LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi i Brojës nga grumbullimi, ja si gënjehet Edi Reja “live” në konferencë

18 Nëntor 2020, 14:01, Sport CNA
Largimi i Brojës nga grumbullimi, ja si gënjehet Edi Reja

Dje në konferencë, trajneri Edi Reja është pyetur pse është larguar nga grumbullimi Armando Broja. Fillimisht, me të drejtë trajneri ka buzëqeshur me ironi dhe ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve që të jenë më të vëmendshëm me njoftimet.

Por pse e gjithë kjo? Thjesht sepse Edi Reja gënjehet nga stafi i FSHF-së. Trajneri, pasi tha në konferencë që Broja ishte i detyruar të largohej, pyeti zëdhënësin e federatës nëse ishte bërë apo jo njoftimi për dëmtimin e tij dhe ai ia konfirmon që po ka pasur një lajmërim të tillë.

Po ku? Në cilën mënyrë media dhe opinioni sportiv është njoftuar për dëmtimin e sulmuesit që po kalon formë të shkëlqyer në Holandë me Viteshen. Në asnjë! Askund! Ka vetëm një njoftim për dëmtimin e Vrionit dhe mungesës së Trashit. S?ka asnjë njoftim tjetër dhe Reja thjeshtë u gënjye?

Lajmet e fundit nga