LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Ndalohet zhvillimi i seancës plenare

18 Nëntor 2020, 12:38, Politikë CNA
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Ndalohet zhvillimi i seancës

Seanca parlamentare e planifikuar për ditën e nesërme është anuluar si pasojë e masave të reja të publikuara nga Komiteti i ekspertëve pasditen e djeshme. Ndërkohë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka drejtuar një kërkesë Komitetit të ekspertëve lidhur me vijimin e seancave.

Puna në Komisionet Parlamentare vijon online.

Ndër rregullat e reja të prezantuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte dhe ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave.

“Të nderuar kolegë,

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 ?Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura?, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!”, shkruhet në Njoftimin e Kuvendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga