Connect with Us

“Nisi me kollë e rrufë”/ Artan Fuga tregon si u infektua me Covid: Ja terapia që ndoqa

Sociale

“Nisi me kollë e rrufë”/ Artan Fuga tregon si u infektua me Covid: Ja terapia që ndoqa

Publikuar

-

49% e popullsisë së Tiranës ka fituar imunitet/ Fuga del kundër studimit të Akademisë së Shkencave

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka folur pasditen e sotme në News 24 ku tregoi simptomat që kaloi, gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

Fuga u shpreh se kishte humbje nuhatje dhe shijeje, gjithashtu kollë e rrufë.

“Në këto situata, duhet të mendojmë për ata persona që kanë humbur jetën dhe të afërmit nga kjo pandemi, të gjitihë ata mjekë që përballen me Covid-19 dhe të mendojmë për ata njerëz që vuajnë nga pasojat ekonomike e sociale që vijnë nga pandemia. Si pacient, kalova disa simptoma, kisha humbje nuhatje e shije, rrufë, kollë.

LEXO EDHE:  “Ndoshta do më shani sot”/ Skënder Brataj tregon shifrat alarmante: Është trefishuar numri…

Po, e kam bërë tamponin. Për dy javë kalova simptomat. Terapia ishte ajo që marrin të gjithë, vitamina C, D. Kjo ishte pak a shumë. Kam pasur kujdes edhe me kontaktet, kam qenë dhe do jem edhe nja 10 ditë në izolim. Duhet që të gjithë të kalojmë situatën aktuale delikate”, tha Fuga./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E trishtë/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur anëtari i Akademisë së Shkencave

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur anëtari i Akademisë së Shkencave

Është ndarë nga jeta profesori i njohur i matematikës, Petraq Petro.

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila thekson se studiuesi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme.

Teksa shpreh ngushëllime, ASH thekson se “Petro do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare”.

Njoftimi i Akademisë së Shkencave:

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike akad. Petraq Petro

Petraq Petro, anëtar i Akademisë së Shkencave që nga viti 2008, profesor i njohur, matematikan, u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme.

Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta anëtarëve të saj, familjes së tij shkencore; bashkësisë së studiuesve të shkencave matematike; trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku ai ushtroi veprimtarinë e tij mbi gjysmëshekullore akademike dhe universitare; brezve të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij; familjes dhe të afërmve që i la në pikëllim.

LEXO EDHE:  Serbi/ Mbërrin avioni me 1 milionë vaksina anti-Covid

LEXO EDHE:  Nisin hetimet për hyrjen e vaksinave në veri të Kosovës

Akad. Petraq Petro do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970); si studiues kreativ i fushës që iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencë); si titullar lëndësh dhe drejtues i programeve dhe tezave doktorale; si përfaqësues i njohësve të matematikës dhe algjebrës në institucionet më të rëndësishme të punës dhe kërkimit shkencor, që nga katedra deri tek këshillat dhe komitetet shkencore kombëtare dhe këshillat botues të revistave të profilizuara brenda dhe jashtë vendit.

Në vitet e fundme ai kryesoi me një energji komisionin e përhershëm të matematikës që funksionon pranë Akademisë së Shkencave.

U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Petraq Petro.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Ulet numri i infektimeve, humbin jetën katër qytetarë

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid drejt normalizimit/ Ulet numri i infektimeve, humbin jetën katër qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit viktimave dhe të prekurve nga Covid. Ministria bën me dije se janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 të infektuar, konfirmohen 166 raste të reja

LEXO EDHE:  Koronavirusi në burgje/ Polici i 313-ës del pozitiv, testohen kolegët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i acartë/ Si pritet të jetë koha gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

Moti i acartë/ Si pritet të jetë koha gjatë kësaj jave

Shqipëria është përfshirë nga një mot i acartë gjatë këtyre ditëve, i shoqëruar me ngrica dhe reshje dëbore në zonat malore sipas Meteoalb.

Tempeturat kapën minimumin -12 gradë celcius si rrallë më parë, ndërsa temperaturat maksimale shënuan +6 gradë.

Ndërkohë që pritet largimi i acarit, brenda 2 ditësh vendi do të “pushtohet” sërish nga reshjet e dendura të shiut me masa ajrore të nisura nga Italia, të cilat do të përshkojnë të gjithë gadishullin e Ballkanit për të zbritur më pas në Greqi në drejtim të ishullit të Kretës.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Ballafaqimi Lulzim Basha – Edi Rama sipas një përqasjeje menaxheriale

LEXO EDHE:  Koronavirusi në burgje/ Polici i 313-ës del pozitiv, testohen kolegët

Pritet që reshjet të shfaqen fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët gjatë të enjtes pasditë për të qenë më intensive gjatë të premtes dhe fundjavës së ardhshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE