LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama i besoi testimin ish kunatës”/ Berisha tregon çfarë ndodh me përgjigjet e tamponëve

18 Nëntor 2020, 11:18, Politikë CNA
"Rama i besoi testimin ish kunatës”/ Berisha tregon

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e situatës ndaj Covid.

Sipas Berishës, pandemia u shfrytëzua pasi maskat u blenë me çmim dy herë më të lartë dhe tenderat i organizonte ministjra e Shëndetësisë.

Ish kryeministri u shpreh se Rama ka nën kontroll cdo test dhe zgjedh ai se kujt do i deklarohet e kujt jo.

?Edi Rama si manjak kontrollon çdo test, kujt do i deklarohet e kujt jo. Janë më dhjetëra raste që nuk marrin përgjigje pa kaluar 10 dite. Për 6 muaj me radhë u përqëndrua testimi vetëm në duart e ish kunatës, motrës së Delina Ficos, e cila nuk është epidemiologe, por i është besuar drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik?, u shpreh Berisha në një intervistë për Abc News./CNA.al

Lajmet e fundit nga