LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat ndaj Bashës/ Isa Mustafa: Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë

17 Nëntor 2020, 12:19, Kosova & Bota CNA
Akuzat ndaj Bashës/ Isa Mustafa: Duhet të pushojnë sulmet e

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Luftën e Kosovës.

Ai shkruan se Gjykatën Speciale nuk jua bëri as Lulzim Basha as Sali Berisha, por për të vendosi Kuvendi i Kosovës.

Mustafa shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.

Lideri i LDK-së shkruan se këto deklarata që po qarkullojnë në media nuk i ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së tani që janë në Hagë.

“Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të ?zbulojmë? se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ?.por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s?do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mBaltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë -së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë“, shkruan në Isa Mustafa Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga