LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon prej 2 vitesh kalvari/ Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin

18 Nëntor 2020, 09:50, Kronika CNA
Vijon prej 2 vitesh kalvari/ Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano

Shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Posaçme të Apelit  ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të 2018-ës numri i seancave të shtyra në apel është mbi 40 duke futur gjyqin në ngërç.

Arsyeja e shtyrjes së seancës nuk bëhet me dije për shkak të zhvillimit me dyer të mbyllura.

Në fund të korrikut Shullazi u izolua edhe në regjimin ?41 bis? ndërsa procesi ndaj tij në apel është në kolaps.

Në vitin 2018 banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg nën akuzën për ?krijim të grupit të strukturuar kriminal?, ?kanosje dhe shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie?.

Gjyqi ndaj 5 anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit shqyrtohet nga anëtarë të trupës gjykuese: Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Astrit Kalaja. /CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga