Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Letër Milaimit

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Letër Milaimit

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Vota e harruar e emigrantit

I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhur nga hallet e tua. Ashtu si e shumta e shqiptarëve këtej dhe andej kufijve. Jemi vëllezër të një gjaku por të ndarë nga ca kunja shkrepseje. Ca kunja që janë dhuratë e politikës, a mosmarrëveshjeve historike të esnafit tonë. Dashje pa dashje po të përdorin edhe ty. Nuk e di se me çfarë merresh aty në Krushën e përvëluar, por nëse je bujk kushtoju arave. Nëse merresh me bagëti, kushtoju gjësë që të mban gjallë. Politika është kurvë, por për ne shqiptarët po del kryekurvë. Sidomos kur luajnë me patriotizmin.

Sidomos kur bijtë e nomeklaturës flasin për tradhti kombëtare. Mbase nuk e di por deri më 1948, bijtë e nomeklaturës edhe abetaren e nxirrnin me emrat e Titos dhe Enverit. Sot nuk e kemi dot një abetar të përbashkët. Madje vetëm në Tiranë ke rreth 16 të tilla. Na tmerron përbashkësia. Kosovës ja kishin bërë në kokë, madje kishin përgatitur edhe letrat ta bënin Shqipërinë republikën e tetë të Federatës. Sot çirren për tradhti. Vrasjet në kufi ishin normale, por edhe ai që i shpëtonte plumbit të ushtarit, e arratisej.

”Vëllezërit” jugosllavë e kthenin peshqesh. E njëjta gjë ndodhte edhe me ju, shqiptarët e Kosovës, që sot ju thërrasin kosovarë, jo shqiptarë të Kosovës. E kanë për zor, ndaj u thërrasin kosovarë. Ndonjë ditë ku tadish, mbase çeçenë. Ashtu sikundër kishte dhe raste që nuk ktheheshin, por ishin nën survejim, ishit organikë e sigurimit të shtetit me preteksin si agjentë të UDB-ës. Këta që i bënin këto punë ishin baballarët, sot janë bijtë e tyre.

Ndofta nuk e ke dëgjuar se kështu vepruan me një poet kuksian Havzi Nela. U arratis, erdhi tek ju, po vëllezërit jugosllavë e kthyen peshqesh. E ekzekutuan me varje në litar, bash në muzgjet e fundit të diktaturës, gusht 1988. Një nga firmëtarët është babai i atij që sot është kryeministri i Shqipërisë. Ne shqiptarët harrojmë kollaj, për më tepër nuk e njohim ndjesën publike. E bëjmë xhelatin kuvendar. Siç e ke sot krye kuvendarin e Shqipërisë, firmëtarin e ekzekutimit të djemve shkodranë më 2 prillin e vitit 1990. Eshtë zanat pa bereqet t’i afrohesh politikës, për më keq të të përdorin.

Për herë të parë u fol në vitet 90-të për një rrugë që të na afronte, madje një malsor i Gjakovës tha që do shesim edhe bizhuteritë e grave. Na u mbush trupi me mornica. Nuk po diskutomin më asgjë, veç faktin që do i shkonim njëri-tjetrit për punë orësh, Tiranë Prishtinë dhe ansjelltas. Vetëm këtë rrugë kemi. Metropolet e botës kanë sa të duash, kanë edhe linjat e hekurta. Ne, megjithëse një pazar minierash nuk e kemi dot një linjë të hekurt. Këta që po të përdorin sot, nuk lanë gurë e kusur pa hedhur e thënë për këtë rrugë, madje i vunë edhe trarin.

Katër vjet lehu pa pushim një shqiptar i vogël, gjithmonë i nevrikosur, sot e ke zëvëndës kryeministër. Sot ke edhe një tarifë për të ardhur në vendin amë. Megjithëse atëhere kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj hodhi idenë e një fondi buxhetor ndërqeveritar për të mirëmbajtur këtë arterie gjaku mes shqiptarëve të ndarë. Ky patrioti jonë, gjë kaba, e hodhi edhe gjyq kryemistrin tuaj. U ofendua se kryeministri juaj komandant Rramushi u tha Shqiptarëve hapur për një pakt me Serbinë, për një ndarje të mundshme territoriale.

