LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komiteti ndaloi mbledhjet partiake/ Bardhi i hakërrehet Ramës: Prite sa të mbarosh takimet elektorale

17 Nëntor 2020, 17:51, Politikë CNA
Komiteti ndaloi mbledhjet partiake/ Bardhi i hakërrehet Ramës: Prite

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ishte i ftuar pasditen e sotme në ABC neës, ku mes të tjerave ka komentuar dhe masat e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili ndaloi mbledhjet partiake dhe grumbullimet më shumë se 10 persona.

Bardhi tha se komiteti priti derisa të mbaronte takimet elektorale Partia Socialiste.

?Kjo tregon se nuk kanë as strategji për menaxhim, vetëm improvizojnë, pritën të mbarojnë takimet elektorale PS-ja, që nuk respektohej asnjë masë dhe jemi sot në gjendjen që kemi 600 persona të prekur brenda një dite. Ne nuk kemi asnjë shqetësim, ne e kemi mbështetur gjithmonë cdo masë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve por masat kaotike dhe pa u shoqëruar me masa të tjera nuk sjellin efekt.

Vazhdojnë që të jenë kaotikë, improvizojnë masa dhe nuk kishin përgjigje të drejta. Në momentin që ndalon mos grumbullimin më shumë se 10 veta, cfarë do të bësh me shkollat? Kjo nuk mori përgjigje. Por cfarë do të bëhet me transportin publik? Ajo që ka treguar këto 8 muaj, është se qeveria ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, ka marrë masa gjithmonë të vonuara”, tha Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga