Connect with Us

Ligjet rrëzuan dekretin për “Gjendjen Civile”/ Presidenca: Askush s’do mundet të prekë votën e lirë

Politikë

Ligjet rrëzuan dekretin për “Gjendjen Civile”/ Presidenca: Askush s’do mundet të prekë votën e lirë

Publikuar

-

Dëshmoi kundër Metës/ Presidenca kërkon izolimin e menjëhershëm të gazetarit

Presidenca ka reaguar pas rrëzimit që Komisioni i Ligjeve i bëri dekretit të Presidentit për Gjendjen Civile.

Përmes një statusi në rrjetet sociale zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka shkruar se Komisioni i Ligjeve nuk donte të humbiste asnjë minutë kohë për të përmbushur qëllimin e Rilindjes për deformimin e listave të Zgjedhësve dhe shtrembërimin e votës së lirë.

Blushi sqaron se ligji që Meta ktheu për shqyrtim nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit, të cilët nuk deklarojnë banesën, por synon të krijojë hapësirë për deformimin në çdo kohë të listave të zgjedhësve dhe shpërndarjes së mandateve në çdo Qark.

Më tej Blushi shkruan se ky është qëndrim vijues i Kuvendit njëpartiak, veçanërisht pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve në Kushtetutë në 30 korrik dhe Kodin Zgjedhor në 5 tetor

U duk qartë që Komisioni i Ligjeve nuk donte të humbiste asnjë minutë kohë për të përmbushur qëllimin politik të Rilindjes për deformimin e listave të zgjedhësve dhe shtrembërimin e votës së lirë.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka shqyrtuar sot Dekretin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, nr.11812, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 130/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, ‘Për gjendjen civile’, të ndryshuar””.

Komisioni i Ligjeve ka kohë, që shfaq shenja të humbjes së qetësisë dhe durimit, ndërsa sot nën presionin politik, humbi dhe grimcat e fundit të etikës dhe profesionalizmit, që duhet të tregojë, kur me votat e tij cakton ligjet e këtij vendi.

U duk qartë që Komisioni i Ligjeve nuk donte të humbiste asnjë minutë kohë për të përmbushur qëllimin politik të Rilindjes për deformimin e listave të zgjedhësve dhe shtrembërimin e votës së lirë.

Ligji, që Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit, të cilët nuk deklarojnë banesën, por synon të krijojë hapësirë për deformimin në çdo kohë të listave të zgjedhësve dhe shpërndarjes së mandateve në çdo Qark.

Presidenti Meta, përmes Dekretit të Tij, i rekomandoi Kuvendit të falte të gjitha gjobat e gjeneruara nga mosdeklarimi në kohë i vendbanimit të ndryshuar, duke ruajtur njëkohësisht qëndrueshmërinë e ligjit dhe detyrimin e qytetarëve për të deklaruar çdo ndryshim në kohë.

Por ky rekomandim, i njëjtë me zgjidhje të ngjashme që vetë Qeveria dhe Kuvendi kanë ndërmarrë në fusha të tjera, u hodh poshtë, dhe Komisioni për Çështjet Ligjore nxitoi aq shumë, sa u hoqi të drejtën e fjalës përfaqësuesve të Presidentit të Republikës në dhënien e argumenteve ligjore të kërkuara dhe të vëna në dyshim nga relatorja e ligjit, deputetja Vasilika Hysi.

Ky është qëndrim vijues i Kuvendit njëpartiak, veçanërisht pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve në Kushtetutë në 30 korrik dhe Kodin Zgjedhor në 5 tetor.

Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit njëpartiak të reflektojnë në seancë plenare dhe të mos pranojnë cenimin e së drejtës së votës të qytetarëve, por të miratojnë Dekretin.

I ftojmë edhe njëherë deputetët e Kuvendit njëpartiak, të cilët mund të mos jenë njohur me Dekretin e

Presidentit, të lexojnë me shumë kujdes arsyet legjitime që ka ngritur Presidenti i Republikës për kthimin e ligjit.

Garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se, pavarësisht manovrave të fëlliqura politike, askush nuk do mundet dot të prekë votën e lirë në referendumin e 25 prillit 2021 dhe se kushdo, i cili do marrë guximin të ndërmarrë një marrëzi të tillë, do marrë një përgjigje të menjëhershme dhe më shembullore të mundshme, që as në ëndrrën e tij më të keqe, nuk e ka parë’, shkruan Blushi në Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës, pak para zgjedhjeve

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë  me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.

Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.

“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !

– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?

– I them: ” une jam i deklaruar”.

–  Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”

– I them : ” po pse ” ? 🤣

– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,

dy palet qe ishin ne  lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohohet me veten, por do te bej shume si veten.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Publikuar

-

Nga

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, teksa na ndajnë vetëm pak orë para zgjedhjeve brenda partisë.

Pasi denoncoi më herët se nuk i është vënë në dispozicion lista e anëtarëve të partisë, ka bërë një rezyme të gjithë takimeve me antarësinë gjatë këtyre diteve, ku falenderon demokratet.

Gjithashtu Harxhi, vë në dukje faktin se si Basha bëri thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm, ndërsa fshehu listat e anëtarëve dhe u mundua të manipulojë procesin.

Përshtypje nga takimet me antarësinë e Partisë Demokratike

Të nderuar miq anëtarë, qëndrestarë dhe themelues të Partisë Demokratike,

Që në fillim të kësaj përshendetje dua t’ju drejtohem duke ju shprehur falenderimin tim të madh e të përzemërt për kohën, respektin, dashamirësinë dhe mbështetjen që më dhatë gjatë kësaj përpjekjeje të përbashkët për Partinë Demokratike, për njëri tjetrin, për brezat dhe për vendin tonë.

Edhe pse koha ishte e pamjaftueshme për të takuar sa më shumë nga miqtë e bashkëudhëtarët e mij, qëndrestarët dhe të rinjtë e partisë tonë të madhe, në një nga fushatat më të shkurtra për drejtuesin e partisë në historinë e një partie perëndimore dhe njëkohësisht antarë të familjes së Partisë Popullore Europiane, është gjithmonë kënaqësi e krenari e veçantë të kesh mundësinë të qëndrosh përkrash jush, siç kemi qënë bashkë, që prej ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e Partisë Demokratike, m’u dha mundësia të ndjej energjinë më të mirë, të dëgjoj mendimet dhe vërejtjet tuaja, të bëj reflektimet për atë që ka ndodhur me ne dhe me partinë tonë. Njëherazi kam ndjerë dhe gjithë përkushtimin për të çuar përpara projektin tonë, për të rikthyer organizatën tonë politike në një instrument demokratik e moral, në funskion të qeverisjes më të mirë të vendit.

Kudo ku pata mundësinë dhe fatin të vij për të bashkëbiseduar me ju, kam pohuar se megjithë kushtet aspak të barabarta në garë midis kryetarit në detyrë të PD dhe garuesve të tjerë, vendosa të marr pjesë në garë, për të treguar se pavarësisht gjëndjes ku ndodhet sot partia, kjo parti që lindi nga një ide e madhe si liria, ende nuk është mpakur nga humbjet e shumta të drejtuesve të saj të tanishëm. Vendosa me vetëdije të futem në këtë garë të pabarabartë edhe për t’i treguar njëri tjetrit, se demokracia nuk është vetëm cilesori i partisë tonë, por gjithashtu dhe shpirti i saj.

Pavarësisht ndjenjës të dëshperimit, të cilën askush prej nesh nuk e fsheh dot, pavarësisht zhgënjimit për mospërmbysjen e regjimit më të papërgjegjshëm që ka qeverisur ndonjë herë vendin tonë, të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët; atë për t’u kthyer sa më parë në alternativën qeverisëse të vendit.

Përqasjet për ringritjen e domosdoshme të partisë tonë mund të jenë të ndryshme, por padyshim secila prej tyre duhet të nisë nga demokratizimi i partisë, modernizimi dhe moralizimi i saj. Ndërkohë të gjithë, me keqardhje, bashkëndajmë bindjen se procesi nga i cili duhet të fillojë ringritja, nuk mund të bëhet duke afruar datën, duke keqinformuar apo mos informuar strukturat e partisë, duke hermetizuar dhe manipuluar procesin, duke fshehur listat te antarëve dhe duke bërë thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm nga kryetari në detyrë.

Unë gjatë këtyre ditëve pata nderin të ndaja me të gjithë ju një projekt, nëpërmjet së cilit mund të përballojmë, të gjithë bashkë, këtë gjëndje të vështirë, në të cilën ndodhet familja jonë politike.

Është një projekt në të cilin do të përfshihen, të vleresuar dhe të angazhuar, të gjitha grupimet që përbëjnë të djathtën tradicionale shqiptare, të përndjekurit, ose familjarë të tyre; pronarët e ligjshëm, njërëzit e shkolluar, profesionistë të lirë, të rinjtë, etj. Ky është një projekt, i cili ka në thelbin e vet demokratizimin e partisë, përfaqësimin, meritokracinë dhe mirënjohjen ndaj të shkuarës tonë, që, më së shumti, na bën krenare të gjithëve. Është një projekt i cili 13 qershorin nuk e ka datë përmbyllëse, por datë të fillimit të madh për të gjithë ne.

Unë do të jem me ju deri në mundësimin e ëndrrës tonë të përbashkët, atë që na shoqëron që nga themelimi i Partisë Demokratike: T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE