Politikë
“Të zbatohet vendimi”/ Braçe: Duhen ndaluar takimet elektorale

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka kërkuar që të ndalohen menjëherë ceremonitë mortore, pas ii cilësoi si grumbullime me rrezik të lartë për përhapjen e Covid-19.
Braçe tha se me dhimbje shumë të madhe, duhet t’i ndalojnë ceremonitë mortore, sidomos në zonat rurale.
Socialisti deklaroi në emisionin “Përballë” se gjithashtu duhen ndaluar edhe takimet elektorale.
“Patjetër, takimet elektorale janë gjëja absolute që unë mendoj se duhen ndaluar. Unë mendoj se duhen ndaluar dhe vendimi i sotëm i komitetit të ekspertëve natyrisht që i jep fund takimeve elektorale masive mbi 10 veta në pjesë të ndryshme të territorit të vendit nga cilido udhëheqës, i Partisë Socialiste, i Partisë Demokratike apo ndonjë partie tjetër.
Vendimi i sotëm duhet të zbatohet. Me thënë të drejtën unë takime elektorale pak kam parë që të zhvillohen në vende të mbyllura, kanë qënë në natyrë në ambiente të hapura. Kjo është një kategori takimesh që nga nesër duhen ezauruar“, theksoi zv.kryeministri./ CNA.al