Connect with Us

Arlind Çaçani deklaratë të fortë/ Numri i viktimave është 3-fish më i lartë sesa raportohet

Politikë

Arlind Çaçani deklaratë të fortë/ Numri i viktimave është 3-fish më i lartë sesa raportohet

Publikuar

-

Arlind Çaçani deklaratë të fortë/ Numri i viktimave është 3-fish më i lartë sesa raportohet

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën shëndetësore në vend.

Çaçani pretendon se në Shqipëri numri i viktimave nga koronaviruri është 3-fish më i lartë nga sa raportohet nga ministria e Shëndetësisë.

Kjo sipas tij, sepse autoritetet raportojnë vetëm humbjet e jetëve në spitale. Deputeti thotë se ka informacione që numri është 3-fish më i lartë, për shkak se shumë të moshuar po humbin jetën në shtëpi.

Kam bindjen e plotë që numri i viktimave shkaktuar nga koronavirusi është 3-fish më i lartë nga sa raportohet. Ministria e Shëndetësisë raporton vetëm humbjet që ndodhin në spitale. Por nga informacionet që kam numri është 3-fish më i lartë, për shkak se shumë të moshuar po humbin jetën në shtëpi.

Gjej rastin t’i bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të tjera të menaxhimit të krizës që të gjurmojnë humbjet e tjera kudo ndodhin nëpërmjet mjekut të familjes apo ekipeve të specializuara, për të qenë sa më të qartë me situatën dhe marrjen e masave të mëtejshme për përballimin e krizës. Duhet parë mundësia e disa kufizimeve të tjera pasi situata është tejet e rënduar”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërkohë që paralajmëron se për këtë çështje do të flasë edhe në seancën parlamentare të radhës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu bëhet nostalgjik/ Kujton historinë me ish-Presidentin Bush: E puthën kamarierët në faqe

Publikuar

-

Nga

“Të bashkohemi kundër Ramës”/ Mediu thirrje Metës të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Silva Bino/ Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër do të…

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si pritet të jenë temperaturat sot

Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Publikuar

-

Nga

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Publikuar

-

Nga

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Sipas tij qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve.

Z. Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”.

Ndërsa gazetari Andi Bushati thotë se politikat e ndjekura nga Trump dhe presidentët e mëparshëm të Demokratëve kanë “vija të qarta ndarëse”.

“Në periudhën Trump kemi parë një Amerikë tjetër se sa ajo Amerika e ëndrrave që çliroi Kosovën. Shpresoj dhe besoj që të rikthehet Amerika e ëndrrave dhe jo ajo e tipave kaubojsë të Trump dhe Grenell”, deklaroi z. Bushati.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Si mund të jetë një valë e dytë

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli bën deklaratën e fortë/ Ja pse i dogji Basha mandatet

Për z. Haxhiu edhe pse nuk pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tha se, ajo ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësisë së liderëve të Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në fund, Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë.

“Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi z. Haxhiu./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE