LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abraham dë Muavre: Matematikani që llogariti saktë datën e vdekjes së tij

18 Nëntor 2020, 08:17, Blog CNA

Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varrezave, dhe duke ndalur vështrimin nga një gur varri në tjetrin, i ka tërhequr vëmendjen një përsëritje e datave, apo një rastësi kurioze e numrave.

Lindur më 1 janar dhe vdekur po më 1 janar. Lindur në vitin 1900 ose 1944, dhe vdekur në vitin 2000 ose 1988. Lindur më 10/12 dhe vdekur me më 21/01:Varrezat janë plot me rastësi të tilla. Por a është thjesht një rastësi datash, apo ka diçka pas tyre?
A mos është fati, një fat i shënuar, apo edhe një formulë matematikore, një llogaritje që mund të parashikojë datën e vdekjes së dikujt?I famshëm në këtë kuptim është matematikani Abraham dë Muavre, që përmes një serie llogaritjesh misterioze, ishte në gjendje të parashikonte ditën e saktë të vdekjes së tij.

Dë Muavre lindi në Vitri, një komunë franceze pranë Marne, në provincën e Shampanjës më 26 maj 1667. I lindur në një familje protestante, dë Muavre nisi të marrë pjesë në Akademinë Protestante të Sedanit dhe të apasionohet pas matematikës, edhe pse nuk ishte pjesë e kurrikulës. Në vitin 1684, u transferua në Paris për të studiuar fizikë, por pas anulimit të Ediktit të Nantes, që revokoi lirinë e ndërgjegjes dhe fesë dhe urdhëroi dëbimin e të gjithë kalvinistëve (ose hygenotëve), matematikani, asokohe vetëm 18-vjeç, detyrohet të kalojë Kanalin për të emigruar në Angli.

Atje në sundimin e Xhejmsit II të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, monarku i fundit katolik, ai vazhdoi studimet e tij në matematikë, dhe nga viti 1692u bë mik me matematikanët dhe fizikanët Isak Njuton dhe Edmond Hallej. Në vitin 1697, u bë anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Londrës, pasi kishte përgjithësuar teoremën e binomit të Njutonit në teoremën multinomiale. Në qytetin anglez, ai do të përsosë studimet e tij matematikore, duke kontribuar në trigonometri dhe në përpunimin e llogaritjes së probabiliteteve me ?Doktrinën e tij të shanseve? (viti 1718).

Me kalimin e viteve, ndërsa nuk u punësua kurrë si profesor në ndonjë katedër universitare, dhe jetuar paksa mbi kufirin e varfërisë, dë Muavre do të përpiqet të përcaktojë të ashtuquajturën formulë ?dë Muavre?, një nga bazat e analizës së numrave kompleksë, të cilët matematikani francez i lidh me trigonometrinë, dhe jep një përshkrim të përafërt të asaj që do të jetë ?Përafrimi i Stirlingut?.

Bazuar tek ato studime, në sezonin e fundit të jetës së tij, ai do të jetë në gjendje të bëjë një llogaritje, falë së cilës do të bëhet i famshëm për të gjithë:Abraham dë Muavre do të jetë në gjendje të përcaktojë saktë ditën në të cilën do të vdiste.

Rreth asaj sipërmarrje të jashtëzakonshme, lajmet janë të pakta. Por dihet se në vitet e fundit të jetës së tij, matematikani vuri re se po flinte edhe disa minuta më tepër çdo ditë që kalonte:15 minuta për të qenë të saktë. Legjenda thotë se brenda një kohe të shkurtër, matematikani i lindur në Francë kishte filluar të vuante nga letargji e pashërueshme,ndaj kishte nisur të përshkruante teorinë sipas së cilës, kur shuma e minutave shtesë që ai do të flinte do të arrinte në njëzet e katër orë, ai do të ishte i vdekur

Pas llogaritjeve shumë të sakta, ai doli me një datë:27 nëntor 1754.Në mënyrë të pabesueshme, teorema e vdekjes rezulton e saktë:Abraham dë Muavre, do të vdesë mbrëmjen e 27 nëntorit 1754, në moshën 87-vjeçare, në shtëpinë e tij në Londër. Po si e llogariti matematikani gjenial, datën e saktë të vdekjes së tij?

Ne nuk do ta dimë asnjëherë këtë gjë. Kjo pasi Dë Muavre, i dogji të gjitha fletët në të cilat ishin shkruar llogaritjet misterioze. Prandaj pas më shumë se 250 vjetësh, formula matematikore e teorizuar nga njeriu që arriti të llogarisë datën e vdekjes së tij, mbetet ende një enigmë./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga