LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi "zapton" institucionet/ 4 të infektuar në burgun e Beratit, raste dhe në spitalin rajonal

18 Nëntor 2020, 14:51, Aktualitet CNA
Koronavirusi "zapton" institucionet/ 4 të infektuar në

Ditën e sotme janë regjistruar 4 të infektuar në burgun Beratit. Mësohet se është infektuar një gardian, një operator shërbimi, një kuzhinier dhe një inspektor.

Bëhet me dije se infektimet nga koronavirusi janë përhapur dhe në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm në Repartin e Karantinës Covid-19 rezultojnë pozitive me Covid-19 një mjeke infeksioniste dhe një infermiere. Ndërkohë që sot janë konfirmuar pozitive edhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.2 në Berat.

Raste pozitive janë konfirmuar edhe në gjykatën e Beratit. Bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit dy punonjëse administratë dhe një prokuror.

Situata nga koronavirusi paraqitet mjaft shqetësuese në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar qindra raste me koronavirus./CNA.al

Lajmet e fundit nga