LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekipi i Xho Bajden, i cilëson një barrë për kombin amerikanët mbi 75-vjeç

17 Nëntor 2020, 07:29, Blog CNA
Ekipi i Xho Bajden, i cilëson një barrë për kombin

Nga Natalie Goodnow ?The Hill?

?Pse shpresoj të vdes në moshën 75-vjeçare?, ishte titulli i shkrimit që botoi në vitin 2014 në ?The Atlantic? dr.Ezekiel Emanuel, duke ngritur pikëpyetjen nëse ?konsumi ynë vlen sa kontributi që japim? pas një pike të caktuar të jetës.

Në të, ai argumenton në favor të ?cilësisë?, përkundrejt ?sasisë? së jetës. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden, njoftoi formimin e një task-force kundër koronavirusit, duke përfshirë Emanuel si një nga anëtarët e bordit. Është një kthesë e çuditshme e ngjarjeve që Emanuel zgjidhet në këtë post, pikërisht nga një burrë në fund të të 70-ave.

Emanuel është kryetari i Departamentit të Etikës Mjekësore dhe Politikave Shëndetësore në Universitetin e Pensilvanisë. Ai tashmë do të duhet të ndihmojë në hartimin e reagimit kombëtare ndaj një pandemie, që prek në mënyrë disproporcionale të moshuarit dhe më të prekshmit.

A do të peshohet kontributi i të moshuarve, në raport me konsumin e burimeve prej tyre
(një pyetje veçanërisht e ngutshme në lidhje me shpërndarjen e një vaksine)? Mjerisht, përgjigja për këtë duket të jetë po.

Covid-19 ka goditur më rëndë amerikanët e moshuar, dhe një raport në qershor, tha se ata përfaqësojnë deri në 40 për qind – ose ndoshta më shumë – të vdekjeve nga kjo sëmundje, kryesisht në shtëpitë e të moshuarve.

Dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thonë se rreziku i vdekjes nga Covid -19 për ata që i përkasin grup-moshës 75-84 vjeç, është 220 herë më e lartë se sa i 18-29-vjeçarëve (për ata të moshës 50-64 vjeç është 30 herë më i lartë, dhe për ata të moshës 65-74 vjeç, është 90 herë më e lartë).

Kur përfshihet në një ekip për të menaxhuar një pandemi, e cila po dëmton veçanërisht njerëzit e moshuar, dhe ata që bëhen më të prekshëm nga aftësitë e kufizuara dhe gjendjet e ndryshme shëndetësore, një personazh si Emanuel, kjo është një zgjedhje alarmante.

Pasi ai shkroi dikur: Pa dyshim, vdekja është një humbje. . . Por ka një të vërtetë, që shumë prej nesh duket se po i rezistojnë:të jetosh shumë gjatë, është gjithashtu një humbje. Kjo bën që shumë prej nesh, nëse janë me aftësi të kufizuara, të zhyten një gjendje që nuk mund të jetë më e keqe sesa vdekja.

Ajo na privon nga kreativiteti dhe aftësia për të kontribuar në punë dhe shoqëri. E transformon mënyrën se si njerëzit na përjetojnë, si lidhen me ne, dhe më e rëndësishmja, na kujtojnë. Ne nuk kujtohemi më si të gjallë dhe të angazhuar, por si të dobët, joefektivë, madje edhe patetikë?.

Ai shton se megjithëse amerikanët sot mund të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre, ?ata ka të ngjarë të jenë më të paaftë. . . Situata bëhet edhe më problematike kur përballemi me më të tmerrshmen nga të gjitha opsionet:jetesa me demencën, dhe paaftësi të tjera mendore?.

Ndërsa Emanuel mund t?u referohet sëmundjeve që shoqërojnë moshën e vjetër në esenë e tij, argumenti që ai bën, mund të shtrihet po aq lehtë për njerëzit e çdo lloj moshe, me aftësi të kufizuara fizike ose mendore.

Kjo perspektivë utilitare, i redukton njerëzit të maten me disa përkufizime të produktivitetit. Por vlera e një individi, është shumë më tepër sesa ajo që ata janë të aftë të bëjnë apo prodhojnë (apo potencialin që kanë për të prodhuar).

Në esenë e tij, Emanuel vuri në dukje se ai ?nuk po mbronte 75-vjeçarët si statistikë zyrtare ë një jete të plotë dhe të mirë, për të kursyer burime, për të racionuar kujdesin shëndetësor, apo për të adresuar çështje të politikave publike që vijnë nga rritja e jetëgjatësisë?.

Sidoqoftë, ky mohim nuk është qetësues, duke pasur parasysh artikullin e fundit të Emanuel.

Emanuel bashkë-shkroi një artikullin në revistën ?Science? në shtator, mbi mënyrën më etike për shpërndarjen globale të një vaksine ndaj koronavirusit.

Me Modelin e Prioritetit të Drejtë, ai dhe kolegët e tij propozuan si përparësi parandalimin e ?vdekjeve të parakohshme? , pra një vdekje që e ?parandalon dikë të ushtrojë aftësitë e tij, apo të realizojë qëllimet e tij më vonë në jetë?, pasi vdekjet e parakohshme janë më keq sesa vdekjet në moshë të thyer, vërejnë ata.

Shpjegimi i tyre evokon librin e Oruell ?Ferma e Kafshëve?:?Kjo qasje i konsideron të gjitha vdekjet si të rëndësishme, por vdekjet e hershme si veçanërisht të rëndësishme?. Në thelb, pavarësisht nga fakti se të moshuarit janë eksponencialisht më të rrezikuar nga vdekja sesa të rinjtë, ata nuk duhet të kenë përparësi në shpërndarjen e vaksinave, pasi jeta e tyre nuk ka vlerë të barabartë.

Zgjedhja e Emanuel nga Bajden për task-forcën e posaçme kundër koronavirusit, paralajmëron jo vetëm mbi mënyrën se si administrata e tij do t?i përgjigjej pandemisë, por edhe mënyrën se si ai do t?i qaset politikës shëndetësore. Atëherë, kush do të konsiderohet i denjë për t?u shëruar?/Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://thehill.com/opinion/healthcare/526128-bidens-dangerous-covid-taskforce-pick-says-living-too-long-is-a-loss

Lajmet e fundit nga