LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buzëqesh Skënderbeu, rikthehet një titullar para ndeshjes me Bylisin

18 Nëntor 2020, 14:02, Sport CNA
Buzëqesh Skënderbeu, rikthehet një titullar para ndeshjes me

Rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun. Mbrojtësi i majtë, Drin Govori, është riaftësuar tashmë pas dëmtimit që pësoi në javën e parë ndaj Teutës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ahmataj në transfertën e Ballshit.

Kosovari e nisi si titullar karrierën me bardhekuqtë, ndërsa pas dëmtimit të tij, në krahun e majtë të mbrojtjes ka luajtur korçari Kosta Vangjeli.

Ndërkohë, mungesa të konfirmuara në ndeshjen e së shtunës janë qendërmbrojtësi Mërgim Shala dhe mesfushori Randy Xhunfo.

Lajmet e fundit nga