Connect with Us

E akuzuan se po i merr votat PD-së/ Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetes

Politikë

E akuzuan se po i merr votat PD-së/ Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetes

Publikuar

-

E akuzuan se po i merr votat PD-së/ Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetes

Që nga momenti kur Jozefina Topalli tregoi publikisht se do të krijojë Lëvizjen për Ndryshim, PD u hodh në sulm ndaj saj dhe madje e akuzuan se po i merr votat Lulzim Bashës.

Por për këto akuza Topalli ka vetëm një shpjegim. Ajo thotë se Basha ia ka shkruar vetë historinë vetes me vendimet dhe marrëveshjet e firmosura me kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryeparlamentarja fajëson kryetarin e opozitës për faktin që Rama është në qeveri sot dhe që pretendon të marrë një mandat të tretë.

Lulzim Basha ia ka shkruar historinë vetes së vet përmes ngjarjeve dhe vendimeve që ai ka marrë gjatë kësaj periudhe. Unë nuk besoj se kush mendon që pasi ika nga parlamenti, pasi ke dorëzuar këshillat bashkiakë, pasi ke dorëzuar të gjithë bashkitë, ka shumë shanse për të marrë qeverinë.

Unë e kam përsëritur prej vitesh, Edi Rama ndihet shumë komod me një opozitë të drejtuar me drejtimin aktual. Po të kishte një drejtim të ri dhe të pakorruptuar PD, Edi Rama nuk do ishte në qeveri sot, nuk do merrte një mandat të tretë dhe mbase nuk do kishte marrë asnjë mandat të dytë  po të mos bëhej marrëveshja e 2017-ës”, theksoi drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim në emisionin “Përballë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Manjani thirrje Bashës/ Sa më shpejt të largohesh, aq më mirë për të gjithë ne

Publikuar

-

Nga

"Nuk jam më i miri, po s’ka më të mirë"/ Befason Manjani: Rama e pastë hallall super pushtetin...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se reforma territoriale është shumë e nevojshme për vendin, por Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën nuk do t’i hyjë në punë asnjë lloj reforme.

Manjani ka deklaruar se Partia Demokratike është damka që kryetari damkos anëtarët e tij dhe sa më shpejt të largohet ai, aq më mirë do të jetë.

“Reforma territoriale është padyshim e nevojshme për vendin. Por Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk i bën më fajde asnjë reformë.

Partia nuk është vulë, por bashkim njerëzish të lirë e vullnetmirë.



LEXO EDHE:  Agron Duka “tradhton” Bashën/ Publikon kandidatin e tij për Durrësin

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Bashës: Qeveria, sistemi bankar dhe krimi janë bërë një

E pra partia e Lulit është vetëm një vulë që nuk vulos dot më as letrat zyrtare por veten. Është damka që kryetari damkos anëtarët e partisë së tij…

Ndaj them se nuk i bëjnë më punë reformat.

Edhe sikur Rama t’i bojkotojë zgjedhjet për t’i dhuruar pushtet atij, Luli prap nuk fiton. As Bashkinë e Kamzës nuk e merr dot në këtë gjendje që e katandisi Luli…

Sa më shpejt të largohet, më mirë për reformat dhe të gjithë ne”, shkruan Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosje për Metën në SPAK ?/ Kush ia “kyçi” gojën presidentit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, presidenti Ilir Meta u shfaq në media si një “luan”, por pas zgjedhjeve mesa duket “luani ëshë bërë lepur”.

Tashmë kemi një Ilir Metë në rolin e presidentit, për më tepër dekretoi edhe Qeverinë “Rama 3”.

Presidenti Ilir Meta deklaroi para zgjedhjeve se nuk do ta dekretonte Edi Ramën Kryeministër nëse do fitonte zgjedhjet, por kjo nuk ndodhi. Për më tepër ai i ka drejtuar një mesazh të fortë edhe Opozitës.

Pas betimit të Lindita Nikollës në postin e Kryetares së Kuvendit, Meta nxitoi ta uronte dhe ti bënte thirrje opozitës, të hiqte dorë nga bojkoti.

Por, pse u “zbut” Meta?

Në fakt, Meta duket se ka një ndryshim 360 gradë në sjelljen e tij në raport me mazhorancën, gjë që sjell dyshime të se çfarë mund t’i ketë mbyllur gojën Ilir Metës.

Ilir Meta prej 30 vitesh në politikë, është shoqëruar nga jo pak bëma dhe gjëma. Kujtojmë këtu 4 të vrarë në bulevard në 21 janar 2011, për bllokun e Ilir Metës.

Nga ana tjetër, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në 30 vite demokraci janë paguar me taksat e shqiptarëve, në poste të ndryshme, por edhe pse me rroga shteti, kanë vënë pasuri të frikshme.

LEXO EDHE:  Grida Duma sulmon Lulzim Bashën/ Nuk ka alternativë

LEXO EDHE:  Ndotja e plazheve/ Malltezi: Askush s’mban përgjegjësi, qeveria po fle

Dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.

Shqiptarët kanë parë një Kryeministër të dhunshëm si Ilir Meta. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%.

Panë gjithashtu se me të gjithë zullumet e tyre, skandalet, korrupsionin e banditizmin politik, ata vetëm ngjiteshin në karrierë dhe me taksat e shqiptarëve mbushnin xhepat e tyre.



I kanë parë vila luksoze, i kanë parë se si i shkollojnë jashtë fëmijët me qindra, mijëra euro kur rrogat e tyre nuk e japin aspak këtë mundësi.

Dosja Meta-Kryemadhi është një provë për Reformën në Drejtësi, dhe tashmë ka ardhur koha që kjo dosje të kalojë në dorën e SPAK.

Meta i di mirë të gjitha këto dhe dyshimet janë se pikërisht “bëmat” e tij ne 30 vite e kanë zbutur tashmë presidentin, dhe po kërkon të bëjë “paqe”./CNA.al

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi “të zhytur” në luks

Meta, luani që u bë lepur/ Qytetarët “mbërthejnë peshkun” e madh

Dosja Meta-Kryemadhi/ Bëmat e sheikëve përballë SPAK-ut

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet axhenda e Berishës/ Dy qytetet që do e presin pas Vlorës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka zbritur në terren, dhe vijon përballjen “dhëmbë për dhëmbë”, për ringritjen e Partisë Demokratike.

Pasditen e sotme, në orën 18:00, Berisha do të jetë në Vlorë, ku do të zhvillohet takimi i radhës i “Folltores me demokratët”.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar axhendën e ish-kryeministrit për ditët në vijim.

Burimet bëjnë të ditur se pas Vlorës, takimi i radhës do të jetë te merkuren në Durrës, dhe më pas do niset drejt Shkodrës.

LEXO EDHE:  “U kthyen si pulat”/ Balla tallet keq me Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Ndotja e plazheve/ Malltezi: Askush s’mban përgjegjësi, qeveria po fle

Kujtojmë këtu se takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, dhe më pas në Fier, ku pati edhe një pritje madhështore nga mijëra demokratë./CNA.al



Berisha “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën/ Sot lëvizja e radhës

Fieri i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha: T’i tregojmë vendin, sot është koha për mision

LEXO TE PLOTE