Politikë
“Akuzat u shërbejnë pronarëve të 2 televizioneve kombëtare”/ Basha: Janë dhënë 75 milionë euro për inceneratorët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se akuzat ndaj tij i shërbejnë pronarëve të 2 televizioneve kombëtare, të cilët janë akuzuar nga opozita për aferën e inceneratorëve.
Në “Opinion” Basha tha se në kohë pandemie janë dhënë 75 milionë euro dhe kjo është një shkelje flagrante, duke shtuar se nëse do të nisnin hetimet do të dalin shumë politikanë të përfshirë në këtë aferë.
“Përfitojnë ata që heqin vëmendjen nga një problematikë shumë e rënduar që ekziston sot në vend, që është pandemia dhe kriza ekonomike.
E dyta përfitojnë ata që e kanë treguar veten e tyre përmes një aleance me një nga dy televizionet më të mëdha kombëtare dhe që kanë qenë për tre javë me radhë subjekt i denoncimeve të opozitës që janë pronarët e inceneratorëve dhe ortakët e tyre sepse një prokuror i thjeshtë tre pyetje po tu bëjë atyre atëherë do të kemi të bëjmë me një mega proces si në Siçili ku do të përfshihen politikanët më të lartë të vendit dhe anëtarët të krimit të organizuar që kanë përfituar në kohë pandemie mbi 75 milionë euro.
E treta është gjykimi im, janë komplekset e Edi Ramës, pasi ato që unë kam patur privilegjin të bëj në 8 vite ai nuk i bën dot në 80 vite. kur isha ministër transporti bëra rrugën e kombit, ky i vuri traun rrugës së kombit. kur isha ministër i jashtëm kam qëndruar krah Xhorxh Bushit, SHBA, be, kam bërë luftë më Lavrovin dhe Vuk Jereviçin për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e Kosovës ndërkohë që ky në 10 vjetro përmendte presidentin e përbashkët duke i thënë gjithë botës që ky nuk është shtet viabël e duke i shërbyer një ideje që është kundër shtetit të Kosovës“, tha Basha. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...