LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

18 Nëntor 2020, 21:55, Politikë CNA
Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që

Ish-deputeti Gazmend Oketa, ka folur për situatën politike në vend dhe për rikthimin e tij në skenën e politikës shqiptare.

Oketa deklaroi se vendi ka nevojë për rotacion politik, ndërsa kërkoi që PD të grumbullojë rreth vetes energji dhe forcë.

Gjithashtu ish-deputeti kërkoi në Ora News që PD të kthejë në gjirin e tij demokratët e larguar nga kryetari Lulzim Basha, por nuk preferoi të flasë me emra.

?Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga