Connect with Us

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Sociale

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Ditën e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm, i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta e mesatare në zonat malore.

Përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të shfaqet mjegulla e mjegullina lokale. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat pritet të jenë në:

zonat malore 1°C deri në 12°C

LEXO EDHE:  Humbja e Koço Devoles/ Sonila Meço prek me dedikimin: Mos u tremb nga gjëmimi mjeshtër

zoant e ulëta 6°C deri në 21°C

zonat bregdetare 8°C deri në 20°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Publikuar

-

Nga

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Në emisionin e radhës “Përse” vjen dëshmia e një gruaje që pas 20 vjetësh në një shtëpi “burg”, siç e cilëson ajo shtëpinë e burrit të saj në një zonë në veri, ia ka dalë të marrë divorcin dhe të jetojë në Tiranë.

Gazetari, Mentor Kikia ka intervistuar gruan në kushte anonimati për arsye sigurie, ku ka treguar gjithë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës me bashkëshortin që e dhunonte.

Frika se burri do kthehej shpejt në shtëpi dhe do e dhunonte apo nëse do ushtronte dhunë ndaj fëmijëve, e ka shoqëruar gjatë 20 viteve të martesës.

Dhuna fizike filloi javën e parë të martesës dhe me shpresën se ai nuk do ushtronte më dhunë pas ardhjes në jetë të djalit ajo ka qëndruar për 10 vjet me të, para se të vendoste të largohej.

“Kam qëndruar me shpresën se do ndryshonte pas lindjes të djalit dhe për mamin, e cila ishte e sëmurë nga zemra dhe nuk doja t’i shkaktoja probleme. Katër muaj pas ndarjes nga jeta të saj u largova nga shtëpia e bashkëshortit”, thotë gruaja e dhunuar.

Por sërish vendosi të kthehej me bashkëshortin, pasi familjarët e saj i thanë që t’i jepte një mundësi të dytë me argumentin se ai nuk do ushtronte më dhunë.

LEXO EDHE:  Si mafia italiane po synon të zhvatë fondin evropian të rimëkëmbjes

Asgjë nuk ndryshoi në 10 vitet e ardhshme, deri kur ajo vendosi t’i dilte për zot vetes.

LEXO EDHE:  “Do përmbysë mediokritetin”/ Ngjela për mbledhjen Shqipëri-Kosovë: Duhet urgjentisht të krijohet…

Divorci ka qenë një mendim konstant në mendjen e saj, por kërcënimet e burrit e detyronin të qëndronte. Ndërsa denoncimi në polici ka munguar sepse gruaja pretendon se policia nuk do i zgjidhte problemin por do e lironte në mbrëmje.

Sipas saj, arsyeja se pse bashkëshorti ushtronte dhunë është rritja në një familje, ku babai zihej me nënën e tij dhe vëllai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Vendimin për t’u divorcuar e kishte marrë, pasi ishte e bindur se edhe djali i saj duke u rritur në atë mjedis të dhunshëm do të bëhej si i ati. Me mbështetjen e njerëzve të afërt ajo kërkoi ndihmë në një qendër në Tiranë me fokus te gratë e dhunuara.

“Mos i duroni burrat e dhunshëm. Unë i dhurova 20 vjet nga jeta ime një njeriu që nuk meritonte asnjë ditë” – bëri thirrje ajo./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër 6 orë pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 29 korrik

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

LEXO EDHE:  Humbja e Koço Devoles/ Sonila Meço prek me dedikimin: Mos u tremb nga gjëmimi mjeshtër

LEXO EDHE:  “Do përmbysë mediokritetin”/ Ngjela për mbledhjen Shqipëri-Kosovë: Duhet urgjentisht të krijohet…

Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vijon rritja e temperaturave/ Ja si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pas mesditës në juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta.

Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Presidenca paralajmëron Ramën: Meta nuk do të tolerojë papërgjegjshmërinë shtetërore

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Presidenca paralajmëron Ramën: Meta nuk do të tolerojë papërgjegjshmërinë shtetërore

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE