LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Ekonomi: Nuk përjashtohet si skenar mbyllja totale e vendit

18 Nëntor 2020, 13:45, Aktualitet CNA
Situata nga Covid/ Ekonomi: Nuk përjashtohet si skenar mbyllja totale e

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, foli për buxhetin e vitit 2021 të miratuar në seancën plenare. Ekonomi tha se projektbuxheti i 2021-shit është orientuar në tri dimensione të mëdha: shëndeti, rindërtimi dhe rimëkëmbja ekonomike.

?Duhet të orientohej drejt tre dimensioneve të mëdha: shëndeti, rindërtimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Me këto tre dimensione filloi dhe planifikimi i këtij projektbuxheti dhe risi është pesha që zë shëndetësia, që kemi një rritje historike me 23%. Sasia e parave që do të vihet në dispozicion është 1.2 miliardë lekë. Një sektor tjetër i rëndësishëm, që u mbështet, është ai infrastrukturës. Një dimension tjetër janë sektorët që i kanë dhënë kontribut ekonomisë gjatë kësaj periudhe. Sektor i rëndësishëm është edhe ai i energjisë, për të cilin pati vëmendje. Edhe për arsimtarët është menduar rritja e pagës me 15%, pra dhe ata përfitojnë nga ky buxhet. Një gjë e rëndësishme në këtë buxhet është edhe fakti që ky buxhet vjen me një pagë minimale, që shkon në 30 mijë lekë të reja për çdo person. Buxheti mori në konsideratë edhe ndihmën që iu dha naftëtarëve, që do të marrin 40 mijë lekë të reja, duke shtuar mbi këtë pagë edhe kontributin, që e merr përsipër qeveria?, tha Ekonomi për ?News24?.

Duke u ndalur te shëndetësia, socialistja shpjegoi vendimin e qeverisë për rimbursimin e barnave të atyre që kurohen në shtëpi nga Covid-19, duke thënë se receta do të jepet nga mjeku i familjes.

?Kjo lidhet me çka ne kemi bërë në këto vite, ku kemi fuqizuar rolin e mjekut të familjes. Ky mjek do të lëshojë recetën për rimbursim, që mund ta marrësh në çdo farmaci në qytetin ku jeton. Kontakti me mjekun e familjes është një gjë e realizueshme. Mjeku i familjes do të nxjerrë një recetë për barnat që do të trajtojë sëmundjen, që i gjen në çdo farmaci. Këto barna duhet të jenë të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Barnat e rimbursueshme do fillojnë të jepen që nga 1 dhjetori i këtij viti. Sot ne kemi katër spitale Covid në dispozicion të qytetarëve, që japin ndihmën në çdo rast?, tha Ekonomi.

Ndërsa për një mbyllje tjetër totale të vendit, ajo u shpreh se nuk përjashtohet si skenar, por momentalisht nuk është skenar implementimi.

?Ideja e mbylljes mund të jetë një skenar, por nuk është skenari që kemi në implementim. Deri tani është mbyllja me orare dhe ato rregullat që duhen zbatuar, si higjiena, distancomi, etj. Por besoj se qeveria në çdo moment është e gatshme për çdo skenar, ndonëse mbyllja nuk është e mirë për ekonominë?, tha ajo./ CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga