LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi ndaj fëmijëve/ Meta ngre tonet: Nuk tolerohet, të merren masa urgjente

19 Nëntor 2020, 11:02, Politikë CNA
Abuzimi ndaj fëmijëve/ Meta ngre tonet: Nuk tolerohet, të merren

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve.

Meta theksoi se duhet urgjentisht që të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Mes të tjerash ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale, ndërsa vuri theksin tek mos dënimi i rasteve të tilla.

?Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t?ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga