LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Paratë shkojnë për inceneratorët dhe PPP”/ Zhupa akuza qeverisë: Asnjë shkollë nuk është rikonstruktuar

18 Nëntor 2020, 09:38, Aktualitet CNA
“Paratë shkojnë për inceneratorët dhe PPP”/

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj sa i takon rikonstruktimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa, ishte sot në shkollën ?Shyqyri Peza? në Kombinat, ku aktualisht mësimi kryehet me 4 turne.

Nga aty, Zhupa tha se jo vetëm nuk ka rikonstruktuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti, por gjatë të gjithë viteve të qeverisë nuk ndërtuan asnjë shkollë të re për të zgjidhur problemin e mbingarkesës në shkolla.

?Ndërsa paratë tona shkojnë për inceneratorë dhe PPP nxënësit janë të braktisur në mëshirë të fatit. Ndërkohë që Veliaj bën konferiencierin e tallavave në televizionin me kaseta të përgatitura nxënësit e Tiranës nuk kanë kushte të cilat i meritojnë.?

?Ata kanë menduar që paratë ti çojnë paratë atje ku mund ti marrin bashkë me grupin  e strukturuar kriminal që kanë ngritur për të vjedhur taksat e shqiptarëve.

Nëse do të kishin menduar për shqiptarët duhet të kishin ndërtuar shkollat e prishura nga tërmeti porn ë këto 7 vjet duhet të kishin ndërtuar shkolla të reja për nxënësit e Tiranës që gjithë kohën kanë vuajtur nga mbingarkesa, tha Ina Zhupa.

PD thotë se masat janë të pamundura të merren në kushtet kur mungon vullneti politike prandaj është i domosdoshëm ndryshimi i kësaj qeverie. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga