LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Lilën e përzunë nga stadiumi i Kavajës, Basha e merr në telefon: E turpshme dhe kriminale

19 Nëntor 2020, 09:23, Sport CNA
Andi Lilën e përzunë nga stadiumi i Kavajës, Basha e merr

Një ditë më parë, në stadiumin e Kavajës ka ndodhur një incident, ku ish-futbollisti Andi Lila, njëherësh kandidat për deputetet nga PD është përzënë nga stadiumi ndërkohë që jepte një intervistë.

Sot kreu i PD, Lulzim  Basha ka zhvilluar një bisedë me Lilën, ndërsa e quan atë që ndodhi një ditë më parë një akt të turpshëm dhe kriminal.

?Kjo është e turpshme dhe kriminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë?, shkruan Basha në Facebook.

Kryedemokrati thotë se kjo do të marrë fund me ardhjen e tij në pushtet dhe askush nuk do të pengohet të thotë atë që mendon.

?Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë?.

Lajmet e fundit nga