Showbizz
Sonila Meço tregon “fatkeqësinë” e përbashkët Delinda Dishën: Ta themi troç

Delinda Disha është një nga aktoret më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit.E ftuar së fundi në emisionin e Sonila Meços, “Tempora”, Delinda ka rrëfyer shumë detaje rreth karrierës së saj si aktore.Gazetarja dhe modertorja Sonila Meço ndër të tjera ka zbuluar të përbashkëtën që ka me aktoren.
Ajo është shprehur që ashtu si ajo punon bashkë me bashkëshortin. Ndër të tjera , duke shtuar se të dyja e dinë mirë se si është të punosh me bashkëshortin Sonila i ka kërkuar ta thotë troç.
Sonila Meço: Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët, le t’ia themi publikut, ne të dyja punojmë me bashkëshortët.
Delinda Disha: Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.
Sonila Meço: Kur të pyesin si është të punosh me burrin, duket sikur e kanë përgjigjen brenda. Dhe kur ti u shfaqesh natyrshëm duke u thënë që shiko se është mbështetje, është i rëndësishëm, sidomos për llojin e profesionit që kemi e të bëhet krah në atë që ti bën, kundërpërgjigjia e tyre është një fytyrë që hmm, ose nuk e kuptoke, qenke shumë naive, ose po më mashtron në këtë moment. Tani ta themi troç se jemi dy, si është të punosh me burrin Delinda?
Delinda Disha: Mrekulli. Unë nuk e ndiej fare që jemi në një vend pune me Eldon. Eldo është kostumograf në Klanifornia, dhe gjatë gjithë kohës jemi në diskutime, në debate, për të mirë të punës. E mira është se jemi që të dy energjikë. Thonë që tipat e njëjtë shtyhen, nuk tërhiqen, por me ne ka ndodhur një kimi tjetër, merremi vesh shumë mirë. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa folur, na mjafton një shikim./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bjondina që ndez meshkujt me format e saj/ Fotot më provokuese të modeles së fitnesit
Charlene Borley është një modele ndërkombëtare fitnesi dhe nutricioniste sportive nga Anglia. Gjatë karrierës së saj në formimin e trupit, Charlene ka qenë pjesë e...

Australianja që çmend me tiparet e saj/ Fotot më magjepsëse të modeles së fitnesit
E lindur dhe e rritur në Australi, Lily Bowman është një blogere fitnesi që magjeps mijëra njerëz me fotot e saj të mrekullueshme. Sidoqoftë, rruga...