Connect with Us

VIDEO/ 13 muaj pa fitore, Kosova mposht mes vështirësive Moldavinë

Sport

VIDEO/ 13 muaj pa fitore, Kosova mposht mes vështirësive Moldavinë

Publikuar

-

Ka marrë fund makthi i rezultateve negative për Kosovën. “Dardanët” janë rikthyer te fitorja, pas plot 13 muajsh. Të besuarit e trajnerit Muharrem Sahiti, i cili zëvendësonte Shaland për shkak të mungesës prej COVID-it, triumfuan 1-0 ndaj Moldavisë, në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Kosova nuk fitonte në një ndeshje zyrtare dhe jo zyrtare, që prej 14 tetorit të vitit 2019. Në 10 sfidat e fundit “dardanët” kishin regjistruar 8 humbje dhe 2 barazimi.

Golin e vetëm në takimin e sotëm e realizoi Lirim Kastrati në minutën e 31-të. Vlen të theksohet fakti se kosovarët e mbyllën takimin me 10 vetëm, pasi në minutën e 85-të, mbrojtësi Dresheviç u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë 3 pikësh, përfaqësuesja e Shaland, e mbylli grupin në vendin e 3-të me 5 pikë, duke shmangur kështu rënien në Ligën D.

FT: KOSOVA-MOLDAVIA 1-0

Kastrati 31′

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shifër e lartë për futbollin shqiptar, zbulohet rroga e frikshme e Ferhan Hasanit

Publikuar

-

Nga

Ferhan Hasani u prezantua paraditen e sotme tek klubi i Partizanit dhe do të jetë në dispozicion në ditët në vazhdim për trajnerin Ilir Daja. Lojtari, i cili më parë ka luajtur me Helsinkin dhe ka një vlerë prej 400,000 euro sipas Transfermarkt, do të jetë një vlerë e shtuar për “Demat e Kuq”.

Edhe pse në moshë 30 vjeçare Hasani do të marë një trajtim të veçantë nga drejtuesit e Partizanit. Sipas burimeve jozyrtare nga “Infosport”, sulmuesi do të përfitojë një pagë që varion nga 10,000-14,000 euro në muaj. Këto shifra mund të duken mjaft normale për vendet europiane, por për Shqipërinë cilësohen stratosferike.

Përvoja e Ferhan Hasanit me skuadrat e mëdha si Brondby dhe Wolsburg ka tërhequr drejtuesin Olsi Rama për ta sjellë në kryeqytet, me synimin për të përmbysur Vllazninë në luftën për titullin kampion.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ardjan Takaj lë pas problemet shëndetësore, kthehet pas shumë kohësh pranë Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas një kohe të gjatë mungese, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është rikthyer në Korçë.

Ai ka qenë gjatë fundjavës me ekipin dhe në gjendje të mirë shëndetësore pas problemit që kaloi disa javë më parë.

Në tribunën VIP  për ndeshjen ndaj fierekëve, të barazuar 1-1, nuk munguan as drejtuesit e Apolonisë.

Tashmë pritet që Takaj të jetë më pranë ekipit, pasi problemet shëndetësore kanë kaluar dhe ai po merret personalisht me merkaton.

Te Skënderbeu priten lëvizje të tjera këto ditë të fundit që kanë mbetur nga merkatoja e janarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi prenoton një tjetër super goditje në merkato

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen në dy ditët e ardhshme.

22-vjeçari momentalisht është huazim te Genoa dhe kërkohet me ngulm nga kampioni i Italisë.

Oferta e Juventusit është 22 milionë euro, tre milionë më pak se kërkesa e Sassuolos që ishte 25 milionë euro për sulmuesin.

Problemi i vetëm për “Bianconerët” është koha, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt, derisa trajneri Andrea Pirlo dëshiron përforcime në sulm.

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dhe i Romës, Edin Dzeko gjithashtu vëzhgohen nga Juventusi.

LEXO TE PLOTE