LEXO EDHE:  Pompeo letër Kurtit/ Taksa dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë konsiderohen prioritete

Mbajeni shënim… një kryeministër shqiptar hedh në gjyq, në gjykata e huaja, po një kryeministër shqiptar. (Tetor 2019). Ky që sot flet për tradhti. Ky që as zbor nuk ka bërë se ishte i biri i babait. Që nuk ja di erën barutit, flet për tradhti. Që ndofta në 1999, kur ju vriteshit, thurte plane me një kone tjetër në bodrumet e Tiranës, në ato orgjitë e tia prej djali Tirone. Sot, flet për tradhti. Jo, e pamundur. Ata që gjoja e duan Kosovën, nuk dëgjojnë, pasi u interesojnë xhepat, karrika, jo shqiptaria. Flet për tradhtarë, megjithëse që nga 2013-ta ka ndyrë hundët në dy nga vatrat e antishqiptarizmës, Stambollin dhe Beogradin. Eshtë dishepulli i Erdoganit dhe një pragmatist enverist që për hir të pushtetit nuk e ka problem të vëj poshtë bythës edhe gjithë Kosovën.

Më 2013 në Shkodër nënshkroi pakt socialist me LSI dhe Ilir Metën në sy të Tadiçit. Sot e dy vjet u gërrvërret shqiptarëve se ka të bëj me një president pijanec. Shtrëngon duart lart e poshtë me Vuçiçin ndërsa hiqet patriot në lidhje me çështjen e Kosovës. Sot vëlla Milaim, Shqipëria e këtij pinjolli është për tu mëshiruar, nuk ka sikur një skuadrilje aeroplanësh, një anije bregdetare, një kundraajroj a çfarë të them. Madje deklaratave të Vuçiçit në paralelizmin me konfliktin Armen nuk i përgjigjet dot. A e di përse, sepse nuk ka sikur një depo armatim.

Megjithëse vendet e rajonit janë sot në një mini garë armatimesh pas kofliktit turko-grek, ky patrioti merret me kasetën tënde, me ty, me liderin e opozitës. Ka si ushtri vetëm atë që ka mes shalëve dhe se armiku i shqiptarëve qënka lideri i opozitës. Kështu bënte edhe Enveri çdo dy a tre vjet, shpallte dhe demaskonte nga një armik. Dhe shqiptarët urra. Sot në detin e Shqipërisë, madje në kufijtë e shqiptarëve kushdo mund të demonstrojë forcë. Patrioti ynë kujton se mbrohet vendi me shallvaret e tija. U zgjata ca Milaim, por desha të them se ne shqiptarët kemi nevojë për tjetër gjë. Energjitë t’i harxhojmë atje në Hagë.

Madje edhe buxhetin…, sa boll na ndanë motet e krriçat si ky. Boll na ndau propaganda, e kunjat e shkrepseve. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, të shkojmë e të na vini, kemi nevojë për ekonomi të fortë, rrugë të afaltuara, të hekurta. Kemi nevojë për tekste të përbashkëta të paktën në gjuhën amtare. Kemi nevojë për krushqi, dasma. Kemi nevojë për shkolla fetare se jemi bërë sirianë, turq, arab, irakenë, kurd, e veç shqiptarë jo. Se na qorton poeti Esad Mekuli kur thotë, për kë u rrita o bij? Kemi nevojë për spitale e t’i gjëndemi njëri-tjetrit si më 1999. Si më 2019-ën në tërmetin fatkqe. T’i gjendemi edhe sot me ekipe mjekësh, ashtu sikur iu ofruam edhe Italisë. Dhe mbi të gjitha kemi nevojë për ushtri solide. Jo për kallamoq misri të parruar si ky e shpura e tij, që po na ndajnë me gjallje, siç na ndau Enveri. Jetë e shëndet vëlla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen Bruna.

-Më la Xhani?!

-Vdiq?!

-Më keq! Më braktisi. Më këmbeu me një çupulinë?!

U njohëm tre vite me parë. Bruna-bionde. Xhani-ezmer. Ajo tregonte:

-Jetonim në Tiranë. Unë? Infermjere. Ai? Xhenerik. Më vinte vërdall. Një vit. E bëra të rëkonte. Unë vuaja më shumë. Një pasdite më ndaloi.

…Ecëm. U ulëm tek patiçeri “Flora”.

-Jam 22 vjeçe. Zbrita 8 vite nga mosha. Mëkat? (Do vinte një ditë që do pendohesha.)

Por kur dashuron -dashuria duhet të falet çdo mëkat?!

-Une? 21 pranvera,-tha ai duke qeshur.-E kishte zënë qymyri, siç thuhej në atë mot për sevdanë.

-Je më i vogël. Nuk shkon të martohemi?!

-Nuk ka rëndësi. Dashuria ha gurë,-më thotë gjyshja.

Pas një viti u martuam. Në mars të vitit 1991 i hipëm vaporit. Përfunduam në Bari. Na futën në stadjum. Si gladiatorë. 20 mijë emigrant. Ushqimin dhe ujin na e hidhnin nga qielli. Me helikopter…

…Përfunduam në një manastir…Gjënë e parë që bëmë: Ndërruam emrat!

Normale. Xhemile-emri që më kish vënë mamaja, nuk pinte ujë në Itali. Edhe Xhevati e ktheu në Xhani.

Si infermjere nisa shpejt punë. Edhe burri. Xhenerikët hanë bukë në Firencë….

-Pas 25 vjetëve blemë shtëpi në Itali. Blemë një apartament edhe në “Lagunën Blu”.

Kishim shtëpi edhe në Tiranë. Ishim të lumtur. Edhe pse nuk bëmë fëmijë. Jetonim si italianë.

Me pushime? Në Sardenjë. Në Nisë. Në Barcelonë. Në Kretë.

Dolëm në pension. Në Shqipëri? Unë-130 mijë leke. Ai-140  mijë. Në Itali? Unë 800 euro. Ai – 700 euro!

Bruna bënte llogje me Ezmerkën. Xhani vinte vërdall nëpër plazh. Koka i rrotullohej si luledielli.

I them një ditë Ezmerkës, që të dëgjonte Bruna:

-Xhani si puna ime. Pëlqen teorinë e Mao Ce Dunit për të shëtitur lule më lule. Sidomos kur janë të verdha.

LEXO EDHE:  Meta takim me kongresmenin amerikan/ “Duhet luftuar terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”

LEXO EDHE:  U dorëzua në 3 prokurori/ Zbardhet kallëzimi 38 faqe i Metës ndaj Dvoranit

-Pika Xhanit! Sheh me sy e pëlcet me zemër…-qeshte me lot Bruna….

Fshiva kujtimet. Nisa të dëgjoj bisedëm e Brunës me Ezmerkën.

-Një vit më parë erdhëm në Shqipëri. Bëmë pasaportat. Në polici dokumentat i mori Xhani. U kthye në shtëpi. Ishte bërë bishë.

Ma hodhi pasaportën turinjëve duke uluritur:

-Putanë! Ma paske futur me 9 vjet! Mallkuar qofsh! Prandaj të është tharë vagina?!

Perplasi derën. Iku. Më mbytën lotët. Dola. Ecja si e dehur.

U ktheva. Shtëpia rrëmujë. Mbi tavolinë dy gisht letër:

-Po iki. Nuk kthehem…

-Vetëm! Si qyqe. Më hante shtëpia. Përfundova tek një doktoreshë- psiatre. Më pyeti:

-Ke bërë ndonjë mëkat?

-Po! Nuk i kam treguar moshën burrit.

-Je rrëfyer në kishë, për të larë mëkatin?

-Jam myslymane!

-Ka një rrugë . Pagëzohu. Bëhu protestante.

Shkova në kishë bashkë doktoreshën.

-Tani që lave mëkatin, burri do kthehet…Tha doktoresha

-Kaloi viti. Xhanin e shoh vetëm në ëndërr. Një ditë doktoresha më tha:

-Harroje Xhanin. Ke dy rrugë. -Të kërkojme një burrë në internet.

-Të gjejmë një zezak.

-Provuam internetin. Doli një zotni nga Çikago. Nuk u morëm vesh. Faji im. Nuk di anglisht. Me ndihmën e Googel, e kantranosëm mblesërinë.

-Kaluan ca ditë. Një ditë doktoresha më kërkoi në kishë. Në krah i rrinte një zezak.

Blla…Blla. U nisëm për në shtëpi.

Zezaku më vinte nga pas si manar. Hipëm në ashensor. Shtërnguar. Zezakut i lëshonin xixa sytë. Ndjeva që po karikonte kandarin…

Hapa derën. Pa e mbyllur mirë, zezaku më rrëmbeu në krah. Më përplasi në krevat!

Ngulçonte. Ulëriste…Thashë se më çau?!…

Përfundova në klinikë…Mamia zgurdulloi sytë:

-Çfarë i ke bërë vetes?! Ke parë filma porno?!

Gjaku rrëke. Dy ditë dhe dy netë…

I ktheva krahët zezakut dhe doktoreshes. I “qava” dhe një dorë me pare për këshillat dhe mblesërinë.

-Nga ajo ditë jetoj me fantazmën e Xhanit…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Publikuar

-

Nga

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Nga: Erion Dasho

Kur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pandemisë, Kosova duhet e prekur më rëndë se Shqipëria. Ka patur raste gjatë vitit të kaluar, kur numri i personave të shtruar dhe vdekjeve në QKUK e kalonte ndjeshëm numrin pacientëve dhe vdekjeve në spitalet COVID në Shqipëri. Për më tepër, popullsia e Kosovës është më pak se dy të tretat e Shqipërisë, çka e bën situatën edhe më dramatike kur përllogariten vlerat për banor.

Si qëndron e vërteta? Le t’i krahasojmë dy vendet tona sipas një sërë parametrash tashmë të bërë publikë.

Shqipëria raportonte zyrtarisht 1,181 vdekje nga COVID-i deri në 31 dhjetor 2020. Kjo përkthehej në një vdekshmëri per capita prej 41 vdekje për 100 mijë banorë. Faktikisht, Shqipëria e mbyllte vitin 2020 me 5,668 vdekje shtesë, e përkthyer në një vdekshmëri per capita rreth 203 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Për të njëjtën periudhë, Kosova raportonte zyrtarisht 1,280 vdekje nga COVID-i ose 68 vdekje për 100 mijë banorë, 65% më e lartë se vdekshmëria në Shqipëri. Në fakt, vdekjet shtesë gjatë vitit 2020 ishin 2,190, e përkthyer në një vdekshmëri per capita prej 117 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Pra Kosova e cila në pamje të parë duket sikur e ka menaxhuar epideminë e COVID-it më keq se Shqipëria, në fakt ka një vdekshmëri pothuajse dy herë më të ulët se Shqipëria.

LEXO EDHE:  Meta takim me kongresmenin amerikan/ “Duhet luftuar terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

Mbi të gjitha, Kosova ka një koeficient “ndershmërie” për t’u admiruar ku vdekjet shtesë janë 1.7 herë më të larta se vdekjet nga COVID-i. Ky koeficient e vendos Kosovën në linjë me vende si Italia, Portugalia, Kroacia dhe Republika Çeke, vende ku vdekjet raportohen ndershmërisht dhe pa manipulime.

Shqipëria nga ana tjetër, ka një koeficient “mashtrimi” prej 4.8, çka flet për manipulim të rëndshëm me shifrat e vdekjeve. Kjo vlerë e rendit Shqipërinë midis vendeve, si Rusia me një koeficient 6.5 dhe Serbia me një koeficient 5. Shqipëria është e treta në këtë listë europiane.

Duke manipuluar me shifrat e epidemisë, qeveria e Boratit arriti të mashtronte shqiptarët dhe të huajt, deri sa vdekshmëria shtesë i nxorri petët e mykura lakrorit rilindas.

Për të marrë mësime transparence dhe mirëmenaxhimi të epidemisë, nuk ka nevojë të shkojmë larg. Vëllezërit tanë në Kosovë pavarësisht se më të varfër dhe me një shëndetësi në dukje më pak cilësore se jona, janë shembulli i parë nga mund të mësojnë “kompetentët” dhe “ekspertët” tanë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përputhen/ Çam Vangjeli, grek Shpëtimi

Publikuar

-

Nga

Përputhen/ Çam Vangjeli, grek Shpëtimi

Nga: Bledi Mane

Vangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së parë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Athinë ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Edhe Shpëtim Idrizi me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së dytë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Paramithi ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Të dy patën fat fillestar raskapitës por kanë vite e dekada që “zihen dhe grinden” me njëri-tjetrin pa më të voglin shkak duke i shkaktuar kosto jo vetëm financiare vendit që i pranoi e u ofroi strehë. Pasi lodhen së grinduri si kallogretë e koreve helene të dy e të kapluar prej shterpësisë, ofshamat e mallkimet ia lëshojnë Shqipërisë. Shqipëria ua shëroi plagët, ua hapi derën, u dha ujë, arsim, liri, prona, identitet por që të dy si të mbrapshtë që janë shkojnë qurraviten një herë në katër vjet sa te zyrat e PS-së e sa te oborri i Shqup-it.

Vetëm e vetëm për të siguruar një vend në parlament edhe me djallin bëjnë aleancë, mjafton që në sytë e botës të quraviten e ta degjenerojnë Shqipërinë e të përfitojnë prej saj edhe kur është e lodhur apo e sëmurë. Kanë hyrë e kanë dalë nga ai parlament dhjetra herë e nuk mbahen mend sikur për një projektligj apo projektrezolutë të dobishme. Bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin paradite por hallin nuk e kanë me veten, e kanë me poshtërimin që i bëjnë atdheut tonë duke e kthyer nxirrjen dhe poshtërimin në biznes privat….

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

LEXO EDHE:  Meta e nis ditën me familjet e pastreha në Sukth/ Vogëlushja prej dy ditësh në çadër, vishet Kuq e Zi

Si gjithmonë Shqipëria e shkretë fisnike deri në dhimbje i duron, i toleron, i afron, i përqafon se përndryshe nëse historia do zhbëhej Vangjel Dule nyk do kishte shans të vegjetonte rrugëve të Tiranës por do ishte një kamarier në Mikonos, ndërsa Shpëtim Idrizi do mblidhte ullinj në Parga.

Më duhet ti jap paksa të drejtë fqinjit juhor, fundja Greqia do ketë pasur të drejtë pse e zboi edhe Vangjelin, edhe Shpëtimin gati një shekull më parë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE