Connect with Us

“Një lajm i mirë”/ Artan Fuga: Do dal vullnetar për të bërë analizën anti-Covid

Aktualitet

“Një lajm i mirë”/ Artan Fuga: Do dal vullnetar për të bërë analizën anti-Covid

Publikuar

-

Nga Artan Fuga/ E rëndësishme është ajo që nuk tha Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë!

Akademiku Artan Fuga ka dhënë një lajm të mirë, duke informuar se në Gjermani ka nisur informimi i popullsisë se do të nisë vaksinimi kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social, Fuga shkruan se këtë lajm e ka nga burimet e tij të besueshme se do të vaksinohen rreth 80 mijë persona në ditë.

Më tej akademiku zbulon se kur vaksina për COVID-19 të vijë në Shqipëri do të dalë vullnetar për ta bërë teksa ata që kanë frikë se mos i injektojnë 5G atëhere le të hapin krahun.

Artan Fuga është një prej shqiptarëve që kaloi COVID-19 duke e mposhtur atë teksa edhe pse tashmë ka fituar imunitet thekson se vaksinën do e bëjë gjithsesi.

“Një lajm i mirë. Burimet të miat, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19.

Po sipas këtyre burimeve shumë të besueshme, thuhet se do të vaksinohet popullsia me transha prej 80 mijë vetësh në ditë. Duke përfshirë edhe ata që kanë tashmë një lloj imuniteti… si puna ime .

Eshtë fillimi i fundit të këtij kalvari, shpresohet!

LEXO EDHE:  Intervista/ Artan Fuga: Ne nuk mund të shpikim një model drejtësie ‘allashqiptar’

Sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitem vullnetar për ta bërë vaksinën! Kush ka frikë se mos me anë të saj i injektojnë 5 G, le të hapi krahun! Unë nuk kam frikë sepse 5 G ma kanë injektuar me vaksinën kundër gripit sezonal.

Madje uroj ta kem 5 G e fortë sepse me këtë lidhje Interneti që kam në shtëpi, ndonëse e paguaj sa qimet e kokës, lidhja Internet më vjen me shkëputje, dhe kur shoh rregjistrimet me imazh më duket sikur jam duke ritransmetuar me ngadalësi ndonjë skenë goli në stadium. Dua dy orë të hap gojën. Hëpërhë nuk po e bëj publike logon e firmës ku jam klient sepse ende kam besim se do të japin cilësinë e shërbimit kundrejt pagesës!

Duan një vaksinë me 5 G! Hajde delir hajde! Gjithsesi nga Gjermania na vjen lajm i mirë, nga poshtë, mbetet për ta verifikuar! Edhe pak durim, kurajo, pa frikë”, shkruan Fuga. /CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: “More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Publikuar

-

Nga

Çuçi ministër i Brendshëm/ Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Top Channel, lidhur me programin që ka transmetuar mbrëmjen e sotme.

Hoxha është tallur me emisionin “Përputhen” ku njihen të rinjtë, pasi është publikuar një video ku dy prej konkurentëve zihen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se qytetarët janë duke pritur Top Channel që të publikojë përgjime për Ndraghetën, ndërsa televizioni ka publikuar sherrin e “Përputhen”.

LEXO EDHE:  I infektuar prej disa ditësh me Covid/ Altin Goxhaj i nënshtrohet testit të dytë, avokati ndan përgjigjen

LEXO EDHE:  Nga Artan Fufa/ Covid19 dhe filozofia

More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Mileti pret ndonjë përgjim për Ndraghetën, ata i shfaqin video-boksin e Përputhen….

Pikë e zezë, thuaj…

Meqënëse këtë javë, produksioni nuk ka sajuar dot ndonjë ndeshje boksi, do japim ritransmetim videon e boksit, të javës së kaluar.

Ububuja…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fufa/ Covid19 dhe filozofia

LEXO EDHE:  “Më të mirët në dynja”/ Tritan Shehu bën reagimin e pik dhe tallet keq me Ramën

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Shtimi i rasteve me Covid-19/ Brataj: Përqafimi dhe puthja më të rrezikshmet

LEXO EDHE:  Intervista/ Artan Fuga: Ne nuk mund të shpikim një model drejtësie ‘allashqiptar’

 

 

 

LEXO TE PLOTE