Connect with Us

Manastirliu: Pediatria e re do të shërbejë edhe për trajtimin e pacientëve të vegjël me COVID

Sociale

Manastirliu: Pediatria e re do të shërbejë edhe për trajtimin e pacientëve të vegjël me COVID

Publikuar

-

Manastirliu: Pediatria e re do të shërbejë edhe për trajtimin e pacientëve të vegjël me COVID

Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inaguruar pediatrinë e re të spitalit rajonal Durrës, një investim i qeverisë shqiptare që siguron standarde europiane në spitalin e fëmijëve të këtij qyteti.

“Është një spital që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët dhe kushte shumë të mira për personelin. Është një ndër spitalet më të mira pediatrike që kemi. Ka një kapacitet prej 90 shtretërish. Është menduar për çdo detaj, të ketë elementët e urgjencës dhe të sigurisë. Çdo detaj është bërë që t’i rezistojë kohës dhe të jetë funksional”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në spitalin e ri pediatrik në Durrës.

Duke i’u referuar situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid19, Manastirliu tha se pediatria e Durrësit do të mbështesë pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në rast se do të ketë shtim të rasteve të fëmijëve të prekur me Covid19.

“Duke qenë se QSUT po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë dhe nëse atje do të këtë shtimë të rasteve me Covid19 apo rritje të numrave, është menduar që pediatria e Durrësit të jetë në mbështetje të QSUT, pra të jetë back-up i tij. Për rastet me Covid kemi ambient të dedikuar dhe dhoma izolimi të posatçme”, bëri të ditur Manastirliu.

LEXO EDHE:  PD “ngul këmbë”/ Të shtohen testet, e vetmja rrugë që sjell normalitetin

Pediatria e spitalit rajonal Durrës është investim i qeverisë shqiptare me vlerë 2.2 milionë euro, në infrastrukturë dhe aparatura të reja mjekësore. Me një kapacitetet 90 shtretër, Pediatria e re me infrastrukturë si dhe pajisjet biomjekësore të një teknologjie të lartë do të ofrojë një standard të ri të kujdesit shëndetësor, duke garantuar cilësi dhe siguri për shëndetin e pacientëve të vegjël.

Spitali i Durrësit, bashkë me 4 spitale të tjera, është në skenarin e parë të përfshirjes së spitaleve rajonale në përballimin e situatës së COVID19, nëse ezaurohen kapacitetet në 4 spitalet COVID në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Asnjë i shtruar në 24-orët e fundit”/ Tritan Kalo: Dalja prej tunelit po afrohet shpejt

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë shtrim në spital me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se nuk është momenti për të hapur shampanjat por duhet ruajtur ende vigjilenca.

Mjeku shprehet besimplotë se fundi i tunelit të pandemisë po afrohet më shpejtë.

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!…
Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

LEXO EDHE:  “Një surprizë mjaft inkurajuese”/ Tritan Kalo publikon videon: Me siguri që do t’ia dalim mbanë

LEXO EDHE:  Këlliçi denoncon “krimin” në Durrës/ “Dhjetëra biznese gjobiten me mbi 10 milionë lekë”

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira / Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

LEXO EDHE:  Video-I dënuar me 18 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari

LEXO EDHE:  “Një surprizë mjaft inkurajuese”/ Tritan Kalo publikon videon: Me siguri që do t’ia dalim mbanë

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Më pas mot i kthjellët./CNA.al

LEXO TE PLOTE