Connect with Us

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Denoncim

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Publikuar

-

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv Klan, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

LEXO EDHE:  Rriten të infektuarit në shtetin fqinj/ 40 raste të reja në 24 orë

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Publikuar

-

Nga

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon faktin që shkollat nuk janë paisur ende me regjistra, ndonëse ka 9 javë që ka filluar mësimi.

Sipas tij, kjo bëhet për të fshehur numrin e mungesave nga Covid, të mësuesve dhe nxënësve.

Shkollat pa rregjistrat baze!

Keshtu fshihet numri i mungesave nga covid19

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha.

Megjithse kane kaluar 9 jave nga fillimi i vitit asnje shkolle nuk eshte paisur me regjistrat shkollore,si dokumenti baze.

Mire tamponat vijne nga jashte po paisje me regjistra eshte gjeja me elementare.

Mos valle dhe keto do behen 3D qe te “pelcase” Gjermania nga inati.

Nuk eshte e rastesishme kjo.Keto fshehin numrin jashtezakonisht te larte te mungesave te nxenesve dhe te mesuesve.

Kur nuk dokumenton dijen,pranon injorancen dhe ushqen propoganden.

Heshtja sot,vret te ardhmen.

Respekte per ju,zeri i te vertetes ne kete kohe pandemie shendeti dhe politike.

Anonim se terbimi i tyre sot djeg dhe gurin.

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Publikuar

-

Nga

Denoncimi / Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë “rekord” të përgjigjes për Covid 19!

Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në “dorë” dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Fiks Fare” shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit “Euro Lab”, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

***

Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe

Fiksi – Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.

Qytetari – Po, po bëjnë.

Fiksi – Ore zgjat shumë…

Qytetari – 20!

Fiksi – Ëëë?

LEXO EDHE:  Stop–Skandali/ Zyrtarisht call centër, por vajzave u kërkohet seks on line (VIDEO)

LEXO EDHE:  Habit Brataj/ “Tamponi del negativ edhe kur je i prekur me Covid-19”

Qytetari – 20 minuta.

Fiksi – Sa kushtonte?

Qytetari – 8 mijë lekë.

Fiksi – Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për…

Punonjësja e laboratorit – Mal të Zi!

Fiksi – Mal të Zi.

Punonjësja e laboratorit – Edhe don me bë tamponin?!

Fiksi – Normale.

Punonjësja e laboratorit – Një sekondë, një sekondë.

Fiksi – Më fal, më fal.

Punonjësja e laboratorit – Ose ec futu se nuk ka gjë

Fiksi – Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s’po di.

Punonjësja e laboratorit – Ça ke mo burrë?

Fiksi – Jo s’kam asnjë gjë unë i shkreti.

Punonjësja e laboratorit – Ça të frikëson ty te na?

Fiksi – Jo.

Punonjësja e laboratorit – Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s’ka ça ndodh te na.

Fiksi – Sa vonon të lutem?

Punonjësja e laboratorit – Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.

Fiksi – S’është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s’ka problem.

Punonjësja e laboratorit – Ke patent?

Fiksi – Kam patent.

Punonjësja e laboratorit – Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.

Fiksi – Atë e di unë.

Punonjësja e laboratorit – Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.

Fiksi – Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë…

Punonjësi i laboratorit – Kam me të kthy 2 mijë.

Fiksi – Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te… në rregull.

Punonjësja e laboratorit – Atëherë, gjithë të mirat.

Fiksi – Të vij pas 10 minutash ta marr?

Punonjësja e laboratorit – 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.

Pas 15 minutash…

Fiksi – Të marrim përgjigjen.

Qytetari 2 – Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë…

Fiksi – Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?

Punonjësja e laboratorit 2 – Si e ke emrin?

Fiksi – … e ajo.

(Punonjësi bën gati fletën e analizave)

Punonjësi i laboratorit – Emri yt?

Fiksi – Po.

Punonjësja e laboratorit – … dhe …

Fiksi – Shumë faleminderit.

Punonjësja e laboratorit – Respekte!

Fiksi – Fiks në orar kemi ardh.

Dogana e Hanit të Hotit

Fiksi – Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?

Punonjësi i doganës – 72 orë.

Fiksi – 72 orë? Tani e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e ke.

Fiksi – E bërë në Koplik.

Punonjësi i doganës – Ëë?

Fiksi – Në Koplik e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e bëra.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

Publikuar

-

Nga

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë. Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar edhe pse nuk ishte i tillë.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.

Në gjithë këtë rrëmujë, posti i kryetarit të Bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuça, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.

Shefki Karamuça ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë në vitet 1999 deri në 2003-shin. Ai është larguar nga ky post nga votat e të majtës dhe për 16 vite Bashkia e Vorës është drejtuar nga PD-ja.

Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.

Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Humb dy krahët në punë/Shteti e lë në mëshirë të fatit

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 zyrtari i policisë në Librazhd/ Konfirmohen pozitivë edhe dy efektivë në Elbasan

Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje. Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Përveç përfshirjes në politikë, Shefki Karamuça njihet edhe si ndërtues. Figuron që stafi i firmës ndërtuese private që ai ka në pronësi është punësuar në Bashkinë e Vorës. Ky staf është aq i veçuar saqë ka marrë zyra me qira në objektin privat ndërtuar nga Karamuça. Thuhet gjithashtu se zyra e re e Karamuçës është në godinën e tij. I bie që kryetari i Bashkisë së Vorës i jep me qira vetes së vet ambientet e godinës private që ai ndërtoi sapo u bë kryetar.

“Stop” shkoi në godinën në pronësi të Karamuçës, vetëm pak metra të godinës së transferuar të Bashkisë së Vorës. Vetëm pak kohë para se Karamuça të merrte pozicionin e kryetarit të Bashkisë, godina ishte e pandërtuar./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE