Connect with Us

Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe/ Rama: Basha duhet të sqarojë opinionin publik

Aktualitet

Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe/ Rama: Basha duhet të sqarojë opinionin publik

Publikuar

-

Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe/ Rama: Basha duhet të sqarojë opinionin publik

Pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës, vjen një tjetër reagim nga kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqarohnte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri shtoi më tej se ai vetë ka vetëm një rol, atë që t’i kërkoj Bashës që të sqarojë opinionin publik, pasi sipas Ramës kjo nuk është një çështje personale, por një çështje me interes kombëtar.

“Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës heq dorë nga paga/ Kërkon shkurtim të rrogës së kolegëve

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët”, shkruan Rama. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës heq dorë nga paga/ Kërkon shkurtim të rrogës së kolegëve

LEXO EDHE:  Basha “i tërheq veshin” qeverisë/ Rindërtimi është larg nga përmbushja

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, do të shërbejë për udhëtimet jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat bëri me dijë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit.

Sipas Ramës, kjo do të shërbejë nëse vendet e huaja do ta vendosin si kusht për të gjithë ata që do të udhëtojnë.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE