Connect with Us

Tetë shtrëngimet e duarve që ndryshuan historinë

Blog

Tetë shtrëngimet e duarve që ndryshuan historinë

Publikuar

-

Tetë shtërngimet e duarve që ndryshuan historinë

1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)

I vetmi akt civil në luftën e tmerrshme midis Unionit dhe Konfederatës në SHBA, ishte në kulmin e saj. Të Dielën e Palmave në vitin 1865, gjenerali Uliks Grant hyri në sallonin e shtëpisë në fermën e Uillmer Maklin në Virxhinia, dhe i dha dorën gjeneralit kundërshtar në luftë Robert Li. Grant u përpoq t`a thyejë akullin duke i kujtuar takimin e tyre të vetëm, gjatë Luftës Meksikë-SHBA. Të dy burrat biseduan për 25 minuta përzemërsisht, derisa Li pranoi dorëzimin, akt që do t’i jepte fund Luftës Civile .

2. Riçard Nikson dhe Elvis Presli (21 dhjetor 1970)

 

Shtrëngimi i duarve midis të dyve, erdhi pasi këngëtari i famshëm i dorëzoi rojës së sigurisë jashtë Shtëpisë së Bardhë atë mëngjes një letër të shkruar me dorë, ku ai kërkonte një takim me presidentin, dhe shprehu dëshirën për t’u bërë një agjent federal për të luftuar abuzimin me drogën në Amerikë. Në takimin e organizuar me shpejtësi të dy burrat diskutuan mbi politikën kundër drogës. Atë pasdite, Presli që vdiq nga një mbidozë droge në vitin 1977, mori një distiktiv nga Byroja e Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme.

3. Uilliam Mekinli dhe Leon Çolgoz (6 shtator 1901)

Gjatë Ekspozitës Panamerikane të vitit 1901 në Bufalo, presidenti amerikan mbajti një takim publik brenda Tempullit të Muzikës. Kur Leon Çolgoz iu afrua pranë, presidenti vuri re dorën e djathtë të fashuar. Duke mos dyshuar për asgjë Mekinli zgjati dorë ta takonte.
Në atë moment, vrasësi e qëlloi 2 herë me një armë të fshehur poshtë palltos. Presidenti vdiq një javë më vonë nga plagët e marra.

4. Adolf Hitleri dhe Nevil Çambërleni (23 shtator 1938)

Teksa Gjermania naziste ishte e gatshme të dërgonte trupa në Çekosllovaki për të pushtuar Sudetet, kryeministri britanik Nevil Çambërlen shkoi në Godesberg të Gjermanisë për një takim të zhvilluar natën vonë me kancelarin Adolf Hitler. Hitleri e përshëndeti me një shtrëngim duarsh, por takimi në përgjithësi nuk shkoi mirë.
Më pak se një javë më vonë, Çambërleni u rrikthye në Gjermani dhe të dy burrat nënshkruan një marrëveshje në Mynih. Çambërleni lejoi pushtimin nazist të Sudeteve, në këmbim të një paqe të veçantë midis Gjermanisë dhe Britanisë. Kryeministri, që e besoi Hitlerin, kur i tha se nuk kishte ambicie të mëtejshme territoriale, tha se marrëveshja siguroi “paqen për kohën tonë”.
Çambërleni u prit si një hero në Londër. Ai shkoi direkt në Pallatin Bakingam për të marrë urimet mbretërore, dhe u shfaq i pari në ballkon para turmës që brohoriste. Por me tmerrin e Luftës së Dytë Botërore, shtrëngimi i duarve mes Çambërlenit dhe Hitlerin, u bë një simbol i tradhtisë.

LEXO EDHE:  “Ndryshimi është në dorën tuaj”/ Basha thirrje qytetarëve të Hasit

5. Herri Truman, Uinston Çërçill dhe Josif Stalin (25 korrik 1945)

Vetëm disa javë pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, udhëheqësit aleatë u takuan në Potsdam, Gjermani, për të formuar Evropën e pasluftës, dhe për të paralajmëruar Japoninë për “shkatërrimin e shpejtë dhe të plotë” në rast se nuk dorëzohej. Por teksa presidenti amerikan Truman, kryeministri britanik Çërçill dhe udhëheqësi sovjetik Josif Stalin u paraqitën para medias duke shtërnguar duart të qeshur, tensionet mes tyre u rritën pas dyshimeve në lidhje me synimet e Bashkimit Sovjetik në Evropën Qendrore dhe Lindore. Një ditë pas shtrëngimit të duarve, Çërçilli pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet parlamentare. Më pak se një vit më vonë, ai foli për “perden e hekurt” që kishte ndarë Evropën.

