Connect with Us

I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 26-vjeçari  në Durrës

Kronika

I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 26-vjeçari  në Durrës

Publikuar

-

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar në Durrës. Ndërsa janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

B.X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj të Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi plagosi me thikë dy persona më datë 21.05.2020.

DVP Durrës/ Ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit. A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë. Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale. L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

LEXO EDHE:  Lushnjë/ Goditi 62 vjecarin, arrestohet kreu i komunës Ballagat

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Një atentat ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marjon Mitro, ishte i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste”.

Sipas informacioneve  nga Policia, bëhet me dije se ende nuk ka informacione të nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo.

Marjon Mitro ishte dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndërsa makina që u gjet e djegur sot në Vlorë dyshohet se i përket autorëve.

Po ashtu, Policia thotë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa arma që është qëlluar nuk le gëzhoja.

LEXO EDHE:  Punonte dentist pa patur diplomë/ Arrestohet në Vlorë shtetasi turk

LEXO EDHE:  Kosovë, sulmohet policia në veri

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë, u qëllua nga një mjet në ecje.

Atentati ndaj Mitros ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec/ Shkak lagështia në rrugë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Pllocës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i lënduar një person.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE