Connect with Us

Menaxhimi i pandemisë Covid-19/ Debat i ashpër në Kosovë

Kosova & Rajoni

Menaxhimi i pandemisë Covid-19/ Debat i ashpër në Kosovë

Publikuar

-

Menaxhimi i pandemisë Covid-19/ Debat i ashpër në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po debatojnë sot në një seancë plenare lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se situata me pandemi është përkeqësuar.

Ajo tha se numri i madh i rasteve të të prekurve me virus dhe vdekjeve është alarmant.

“Qeveria nuk garanton siguri dhe mbështetje për qytetarët. Logjika nga çka udhëheqin qeveritarët tregon se barrën më të madhe e kanë hedhur te vetë qytetarët. Kërkohet prej tyre t’ia dalin si të munden. Jemi në një krizë të shumëanshme nga COVID-19. Situata është krejtësisht jashtë kontrollit”, tha ajo.

Edhe deputetët e tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje adresuan kritika ndaj Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, për siç thanë, dështimin në menaxhimin e gjendjes me pandeminë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se në rrethanat aktuale do të ishte mirë që të gjithë të bëhen bashkë për të luftuar pandeminë.

“Të gjithë ne do të jemi faqebardhë kur do ta largojmë virusin. Në këtë kohë duhet mobilizim e kurajë, e solidaritet pozitë e opozitë. Secili ka mundësi të japë kontribut për t’u përballur me pandeminë”, tha ministri Zemaj duke shtuar se në harmoni me ligjin janë hartuar edhe plane.

Edhe deputeti Bekim Haxhiu, nga partia tjetër opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, tha se situata është “buzë kolapsit”. Ai tha se duhet të sigurohet aparaturë e re në spitale dhe të rritet numri i testimeve në grupe.

LEXO EDHE:  Akademia e Shkencave publikon studimin/ Në Tiranë imuniteti 7 %, të imponohet mbajtja e maskave

“Sot nuk mund të flasim për menaxhimin e pandemisë COVID-19, por për keqmenaxhimin e saj, paaftësi, mosshfrytëzim të të gjitha kapaciteteve shëndetësore, në këtë përballje me koronavirusin. Sot situata me pandemi është buzë kolapsit”, tha Haxhiu.

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka folur në emër të Grupit Parlamentar, duke thënë se nuk duhet të kërkohet fajtor i vetëm në një situatë me pandemi. Ai tha se COVID-19 e ka gjunjëzuar botën.

“Ne duhet të jemi pro masave të cilat e vënë nën kontroll pandeminë. Dhe përkundër nevojës për masa, duhet të ruhet edhe ekonomia. Atë e ruajmë kur bëjmë një balancë të të gjitha aktiviteteve ekonomike në vend, por duke e parë si prioritet shëndetin e popullatës”, tha ai.

Kurse, Albena Reshitaj theksoi se sot mund të kërkohet përgjegjësi nga ministri, por sipas saj, duhet të shikohen segmentet e tjera, duke përmendur mosmiratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 849. Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30 mijë e 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17 mijë 878 pacientë janë shëruar./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja anti-covid në Greqi.

Duke filluar që nga data 6 Mars deri më 16 Mars në 6 të mëngjesit do të futen në karantinë qytetet përfshin Atikën, Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia, raportojnë mediat greke.

Kështu, në të gjitha zonat me “të kuqe të thellë “, operacioni i shitjes me pakicë është pezulluar, si dhe funksionimi i drejtpërdrejtë i shkollave në të gjitha nivelet, me përjashtim të arsimit special. Mësimi tashmë do të jetë online.

Në zonat që janë në “të kuqe “, mësimi në shkollat ​​e mesme do të bëhet në distancë, ndërsa në nivelet e tjera do të zhvillohet normalisht në klasa.

LEXO EDHE:  Teoritë konspirative për Covid-19/ Përhapja e tyre në Shqipëri dhe Ballkan shihet si rrezik shëndetësor

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi plas “bombën”/ Rama ka dhënë dorëheqjen tre herë në tetor, ja kush e mban peng

Hardalias deklaroi se ndryshimet e mëposhtme zbatohen për SMS në të gjithë Greqinë, pavarësisht nga rreziku epidemiologjik:

Në SMS 2 për lëvizjen për furnizimin e mallrave bazë, por edhe në SMS 3 për degët bankare, lëvizja do të bëhet vetëm brenda komunave përkatëse ose në një distancë deri në 2 km.

Për SMS 6 në lidhje me sportin ose ecjen me një kafshë shtëpiake, do të bëhet ekskluzivisht në këmbë ose me biçikletë. Me fjalë të tjera, askush nuk do të jetë në gjendje të dërgojë kodin 6 në të gjithë Greqinë për të lëvizur me makinë ose motor.

Kush do të udhëtojë me SMS 4, organet mbikëqyrëse duhet t’i kërkojnë prova shtesë në mënyrë që të përcaktohet përshtatshmëria e udhëtimeve të jashtëzakonshme për qytetarët.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO EDHE:  Fillimi i një fundi të gjatë/ Pëllumb Pipero tregon se kur mbyllet pandemia e Covid-19

LEXO EDHE:  Why should we be ashamed in front of Qazim Rasha

Sipas projeksioneve aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, pas kërkesës së tij për votëbesim. Për Qeverinë votuan 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërsa opozita e bojkotoi votimin.

Paraprakisht, Zaev tha se e ka paraqitur kërkesën pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

LEXO EDHE:  Përhapja aktuale e vaksinave, tregon se kombësia dikton ende jetët tona

LEXO EDHE:  STOP heq rrëfimin e Salianjit/ CNA.al paralajmëron fakte dhe prova të reja

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla./rel

LEXO TE PLOTE