Connect with Us

Avokati “vë me shpatulla pas muri” Bashën/ Dil dhe sqaro publikun

Politikë

Avokati “vë me shpatulla pas muri” Bashën/ Dil dhe sqaro publikun

Publikuar

-

Si votoi “Fiks Fare”/ Detajet që skandalizuan Lulzim Bashën dhe “kamikazët” e tij

Avokati Plarent Ndreca, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për masakrën e Krushës së Madhe.

Ndreca tha se nuk beson që kryetari i opozitës të ketë qenë agjent anti-shqiptar, por i kërkoi llogari Bashës për faktin se nuk po i përgjigjet fakteve që e përfshijnë në këtë ngjarje.

“Ajo që unë kam parë nga mediat kryesisht janë akuzat që u ripërsëritën nga individë të ndryshëm në Kosovë. Për këto duhet të japë përgjigje Basha. Hezitimi për t’i thënë të qarta, thjesht e komplikon pozicionin e zotit Basha.

Unë nuk jam nga ata që besoj që zoti Basha ka qenë një agjent anti-shqiptar, por heshtja dhe ngurrimi për t’iu përgjigjur disa fakteve që atë e përfshijnë si kryesues i opozitës, ka detyrimin për të shpjeguar publikun. Hezitimi i tij thjesht e ndërlikon pozicionin e zotit Basha”, deklaroi ai në “Open”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e antimafias italiane / PD: Askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafias italiane / PD: Askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki

Partia Demokratike ka reaguar për skandalin e përgjimeve të antimafias italine ku përfshien dhe emra zyrtarësh shqiptar.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD thekson se ‘askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki’.

“Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.

Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Për 8 vjet me radhë, Edi Rama na ka kthyer me dekada mbrapa, duke vënë në rrezik sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

As mafiozët italianë nuk na shohin si një vend që mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafian, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafian italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave.

Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, sicc bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje.

LEXO EDHE:  Përplasja PD-LSI/ Valisi: Luli është këtu apo në Hollandë? Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 dhjetor 2020

Me Veliajn apo pa Veliajn, për Edi Ramën nuk ka rrugë shpëtimi. Njerëzit e kanë kuptuar se Rama, marioneta e tij në Bashki, ministrat dhe njerëz të tjerë pranë tij shqetësohen vetëm për veten dhe paratë e tyre.

Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare është duke u rrënuar çdo ditë.

Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.

Ata hanë mish me flori në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe te pastrimit te parave te pista.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

Sa tendera, sa koncensione janë dhënë për mafian italiane?

Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit?

Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura.

Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar.

Askush nuk i beson më ata.

Shqiptarët dinë më shumë se kaq.

Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarëve të korruptuar.

Është koha t’i themi mjaft një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratike është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga përmbytjet/ Meta: Gjendja e rënduar, nevojitet urgjentisht ndërhyrja e shtetit

Publikuar

-

Nga

Situata nga përmbytjet/ Meta: Gjendja e rënduar, nevojitet urgjentisht ndërhyrja e shtetit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend sipasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Meta shprehet se dhjetëra shtëpi, biznese dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke, pronë private e publike, nga Veriu në Jug, janë gdhirë nën ujë.

Kreu i Shtetit thotë se edhe pse toka ndodhet nën ujë mungon ndihma e strukturave shtetërore për banorët.

Meta i bën thirrje Ministisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Buqësisë që tu vijnë në ndihmë qytetarëve.

SHTETI T’I GARANTOJË NDIHMËN ÇDO QYTETARI NË ZONAT E PËRMBYTURA!

Vështirë të gjesh sot një rajon në Shqipëri, pa probleme nga reshjet e ditëve të fundit.

Dhjetëra shtëpi, biznese dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke, pronë private e publike, nga Veriu në Jug, janë gdhirë nën ujë, por ndihma e strukturave shtetërore për banorët mungon.

Mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm.

E njëjta situatë rezulton në Berat ndërsa paralajmërohet një përkeqësim i mundshëm i gjendjes në Qarkun e Fierit dhe të Korçës.

Raportet paraprake flasin për mbi 1500 hektarë tokë të përmbytur në NënShkodër dhe nga shkarkimet e detyrueshme në hidrocentrale situata do të rëndohet.

Sipas IGJEUM priten prurje masive edhe nga Vjosa, që mund të dalë nga shtrati në pjesën fundore duke shkaktuar përmbytje.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19/ Testimi që na duhet!

LEXO EDHE:  Basha flet nga SHBA/Rama po dhunon Kushtetutën, ja kush më mbështet

Në këtë gjendje të rënduar, nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave qendrore e vendore për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikëse duhet të jenë 24/24 orë në terren pranë qytetarëve në nevojë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë.

Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.

Ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe padiskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore.

Të garantohet funksionimi me kapacitet të plotë i hidrovoreve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të monitorojë situatën në të gjitha akset, ku ka potencial rrezikshmërie për rrëshqitjen e tokës, me qëllim shmangien e aksidenteve, si dhe të marrë masa urgjente për hapjen e çdo segmenti të bllokuar nga dëbora.

Të raportohet periodikisht për situatën dhe të vlerësohen me shumë seriozitet paralajmërimet e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si i vetmi organ, që meriton vlerësime për përmbushjen me përgjegjësi të detyrës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendi me borxhin me të lartë publik”/ Tabaku tregon kusuret e qeverisjes Rama

Publikuar

-

Nga

“Inceneratorët, afera më korruptive”/ Tabaku: Tani është radha e SPAK

“Shqipëria vendi me borxhin me të lartë publik”/ Tabaku tregon kusuret e qeverisjes Rama:

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin lidhur me borxhin pubkik. Ajo thekson se asnjë lekë nga borxhi nuk ka shkuar për shqiptarët por për njerëzit pranë Ramës.

Sipas saj, vendi do pësojë një rënie ekonomike 7.5% të PBB dhe këto janë kusuret e një vjedhje 8 vjeçare

“Kusuret e qeverisjes Rama:
– Shqipëria vendi me borxhin me të lartë publik, thuajse 80% të PBB vetëm për 9 mujorin 2020. Asnjë lek nga borxhi nuk ka shkuar për shqiptarët por për njerëzit pranë Ramës. Shqiptarët paguajnë borxhin bizneset e Ramës mbushin xhepin.
– Vendi me ndihmën më të ulët ekonomike në kohë pandemie, vetëm 0.86% të PBB për bizneset dhe të punësuarit në kohën e flamës. Mbi 100 mijë shqiptarë të papunë në pak muaj, mbi 60 biznese në ditë të falimentuara. Buxheti në shërbim të okigarkisë Rama.
– Vendi do pësojë një rënie ekonomike 7.5% të PBB. Më të varfër, me borxhin me të lartë në rajon dhe me mbështetjen me të ulët për frymë.
Këto janë kusuret e një vjedhje 8 vjeçare. Ta largojmë sa nuk është vonë! Ta largojmë për të fituar kohën dhe të ardhmen. Në 25 prill do ti tregojmë vendin atyre që zhytën familjet tona në varfëri dhe mjerim”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE