Blog
Eksperti britanik: Efektet anësore të vaksinës Covid, mund të shfaqen brenda 2-3 muajve

Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e kanë kapërcyer shifrën55 milionë, shkencëtarët kanë punuar gjatë gjithë kohës për të zhvilluar vaksinë kundër Covid-19. Disa vaksina pritet të miratohen në Britaninë e Madhe brenda disa javësh, përfshirë atë të kompanisë Pfizer, që kohët e fundit u zbulua të ishte 90 për qind efektive.
Tani, Sër Xhon Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, dhe një anëtar i task-forcës së qeverisë për vaksinat, ka zbuluar se çdo efekt anësor i vaksinës duhet të shfaqet brenda 2-3 muajve nga vaksinimi.
Duke folur për programin “Today” në BBC Radio 4, ai tha:”Njeriu shqetësohet gjithmonë për efektet anësore të vaksinave. Nëse ktheheni pas në kohë në historinë e vaksinave, shumica e efekteve anësore që kanë ndodhur nga vaksinat janë mjaft të dukshme brenda 2-3 muajve të parë.
“Sindroma Guillain-Barre që u shfaq me një nga vaksinat e gripit, dhe disa probleme me narkolepsinë që ndodhën sërish me vaksinë tjetër të gripit, u bënë të dukshme brenda dy muajsh. Unë dyshoj që ne do të punojmë shumë shpejt për çdo problem që do të shfaqet nga efektet anësore”- thotë ai.
Bell thotë se prodhuesit e vaksinave, për aq sa kanë pasur mundësi, kanë qenë mjaft të kujdesshëm për të menduar mbi sigurinë gjatë testeve të tyre. “Dhe të gjitha kompanitë po kërkojnë një periudhë kohore për të dorëzuar aplikacionet e tyre për regjistrimin e vaksinës, pasi po merr shumë kohë siguria e vaksinës. Ti nuk mund të jesh asnjëherë i vetëkënaqur mbi sigurinë e një vaksine, por unë mendoj se shumë prej përpjekjeve në këtë drejtim po vazhdojnë edhe në këto momente që flasim”– shtoi eksperti.
Sër Bell tha se do të befasohej nëse vaksinat anti-Covid “nuk do të zvogëlonin ndjeshëm shkallën e transmetimit të sëmundjes. Ai tha:“Të qenit në gjendje për të ndalur transmetimin e viruseve, është padyshim një tipar i rëndësishëm i vaksinave. I vetmi studim që unë e di se po testohen seriozisht efektet anësore tek njerëzit e përfshirë në testim, është ai i Oksford/AstraZeneca, dhe ne shpresojmë të kemi të dhëna të mira deri në Krishtlindje”.
Bell thotë se prej tyre do të kuptohet se çfarë ndikimi mund të ketë vaksina tek transmetimet. “Do të befasohesha shumë nëse këto vaksina nuk do ta ulnin ndjeshëm transmetimin e virusit. Ato nuk mund të eleminojnë plotësisht aftësinë për shumimin e virusin në hundën tuaj, ndaj mund të ekzistojë ende një rrezik i transmetimit, në një nivel të ulët, por padyshim që kjo është diçka që ne duhet të studiojmë”- deklaron ai.
Nëse vaksina e Oxford/AstraZeneca funksionon, ajo do të prodhohet në 3.5 miliardë doza. “Ka pasur përgatitje për të prodhuar vaksinën në sa më shumë doza, si dhe për infrastrukturën që do të na duhet për të bërë shpërndarjen e saj nëpër botë”- tha Bell, duke shtuar se lajmet mbi të dhënat përfundimtare të kësaj vaksine do të vijnë shumë shpejt./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.mirror.co.uk/science/covid-vaccine-side-effects-should-23022516
Lajme të Rekomanduara:

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet...

Bazil Zaharof, “tregtari” i vdekjes që u bë njeriu më i pasur i Evropës
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaharof, nuk do të thotë asgjë. Megjithatë, ky person la gjurmë në histori me veprimet e...