Politikë
Basha me kandidat surprizë në Korçë/ Zbulohet emri i pedagogut që mund të kryesojë listën e demokratëve

Lulzim Basha nxjer një emer surprizë per Korçën. Një emër jo i panjohur për opinion publik, është aktualisht një nga drejtuesit e univeristetit të Korçës, ai quhet Lorenc Ikonomi, një figurë që ka pretenduar të jetë rektor, ka garuar për drejtimin e Universitetit të Korçës, gjithashtu ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve politike sa herë me PD dhe sa herë me PS. Me një profil majtas, ai pritet te drejtojë të djathtët, raporton CNA.al.
Në fillimet e marrjes së PS në drejtim nga Niko Peleshi, Lorenc Ikonomi ka qenë në krah të tij, ndërsa tani po ndodh surpriza. Lulzim Basha pritet që ta propozojë Lorenc Ikonomin si një nga emrat për drejtues të qarkut të Korçës.
Pas përplasjeve në degë midis Andrea Manos, Dritan Shanos dhe Ervin Salianjit duket se Lulzim Basha po kërkon të ndryshojë diçka.
Vota masive kundër Dritan Shanos në degën e Korçës, por edhe manipulimet e Salianjit në Maliq, përplasjet me të dhe heqja e këtij të fundit nga lista nga Komisioni “Ruli-Nishani” por edhe vetë përpalsjet e Andrea Manos, kreut të dorëhequr të degës me këta personazhe ka bërë që Lulzim Basha të mendojë një emër tjetër mbi palët.
Së fundmi, Lorenc Ikonomi është ai që pretendohet nga Lulzim Basha si një emër që mund të bëjë diçka për Korçën, por në këtë listë janë edhe shumë emra të tjerë për të drejtuar këtë qark, përfshi këtu nënkryetarin e PD, Edmond Spaho, por edhe emra të tjerë të cilët pretendojnë se mund të drejtojnë këtë qark dhe të marrin frenat e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...