LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse duhet të konsumoni një mollë çdo ditë?/ Arsyet që duhet të dini

17 Nëntor 2020, 15:18, Lifestyle CNA
Pse duhet të konsumoni një mollë çdo ditë?/ Arsyet

Mollët janë një nga frutat që kanë përfitime të shumta për shëndetin, prandaj duhet t?i përfshini në dietën tuaj.

Ndihmon për të patur dhëmbë sa më të bardhë dhe të shëndetshëm.

Një mollë nuk do të zëvendësojë furçën tuaj të dhëmbëve por konsumimi i saj stimulon prodhimin e pështymës në gojë, duke zvogëluar prishjen e dhëmbëve dhe nivelet bakteriale.

Zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit.

Gratë që konsumojnë një mollë në ditë kanë 28 përqind më pak të ngjarë të preken nga diabeti sesa ato që nuk e konsumojnë. Mollët janë plot me fibra të tretshme, çelësi për rregullimin më të mirë të niveleve të glukozës në gjak.

Ul kolesterolin.

Një studim i kryer në SHBA tregoi se konsumimi ditor i një molle çon në uljen e formës së oksiduar të kolesterolit të keq LDL Rezultatet e hulumtimit treguan se molla, dhe jo aq shumë polifenolët e saj në formë kapsule, arritën të zvogëlonin formën e oksiduar të kolesterolit LDL me 40%.

Kontrollon peshën.

Shumë probleme shëndetësore shoqërohen me mbipeshë, duke përfshirë goditje në tru, presion të lartë të gjakut dhe pagjumësi. Për të menaxhuar peshën, mjekët rekomandojnë një dietë të pasur me fibra siç janë mollët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga