Sport
FOTO/ Përshëndetja emocionuese e Kobina, quan Halilin… babi

Uinful Kobinah nga mbrëmja e djeshme nuk është më një futbollist i Tiranës. Sulmuesi anësor firmosi me Kleopatrën në Egjipt, teksa ishte në vitin e fundit të kontratës me bardheblutë. Megjithatë, kujtimet e futbollistit nga kryeqytetasit kanë qenë shumë të mira dhe në fjalën e lamtumirës, Kobinah ka emocionuar duke theksuar se ëndërron të rikthehet sërish te Tirana për të mbyllur karrierën, ndërsa falenderon presidentin Halili, të cilin e quan “babi”.
“Sot firmosa një marrëveshje shumë të rëndësishme për karrierën time. Po gjej momentin të njoftoj largimin tim nga Tirana, një skuadër që më ka dhënë shumë. Shtëpia ime diku larg shtëpisë sime të vërtetë. Edhe nga presioni i ndjerë së fundmi, vendosa të largohesha dhe të rritesha profesionalisht diku tjetër. Do t’i jem përherë mirënjohës Tiranës dhe stafit për të vendosur mirëqënien time të parën dhe i falenderoj për kujtimet nga sezoni i kaluar.
Kjo nuk është një lamtumirë, shpresoj të rikthehem dhe të mbyll karrierën këtu. Deri atëherë shumë dashuri për fansat e mi bardheblu. Gjithashtu për Goldin, Edi,Ina dhe të gjithë njerëzit specialë në Tiranë. Një vlerësim të madh për presidentin Halili, fjalët nuk mund të përshkruajnë dashurinë që kam për ty Babi.
Zoti ju bekoftë, ishim një familje e madhe e lumtur. Deri herën tjetër… Identiteti Tirona. Forza Tirona”, ishin fjalët përshëndetëse nga ana e Kobina.
Lajme të Rekomanduara:

Gledi Mici drejt rikthimit në Superiore, ja te cili ekip
Ilir Daja e dëshiron së tepërmi një ribashkim me Gledi Micin. Në kohën kur ishin së bashku pjesë e Skënderbeut arritën suksese të shumta në...

Ish-futbollisti i Skënderbeut bashkohet me Partizanin
Lojtarët që kishte planifikuar t’i merrte në fillim të sezonit, Partizani B i ka afruar tani. Dy prej tyre janë rikthyer edhe në stërvitje prej...