LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos përhapni panik”/ Mjekja nga Australia: Vetëm 14% e të infektuarve e kalojnë me probleme

18 Nëntor 2020, 08:10, Sociale CNA
“Mos përhapni panik”/ Mjekja nga Australia: Vetëm 14% e

Gjatë javëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka pësuar një rritje të madhe.

Gjithashtu në një lidhje me skype për Abc Neës, doktoresha Miranda Shehu Xhilaga nga Australia ka deklaruar se qytetarët duhet të tregohen më optimistë, pasi vetëm 14% e të infektuarve kalojnë në gjendje të hospitalizuar, ndërsa pjesa tjetër e kalojnë covidin lehtë.

?Ka 60 ditë që nuk kemi asnjë infeksion, asnjë vdekje në Australi. Tani jemi në pranverë. Teoria se virusi largohet me rritjen e temperaturave, ka rënë plotësisht. Pasi thuhet se temperaturat nuk influencojnë. Jemi në një situatë ku maskat nuk do të hiqen derisa të zhduket virusi. Një arsye shumë e rëndësishëm pse nuk duhet të ketë panik dhe ankth është se vetëm 14% e njerëzve e kalojnë me probleme, ndërsa të tjerët e kalojnë në gjendje të lehtë. Vetëm 14% paraqiten me sindromën pleumonare, të tjerët nuk do të shtrohen në spital?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga