Connect with Us

Trump fashist?!/ Kulluri: “Idiotët” të na shpjegojnë se cilat liri individuale janë cënuar

Politikë

Trump fashist?!/ Kulluri: “Idiotët” të na shpjegojnë se cilat liri individuale janë cënuar

Publikuar

-

“Basha po sulmon Patozin dhe Topallin për të mbrojtur karrigen”/ Kulluri: E djatha ka nevojë për pol të dytë opozitar

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri në një status në rrjetet sociale ka shkruar se presidenti në detyrë i SHBA-ve, Donald Trump nuk mund të akuzohet si fashist nga disa grupime pasi ai nuk ka cënuar asnjë liri individuale të amerikanëve gjatë drejtimit të tij.

Në shkrimin e tij Kulluri cek dhe censurën mediatike dhe manipulimin e sondazheve nga media tradicionale duke e quajtur këtë veprim të turpshëm.

Kulluri thotë se presidenti Trump ka ulur prezencën dhe ndërhyrjet ushtarake dhe politike në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Ukrainë.

Sipas Kullurit të vetmit fashistë në këtë histori janë këta që bërtasin për fashizmin imagjinar të Trump.

“Idiotizmi i establishmentit liberal arrin qe te akuzoje Trump si fashist!

Por cfare eshte fazhizmi?! Dhe c’ka bere si fashist Trump?!
Se pari fashizmi eshte forme qeverisese totalitariste e nisur me Musolinin ne Itali! Pra shteti fashist kontrollon sindikatat, industrine, organizatat e bashkimit vullnetar, ushtron dhune ndaj kundershtareve, izolon ekonomine ndaj tregtise dhe shkembimit lire dhe ne fund pushton ushtarakisht disa vende per “kthimin e lavdise se Romes”, pra Italise fashiste! Thelbi eshte goditja e lirise individiduale politike dhe ekonomike!

Tani, keta “idiotet” te na shpjegojne se cilat liri individuale jane cenuar nderkohe qe amerikanet gezojne cdo liri te garantuar nga kushtetuta amerikane qe nga e drejta e patjetersueshme e prones, fjales, votes, bashkimit vullnetar ne organizata e parti politike, besim fetar, liruse se levizjes dhe zhvendosjes kudo qe e shohin te arsyeshme etj.. Perkundrazi Antifa dhe Black Lifes Matter kane djegur e plackitur ameriken, rrahur e sulmuar fizikisht mbeshtetesit e Partise Republikane jo me larg se pardje gjate marshimit ne Ëashington! Dhe me e turpshmja eshte censura mediatike dhe manipulimi i sondazheve nga mediat tradicionale dhe sociale te establishmentit liberal!

Dhe e fundit: cilen lufte pushtuese ka nisur Trump pervecse ka ulur prezencen dhe nderhyrjet ushtarake dhe politike ne Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Ukraine!

Te vetmit fashiste ne kete histori jane keta qe bertasin per fashizmin imagjinar te Trump!
Injorante dhe genjeshtare tipik fashist! Kur bota do te kuptojen se kush jane fashistet do jete vone! E si gjitmone qe nga terrori jakobin e deri tek revolucioni komunist i tetorit apo instalimi i diktaturave fashiste e naziste, rradhen e persekutimit pas kundeshtareve e kane mbeshtetesit e vet!”, shkruan Kulluri në Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit, i cili ia ka marrë mire dorën gënjeshtrave.

E para kur ai tha se në 2017 kishte një acar politik në zgjedhje. Ky është një mashtrim publik i bërë ndaj qytetarëve korçarë, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve, sepse në 2017-ën zgjedhjet u bënë pas marrëveshjes Rama-Basha dhe ku demokratët ishin pjesë e qeverisë, përfshi këtu edhe institucionet kryesore të shtetit shqiptar.

Le të shkojmë me tej dhe tek më e rëndësishmja, gënjeshtra më e trupshme që u bëhet demokratëve në Korçë duke thënë se Korça ishte i vetmi qark me rritje për PD në vitin 2017.

Le të shohim shifrat, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në qarkun e Korçës në 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 42 177 vota ose 32.51% e përkthyer në katër mandate deputetësh. Kujtojmë se në vitin 2017, PD ishte në koalicion me shumë parti të tjera si Partia Agrare, Partia Republikane, Partia e të Drejtave të Njeriut, LZHK, PDK dhe shumë forca të tjera politike të cilat u futën në koalicion me PD, por garuan me siglën e kësaj të fundit dhe nuk vendosën siglat e tyre në fushatë.

Këto janë rezultatet e vitin 2017, pra koalicioni i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka rreth 42 mijë vota se bashku me aleatët në një fushatë elektorale të qetë pa incidente ku të vetmet problematika u shfaqën me LSI e cila pati edhe pasoja me arrestimin e disa personave të cilët dyshoheshin për blerjen e votës.

Për të bërë më të qartë mashtrimin e Salianjit shikojmë zgjedhjet e vitin 2013 sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Koalicioni i socialistëve në 2013 ka rreth 88 mijë vota nga të cilat LSI ka rreth 15 mijë vota dhe PS ka 63 584 vota, gati të njëjtat vota që socialistët kanë marrë edhe në vitin 2017 me një ulje prej vetëm 800 votash në total.

LEXO EDHE:  Sondazhet/ Clinton udhëheq ndaj Trump

LEXO EDHE:  Trump zgjedh Serbinë dhe jo Shqipërinë

Po të shkojmë më poshtë dhe të shohim koalicionin e PD, sipas dokumentit të publikuar, ka 56 225 vota, pra PD dhe aleatët e saj në vitn 2013 kanë të paktën 14 mijë vota më shumë se në vitin 2017.

Pra, në 2017, PD ka një rënie me të paktën 25%. Le të shohim shifrat në një formë tjetër. Edhe në krahasimin sigël me sigël, sërish Partia Demokratike del me ulje megjithëse në të dyja zgjedhjet edhe në 2013-ën edhe në 2017-ën është kandiduar me koalicion. Në 2017 ka 42 mijë vota në total ndërsa në 2013 vetëm si logo, pra partitë aleate, PD ka 47 mijë vota. Është gati 10 deri në 11 % më shumë sesa në vitin 2017. Prandaj ajo që ka thënë Ervin Salianni është mashtrimi publik i radhës.

Ndoshta matematika e Lulzim bashës 7*7 bëjnë 42 ka fillluar tashmë të japë efekt edhe tek prurjet e Republikës së Re të Lulzim Bashës ku “Babalet” dhe historirat me G.D., tani fillojnë të na tregojnë sesi qendron e vërteta electoral, por ajo është krejt ndryshe.

Në vitin 2017 PD në qarkun e Korçës ka pësuar në katastrofë elektorale me një rënie totale si koalicion dhe këto janë shifrat zyrtare të KQZ sipas dy tabelave që kemi vendosur me poshtë.

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

 

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Bisedat telefonike/ “Babalja”, fundos Ervin Salianjin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhelal Mziu flet me superlativa/ Do e mund Edi Ramën në Dibër

Publikuar

-

Nga

Xhelal Mziu flet me superlativa/ Do e mund Edi Ramën në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 25 prillit. Nga të gjithë emrat që ka emëruar, nuk ka asnjë prurje të re, por thjesht ricilkim të emrave të vjetër.

Xhelal Mziu është një emër i njohur, i cili ka qenë kreu i Bashkisë Kamëz dhe tani është emëruar si drejtues në një nga qarqet më problematike, Dibër.

Kamza, si një bastion i djathtë ia ka besuar votën gjithmonë Mziut, por ky i fundit ka nisur të besojë shumë tek aftësitë e tij, duke u shprehur se edhe në Dibër do të arrij ta mund PS duke marrë 4 mandate.

“E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Trump zgjedh Serbinë dhe jo Shqipërinë

LEXO EDHE:  Shqipëria në luftë nëse sulmohet një nga shtetet e NATO-s

Por sa e mundur është që Mziu të triumfojë në Dibër? A thua se Peshkopia, Maqellara e Dibra nuk kishin një emër të tyre të rritur në atë qytet, një djalë të ri intelektual apo një qytetar demokrat që mund ta drejtonte atë zonë. Gjthësesi vajtja e Mziut është ndryshe nga rastet e tjera, por edhe ai nuk është një risi, ngelet i vjetër dhe tërësisisht i konsumuar për opinionin publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë përfaqëson Edmond Spaho për Korçën

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, Ervin Salianji, deputeti “Babale” i Lulzim Bashës dhe njeriu i videos famoze me G.D., në parlament ka prezantuar Edmond Spahon si drejtues të qarkut Korçë për Partinë Demokratike

Salianji bëri prezantimin e Spahos në një hotel ku ai shpesh preferon të rrijë kur shkon fundjavave në Korçë, gjithësesi kjo ka pak rëndësi.

Salinaji tha se kontributi i demokratëve bëri të mundur që në një acar politik, thuajse në gjendje lufte, të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark në rritje për PD  dhe Spaho sillte një element dhe kapacitet të ri me shumë rëndësi për PD në këtë qark ku do të fitoheshin 6 mandate dhe do të luftohej për mandatin e 7-të.

Më tej ai ka theksuar se Spaho qenka kapacitet i ri , kjo është gënjeshtra e dytë.

Salianji sërish gënjeu kur thotë se është risi zoti Spaho dhe kapacitet i ri, nuk është as risi as kapacitet i ri, por është i vjetër dhe kapacitet i vjetër! Ai gënjeu paturpësisht qytetarët e Korçës duke ua “servirur” Spahon si një risi dhe shpresë për zgjedhjet e 25 prillit.

Spaho nuk është një kapacitet i ri në qarkun e Korçës. Ai ka qenë deputet i zgjedhur në vitin 2005 në një nga zonat e Korçës. Në vitin 2009 ka qenë pjesë e listës së PD, gjithashtu edhe në vitin 2013 ka qenë deputet i zgjedhur në qarkun e Korçës në listën e kësaj force politik.

LEXO EDHE:  Pse në thelb jemi që të gjithë emigrantë

LEXO EDHE:  Biden dëmton këmbën duke luajtur me qentë e tij/ Donald Trump i uron shërim të shpejtë

Spaho ka qenë për tre mandate deputet i këtij qarku në vitin 2005 dhe më pas në zgjedhjet e tjera në 2009 dhe 2013 deputet liste.
Spaho nga vitin 2013 u bashkua me Lulzim Bashën dhe në ato momente mori dhe nofkën ‘kërmilli’ pas lëpirjes publike, të turpshme dhe të neveritshme ndaj kreut të PD. Basha e shpërbleu duke e çuar në Durrës për fushatë më Grida Dumën, më pas e çoi në 2017 në Elbasan ku sërish humbi.

Tani e ka çuar në Korçë, ku ndoshta në fakt mund të ishte ndonjë emër tjetër, por alternativa e vetme e ngelur ishte Edmond Spaho. Spaho nuk është risia e këtyre zgjedhjeve për Korçën, ai është njeriu që në PD quhet kërmilli për shkak se lëpihet sa andej këndej./CNA.al

Kërmilli i PD-së nxjerr kokën/ Unë dhe Luli jemi kundër Bodes

 

Fabian Topollaj përplaset me “kërmillin” e Lulit

Kërmilli i PD-së nxjerr kokën/ Unë dhe Luli jemi kundër Bodes

Kërmilli i Lulit i dehur/ Bën thirrje për protesta

 

‘Jam krenar që jam biri i një komunisti’/ Akuza për nënkryetarin e Bashës

29 Nëntori/ “Kërmilli i PD-së”, kundër Berishës dhe Bashës

LEXO TE PLOTE