërkombëtare janë në dispozicion të policisë kundër abuzimeve të këtij softueri.

Dëshmitë e deritanishme, sugjerojnë se Pegasus është keqpërdorur, ndaj nevojitet një përgjegjësi dhe mbikëqyrje më e madhe. Ne gjithashtu duhet të përpiqemi të rindezim debate të rëndësishme rreth kontrolleve mbi prodhimin dhe shitjen e sistemeve të tilla./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja si Kina po e saboton fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Kevin Carboni “Wired.it”

Qeveria kineze refuzoi që të bashkëpunojë për fazën e dytë të hetimit mbi origjinën e Covid-19, duke hedhur poshtë kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të dërguar një ekip të ri ekspertësh për të kontrolluar laboratorët në qytetin e Vuhanit, që ishte epiqendra e pandemisë aktuale.

Në fakt, Kina ka refuzuar të marrë në konsideratë hipotezën, sipas së cilës virusi mund të jetë përhapur për shkak të një gabimi në njërin prej këtyre laboratorëve. Pekini e cilëson planin e ri të investigimit të OBSH-së si në kundërshtim me “arsyen e shëndoshë” dhe shkencën.

Origjina e virusit Covid-19 është ende e panjohur, dhe teoritë e ndryshme mbeten shumë të debatuara midis ekspertëve. E vetmja gjë e sigurt, është se rastet e para të njohura me koronavirus u shfaqën në qytetin e Vuhanit, por nuk dihet ende se si virusi arriti tek njerëzit. Sipas disa hipotezave, ai mund të jetë transmetuar përmes mishit të kafshëve të shitura në tregjet e qytetit, por nuk është e qartë se si filloi të infektojë speciet e kafshëve.

Një teori e hershme, e promovuar në fazat e hershme të pandemisë, spekulonte se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Vuhan, për shkak të shkeljes së protokolleve laboratorike të sigurisë.

Por kjo hipotezë u konsiderua e pamundur në përfundim të fazës së parë të hetimeve të kryera nga OBSH në janar të këtij viti, për shkak të mungesës së rezultateve që vërtetojnë krijimin e virusit nga njeriu.

Gjithsesi, misioni i parë u kritikua si i pamjaftueshëm, për shkak të mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit nga autoritetet kineze për të garantuar qasjen në të gjitha të dhënat, siç ishte vendimi nga instituti i virologjisë në Vuhan, për të mos ndarë bazat e të dhënave mbi sekuencat gjenetike dhe mostrat e vitit 2019.

LEXO EDHE:  Testet e shpejta të Covid-it/ Ja si funksionojnë

Në fund të misionit, u botua një raport që nuk dha shpjegime shteruese mbi origjinën e infeksionit, por vetëm renditi disa hipoteza që tregojnë si më të mundshëm skenarin, sipas të cilit cilin virusi kaloi nga lakuriqët e natës tek njerëzit, përmes një kafshe të ndërmjetme, teksa e cilësoi si “jashtëzakonisht të pamundur” por jo të përjashtuar, teorinë e daljes aksidentale të virusit nga një laborator.

Për shkak të këtyre pasigurive, dhe thirrjeve ndërkombëtare për hetime të mëtejshme, kreu i OBSH-së Tedros Adanom Ghebrejesus, tha se vendimi për të hedhur poshtë teorinë e një gabimi në laboratorin e Vuhaniit ishte “i parakohshëm” .

LEXO EDHE:  Testet e shpejta të Covid-it/ Ja si funksionojnë

Për këtë arsye, OBSH-ja ka synuar të organizojë kontrolle të reja “në laboratorët dhe institucioneve përkatëse kërkimore. që veprojnë në zonën ku u vërejtën rastet e para njerëzore në dhjetor 2019” , pra në Vuhan.

Autoritetet kineze e kanë kundërshtuar vendosmërisht këtë kërkesë, duke e akuzuar OBSH-në se është viktimë e një “politizimi të hetimeve”, dhe duke kërkuar që ajo t’i kryejë hetimet “në disa vende, globalisht”, duke mbështetur hipotezën se përhapja e virusit mund të ketë filluar në një vend tjetër.

Gjatë një konference shtypi të raportuar gjerësisht nga media kineze, zëvendësministri kinez Shëndetësisë, Zeng Jixin, tha se Kina ka bashkëpunuar gjithmonë me OBSH, dhe se qeveria kineze i “mbështet studime e bazuara në shkencë mbi origjinën e virusit”.

“Por ne kundërshtojnë politizimin e tyre”- theksoi ai. Prandaj, autoritetet kineze nuk e kanë pranuar hetimin e ri “pasi në disa aspekte, atij i mungon respekti për arsyen e shëndoshë dhe është arrogant ndaj shkencës”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE