LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hakmarrja për Strasburgun/ Dariel Sina përdori postin e Komisionerit Publik?

17 Nëntor 2020, 12:52, Vetingu CNA
Hakmarrja për Strasburgun/ Dariel Sina përdori postin e Komisionerit

Instituticioni i Komisionerit Publik, pretendohet se është rregullator i procesit të Vettingut. Në fakt njëri nga komisionerët publik, dyshohet se ka ndryshuar destinacion në zbatimin e këtij rregulli.

Ai është Dariel Sina, i cili dyshohet se e ka përdorur institucionin ku bën pjesë për hakmarrje personale. Sina u emërua në këtë detyrë në Mars të vitit 2018, pas shkarkimit të Herald Saraçit. Sot, pas pothuajse dy vitesh Sina, pret të zërë vendin e Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që nuk i plotëson kriteret ligjore dhe jo vetëm.

Dariel Sina është skualifikuar nga gara si kandidat për Gjykatën e Strasburgut në vitin 2016 dhe ka qenë Bashkim Dedja, me detyrë kryetar i Gjykatës Kushtetuese që ka votuar kundër.

Pasi iu prish ëndërra e Strasburgut, Dariel Sina gjeti prehje në IKP. Në pozicionin e Komisionerit Publik, në vitin 2018 Sina ka ankimuar subjektin e rivlerësimit Bashkim Dedja, i cili kishte kaluar me sukses shkallën e parë të Vettingut. Kujtojmë se në një nga seancat në KPA, Sina është përplasur me Maks Haxhian, avokatin e gjyqtarit Bashkim Dedja.

Gjatë parashtrimit të mbrojtjes përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Dedja dhe avokati i tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin dhe akuzuan Komisionerin Publik, Dariel Sina se ishte në konflikt interesi, kishte përdorur standard të dyfishte dhe ishte treguar dashakeq.
Pas ?ndëshkimit? të Bashkim Dedes, Dariel Sina është me sytë nga Gjykata e Lartë.

Më herët Sina i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, përmes së cilës kërkonte informacion nga ky institucion se përse nuk vijon procesi, pasi që në datën 11 shkurt 2020 ka përfunduar procedura e verifikimit dhe atij nuk i është vënë në dispozicion rezultati.

Sot, KLGJ ka njoftuar se ka kualifikuar me 5 vota pro e 4 kundër kandidatin nga radhët jogjyqtarëve Darjel Sina për në Gjykatën e Lartë. Tashmë KLGJ pritet të përfundojë pikëzimin për Sinën dhe t?i hapë rrugë emërimit të tij në Gjykatën e Lartë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga