Connect with Us

Mira Rakacolli tregon veprimin e “çuditshëm” të pacientëve të infektuar me Covid-19

Shëndeti

Mira Rakacolli tregon veprimin e “çuditshëm” të pacientëve të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Mira Rakacolli tregon veprimin e ‘’çuditshëm” të pacientëve të infektuar me Covid-19

Prej ditësh në Shqipëri raportohen rritje e rasteve të të infektuarve dhe pacientëve që humbin jetën për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky trend ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrë masa të reja kufizuese, masa këto që konkretisht konsistojnë tek ndalimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave në ambientet e mbyllura ose të hapura.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi masat e marra në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania. Sipas saj masat kufizuese janë ndërmarrë pas rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur me coronavirus.

“Kanë qenë të ndaluara grumbullimet, por duke bërë analizën e situatës e pamë të nevojshme ta theksojmë këtë informacion. Situata epidemiologjike e bëri të domosdoshme që ta rivëmë në vëmendjen këtë masë. Nuk do të ketë asnjë aktivitet as në ambient të hapur dhe në asnjë ambient të mbyllur. Situata është dinamike dhe ne e ndjekin situatën dhe në varësi të shifrave përshtatim masat, që mendojmë se janë më efikasitet për periudhën që po kalojmë”, tha ajo.

Ajo tha se pavarësisht situatës jo të mirë nuk është menduar akoma një skenar për të shkuar tek rimbyllja e ekonomisë.

“Jo, për momentin kjo nuk është akoma. Ne e kemi sqaruar edhe herë tjetër situatën, që është gjithmonë një kombinim faktorësh që ka të bëjë me shtrimet në spitale, numrin e atyre që humbin jetën dhe respektimin ose jo të masave që rekomandojmë. Një kombinim i tyre na çon ne në shtim të masave kufizuese”, shtoi ajo.

Të ndjerë të frikësuar, shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin bombola të oksigjenit në banesë. Kjo qasje sipas znj. Rakacolli është e gabuar, ndërsa ftoi qytetarët të komunikojnë me mjekun e familjes mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

LEXO EDHE:  KLP cakton prokuror të përkohshëm në Gjirokastër/ Gjon Fusha konfirmohet pozitiv me Covid

“Në shtëpi rekomandohet që të ndiqen rastet e lehta dhe të mesme kur kanë një nivel të caktuar oksigjeni, është pikërisht  niveli i oksigjenit 93-94% që pacienti mund të qëndrojë në shtëpi me rekomandimin e mjekut të familjes. Ky është një fenomen që njerëzit kanë filluar të përdorin aparat oksigjeni në shtëpi. Trajtimi duhet të bëhet i vëmendshëm dhe i specializuar. Unë personalisht nuk ua rekomandoj këtë trajtim në shtëpi”, shtoi Rakacolli.

Gjithashtu znj. Rakacolli tha se ka pacientë, të cilët vijojnë të thyejnë karantinën duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19 janë të regjistruar dhe ka një databaze për to.

“Thelbi i kontrollit të pandemisë është bërja e testit, por është edhe izolimi. Testimi nuk ka kuptim nëse nuk pasohet nga izolimi. Çdo person tjetër kontakti, duhet detyrimisht edhe që të izolohet sipas të gjitha rekomandim rekomandimeve. E them me përgjegjësi: Lista shkon në polici. Thelbi është mos-dalja dhe mos-shpërndarja e infeksionit. Ne na qëllon edhe kështu, p.sh epidemiologu e merr në telefon dhe i thotë se po të vijë ai (pacienti) i thotë hajde më vonë se kam dalë dhe kjo është e tmerrshme. Raportohet në polici, por ndërkohë e keqja është bërë tashmë se ai ka dalë.Të gjithë pozitivët, nuk ka rëndësi se ku e bën testin. Testet që bëhen tek privati konfirmohen tek ISHP-ja. Të gjithë njerëzit që janë pozitivë janë nëpër databaze, dhe bëhet maksimumi për të bërë një gjurmim dhe izolim të tyre”, shtoi ajo./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën, sa e frenon vaksinimi

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Në Itali, numri i të shëruarve 5 herë më i madh se infektimet ditore/ Vdesin 30 persona

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel kërkon kompetenca emergjente përballë COVID-it



Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Delta’ i ndryshoi rregullat e lojës/ Sulçebe: I pamjaftueshëm imunizimi me 73 % e popullatës

Publikuar

-

Nga

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

LEXO EDHE:  Ulje drastike të shifrave në Maqedoninë e Veriut/ 39 raste të reja në 24 orë

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel kërkon kompetenca emergjente përballë COVID-it



“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  KLP cakton prokuror të përkohshëm në Gjirokastër/ Gjon Fusha konfirmohet pozitiv me Covid

LEXO EDHE:  KLP cakton prokuror të përkohshëm në Gjirokastër/ Gjon Fusha konfirmohet pozitiv me Covid

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE