Connect with Us

Shpërthen Lionel Mesi: Jam lodhur duke qenë unë gjithmonë problemi i Barcelonës

La Liga

Shpërthen Lionel Mesi: Jam lodhur duke qenë unë gjithmonë problemi i Barcelonës

Publikuar

-

Largimi i Josep Maria Bartomeut nuk ka zgjidhur hallet te Barcelona, përkundrazi. Kaosi në aspektin administrativ dhe atë sportiv vazhdon dhe për çdo gjë, një nga emrat që përmendet në vazhdimësi është ai i Lionel Mesit. Por vetë argjentinasi është mërzitur duke dëgjuar emrin e tij të përmendet për çdo gjë dhe e ka shprehur këtë pakënaqësi të tij.

“Jam mërzitur duke qenë gjithmonë unë problemi i të gjithë Barcelonës”, raportohen të kenë qenë fjalët e Mesit pas kthimit të tij sot në Katalonjë, pasi mbylli ndeshjet me përfaqësuesen e Argjentinës për kualifikueset e Botërorit 2022. Lojtari ka reaguar shumë i zemëruar kur është pyetur nga gazetarët në aeroport, të cilët e ngacmuan për deklaratën e menaxherit të Antuan Grizman.

Ai kishte deklaruar pak ditë më parë se problemi i Barcelonës ishte Mesi, pasi ai kontrollonte gjithçka te katalanasit. Deklarata të cilat duket se do të sjellin edhe më shumë telashe në radhët e Barcelonës, pasi Mesi duket qartësisht se është i bezdisur nga ato.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Boateng: Messi më bëri të mendoj tërheqjen nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng, përcjell lajmi.net.

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi bëhet gati për çmendurinë e merkatos, ofertë e majme Haland

Publikuar

-

Nga

Sipas shtypit spanjoll Real Madrid e ka kartën e duhur për të mbërritur tek bomberi i Dortmundit Erling Haland.

Madrilenët e kanë bërë ofertën e tyre të parë, ku kanë ofruar 70 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit serb 22-vjeçar Luka Joviç.

Klubi ʺmerenguesʺ janë gati të bëjnë çmenduria për bomberin norvegjez i cili po shkëlqen me verdhezinjtë duke kaluar momentin më të mirë në karrierë.

Haland deri më tani me Borusian e Dortmundit ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet 11 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën plot 14 herë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona në krizë, e mposht Atletico Madridi

Publikuar

-

Nga

Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Barcelonës. “Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Wanda Metripolitano”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në vendin e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pike.

LEXO TE PLOTE