Connect with Us

SPAK nis hetimet për Ervin Bushatin/ Rama: Çdokush në PS ka përgjegjësi personale

Aktualitet

SPAK nis hetimet për Ervin Bushatin/ Rama: Çdokush në PS ka përgjegjësi personale

Publikuar

-

SPAK nis hetimet për Ervin Bushatin/ Rama: Çdokush në PS ka përgjegjësi personale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas nisjes së hetimeve nga SPAK, ndaj deputetit Ervin Bushati. Rama tha se çdokush në PS ka përgjegjësitë e tij individuale, dhe se në rast se ka hetime apo procedime, secili do të përballet me drejtësinë.

Rama nuk la të kuptohet që Bushati do të ”nxirret” nga gjiri i PS-së, pasi ndaj tij nuk kanë përfunduar ende hetimet.

“PS ka një ndryshim të madh nga partitë, që mendojnë vetëm për sy dhe për faqe. PS i ka shumë të ndara gjërat, PS as është bërë dhe as do të bëhet ndonjëherë streha e askujt, që do të përballet me çdolloj hetimi dhe procedimi.

Gjërat janë shumë të qarta mes nesh, kur hyn në PS e di shumë mirë që përgjegjësia është individuale. Kur kapërcimi shkel interesin e përbashkët, secili përgjigjet vetë, sa i takon zhveshjes së zotit Bushatit, nuk është një gjë që i takon syrit (i referohet gazetares që i bëri pyetjen), është një gjë që i takon familjes sonë. Juve u kemi si hudhër për syrin e keq”, u shpreh Rama në përgjigjen e tij.

LEXO EDHE:  Video/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

PD kërkoi transparencë një javë më parë  përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Publikuar

-

Nga

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

LEXO EDHE:  Video/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

LEXO EDHE:  Ardi Kollozi tallet me Bashën, Ramën dhe Metën/ Sot kanë festën, e meritojnë

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington më 15 korrik në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vitesh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Njoftimi u bë të premten në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike. ”

Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

LEXO EDHE:  SPAK mori të pandehur tre zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjës/ Reagon PD: U provua se thamë të vërtetën
LEXO EDHE:  Video/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndajkompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e partisë së saj Demokristiane.

Udhëtimi është planifikuar vetëm disa ditë pas një afati të 10 korrikut për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur një mosmarrëveshje gati 17-vjeçare mbi subvencionet e qeverisë për kompanitë Airbus dhe Boeing.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje përpara se tarifat e pezulluara aktualisht të kthehen në fuqi më 11 korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Publikuar

-

Nga

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, teksa na ndajnë vetëm pak orë para zgjedhjeve brenda partisë.

Pasi denoncoi më herët se nuk i është vënë në dispozicion lista e anëtarëve të partisë, ka bërë një rezyme të gjithë takimeve me antarësinë gjatë këtyre diteve, ku falenderon demokratet.

Gjithashtu Harxhi, vë në dukje faktin se si Basha bëri thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm, ndërsa fshehu listat e anëtarëve dhe u mundua të manipulojë procesin.

Përshtypje nga takimet me antarësinë e Partisë Demokratike

Të nderuar miq anëtarë, qëndrestarë dhe themelues të Partisë Demokratike,

Që në fillim të kësaj përshendetje dua t’ju drejtohem duke ju shprehur falenderimin tim të madh e të përzemërt për kohën, respektin, dashamirësinë dhe mbështetjen që më dhatë gjatë kësaj përpjekjeje të përbashkët për Partinë Demokratike, për njëri tjetrin, për brezat dhe për vendin tonë.

Edhe pse koha ishte e pamjaftueshme për të takuar sa më shumë nga miqtë e bashkëudhëtarët e mij, qëndrestarët dhe të rinjtë e partisë tonë të madhe, në një nga fushatat më të shkurtra për drejtuesin e partisë në historinë e një partie perëndimore dhe njëkohësisht antarë të familjes së Partisë Popullore Europiane, është gjithmonë kënaqësi e krenari e veçantë të kesh mundësinë të qëndrosh përkrash jush, siç kemi qënë bashkë, që prej ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e Partisë Demokratike, m’u dha mundësia të ndjej energjinë më të mirë, të dëgjoj mendimet dhe vërejtjet tuaja, të bëj reflektimet për atë që ka ndodhur me ne dhe me partinë tonë. Njëherazi kam ndjerë dhe gjithë përkushtimin për të çuar përpara projektin tonë, për të rikthyer organizatën tonë politike në një instrument demokratik e moral, në funskion të qeverisjes më të mirë të vendit.

Kudo ku pata mundësinë dhe fatin të vij për të bashkëbiseduar me ju, kam pohuar se megjithë kushtet aspak të barabarta në garë midis kryetarit në detyrë të PD dhe garuesve të tjerë, vendosa të marr pjesë në garë, për të treguar se pavarësisht gjëndjes ku ndodhet sot partia, kjo parti që lindi nga një ide e madhe si liria, ende nuk është mpakur nga humbjet e shumta të drejtuesve të saj të tanishëm. Vendosa me vetëdije të futem në këtë garë të pabarabartë edhe për t’i treguar njëri tjetrit, se demokracia nuk është vetëm cilesori i partisë tonë, por gjithashtu dhe shpirti i saj.

Pavarësisht ndjenjës të dëshperimit, të cilën askush prej nesh nuk e fsheh dot, pavarësisht zhgënjimit për mospërmbysjen e regjimit më të papërgjegjshëm që ka qeverisur ndonjë herë vendin tonë, të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët; atë për t’u kthyer sa më parë në alternativën qeverisëse të vendit.

Përqasjet për ringritjen e domosdoshme të partisë tonë mund të jenë të ndryshme, por padyshim secila prej tyre duhet të nisë nga demokratizimi i partisë, modernizimi dhe moralizimi i saj. Ndërkohë të gjithë, me keqardhje, bashkëndajmë bindjen se procesi nga i cili duhet të fillojë ringritja, nuk mund të bëhet duke afruar datën, duke keqinformuar apo mos informuar strukturat e partisë, duke hermetizuar dhe manipuluar procesin, duke fshehur listat te antarëve dhe duke bërë thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm nga kryetari në detyrë.

Unë gjatë këtyre ditëve pata nderin të ndaja me të gjithë ju një projekt, nëpërmjet së cilit mund të përballojmë, të gjithë bashkë, këtë gjëndje të vështirë, në të cilën ndodhet familja jonë politike.

Është një projekt në të cilin do të përfshihen, të vleresuar dhe të angazhuar, të gjitha grupimet që përbëjnë të djathtën tradicionale shqiptare, të përndjekurit, ose familjarë të tyre; pronarët e ligjshëm, njërëzit e shkolluar, profesionistë të lirë, të rinjtë, etj. Ky është një projekt, i cili ka në thelbin e vet demokratizimin e partisë, përfaqësimin, meritokracinë dhe mirënjohjen ndaj të shkuarës tonë, që, më së shumti, na bën krenare të gjithëve. Është një projekt i cili 13 qershorin nuk e ka datë përmbyllëse, por datë të fillimit të madh për të gjithë ne.

Unë do të jem me ju deri në mundësimin e ëndrrës tonë të përbashkët, atë që na shoqëron që nga themelimi i Partisë Demokratike: T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE