LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve

18 Nëntor 2020, 12:36, Politikë CNA
Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve

Mesa duket Lulzim Basha ka vendosur që listën e kandidatëve për deputet ta spostojë përtej dhjetorit.

Burime zyrtare për CNA.al raportuan se në janar do të ishte data e shpalljes së listave dhe drejtuesve në qaqre, kjo për faktin se Basha pret me justifikimin e tij përgjigjen e Venecias pas ankesës së bërë nga presidenti i Republikës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ky është justifikimi që Lulzim Basha tashmë jep brenda stafit të tij për shpalljen e listës të drejtuesve të qarqeve të PD.

CNA.al ka mësuar gjithashtu se Luli po i shkartis listat, i përmbys, i krijon i ndërton dhe çmonton vazhdimisht dhe emra të ndryshëm dhe me problematika që i lindën pas votimeve që bëri në shumë degë. Megjithëse ishte një procedurë e manipuluar, një votim skandaloz, një mashtrim publik me falsifikim rezultatesh nga Shkodra në Vlorë, në Korçë apo Tiranë, Lulzim Basha po përpiqet që të lexojë nëpërmjet votës apo të vërtetës që qendron në këto manipulime. Ai tashmë ka vendosur të mos ketë në krye të listës në Korçë, Dritan Shanon, një emër që pritej të ishte drejtues i këtij qarku pasi u refuzua masivisht nga votat.

Emra të tjerë, megjithëse janë votuar kudër, kanë marrë detyra dhe kanë filluar të punojnë, siç është rasti i Bujar Leskajt në Vlorë i cili edhe pse nuk është shpallur tashmë ka filluar të punojë fort në këtë qark. Nga ana tjetër, disa emra të tjerë po përpiqen që të marrin detyrat e tyre për të shkuar dhe për të punuar në qarqet përkatëse, por Basha ende nuk e ka shpallur zyrtarisht.

Disa prej tyre janë çuar dhe udhëzohen që të shkojnë të mbledhin struktura apo të vazhojnë të pretendojnë që do të jenë drejtues të këtyre qarqve. Shumë emra janë përfolur si Flamur Noka në Elbasan apo Edmond Spaho i cili pretendon të shkojnë në Durrës, Edi Paloka ndoshta në Shkodër apo Durrës, vetë ish kryeministri Berisha i cili sërish pritet të jetë surprizë ndoshta në Shkodër apo Durrës, dhe shumë emra të tjerë të cilët janë duke pritur shpalljen e listës nga Lulzim Basha pas vendimit të Komisionit të Venecias.

Pra, për të shpallur listën zyrtare të drejtuesve të PD në qarqe, 12 emrat kryesues të listës do të duhet të presim shpalljen e mendimit të Komisionit të Venecias pas kërkesave dhe pyetjeve që ka dërguar presidenti Ilir Meta. Ky është çelsi apo afati i fundit që Basha jep për shpalljen e tyre megjithëse më parë deklaronte se shpallja do të bëhej në janar.

Tashmë është afruar disa ditë duke u pretenduar se do të jetë fundi i dhjetorit. Gjithësesi Luli shtyn ditët, gënjen sa më shumë deputetë nga ata aktualë dhe drejtues aktualë, thjesht dhe vetëm për të fituar kohën për t?i dhënë një konfigurim final një liste e cila pritet pas asnjë diskutim që të ketë debate dhe përplasje të forta./CNA.al

Lajmet e fundit nga