6. Anvar Sadat dhe Menahem Begin (26 Mars 1979)

Një gjendje lufte që kishte zgjatur më shumë se 30 vjet midis 2 vendeve fqinje, mori fund me nënshkrimin e një traktati dhe një shtrëngim simbolik duarsh midis presidentit Egjiptian Anvar Sadat dhe kryeministrit izraelit Menahem Begin. Me atë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Xhimi Karter, Egjipti u bë shteti i parë arab që e njohu zyrtarisht Izraelin i shtet. Sadat dhe Begin ndanë Çmimin Nobel për Paqe të atij viti.

7. Jitzhak Rabin dhe Jaser Arafat (13 shtator 1993)

Shtëpia e Bardhë ishte sërish vendi i shtrëngimit të duarve midis kryeministrit të izraelit Jitzhak Rabin dhe kreut të Organizatës për Çlirimin e Palestinës Jaser Arafat, pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Oslos për paqe, në praninë e presidenti amerikan Bill Klinton.
Arafat dhe Rabin, bashkë me Ministrin e Jashtëm izraelit Shimon Peres, fituan Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994.

8. Bill Klinton dhe Xhon Kenedi (24 korrik 1963)

Ishte një ditë e këndshme vere në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, kur presidenti Xhon Kenedi doli për t’iu drejtuar një grupi udhëheqësish të rinj që morën pjesë në aktivitetin“Boys Nation” në Uashington. Një nga djemtë që takoi Kenedi ishte 16-vjeçari Bill Klinton, që do të bëhej banori i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë. Klinton e cilësoi atë moment si shumë frymëzues për të, dhe ajo foto u bë një nga imazhet kryesore të fushatës presidenciale të vitit 1992./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.history.com/news/8-historic-handshakes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse samiti Bajden-Putin nuk ishte një humbje kohe

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel DePetris “The Spectator”

Takimi midis presidentit të SHBA-së Xho Bajden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës filloi me tone shumë të përzemërta. Një shtrëngim duarsh i shpejtë, buzëqeshje para kamerave, dhe disa shprehje diplomatike standarde.

“Unë do të doja të të falënderoja për iniciativën që morët për t’u takuar sot”- i tha Putini  Bajden që ishte i vëmendshëm.“Marrëdhëniet SHBA-Rusi, kanë grumbulluar shumë çështje që kërkojnë një takim në nivelin më të lartë dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv”- shtoi presidenti rus.

Fjalët e Putinit ishin jo pak të rëndësishme. Raportet SHBA-Rusi, janë ndoshta sot në pikën e tyre më të ulët që nga fillimi i viteve 1980, kur Uashingtoni dhe Moska po e shndërronin Evropën në një parking për raketat e tyre bërthamore me rreze të mesme.

Ndërsa asnjë temë nuk ishte në takimin e së mërkurës jashtë axhendës, 99 për qind e çështjeve dhe ankesave që shtruan Bajden dhe Putin në tryezë (sulmet kibernetike, sanksionet e perëndimit ndaj Kremlinit, mobilizimi i trupave pranë kufirit të Ukrainës, shtypja e disidencës anti-Kremlin në tokën ruse) mbetën të pazgjidhura.

Por kjo ishte gjithçka përveçse befasuese. Duke parë sfondin e takimit, zyrtarët amerikanë dhe rusë ishin të bindur në mënyrë të barabartë mbi atë që mund të arrihej në Gjenevë. Në fakt, e vetmja pikë mbi të cilën binin dakord delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë, ishte që trajektorja e përgjithshme e marrëdhënies dypalëshe, ishte e keqe dhe mund të përkeqësohej më tej.

 

Kjo është arsyeja pse u takuan Bajden dhe Putin,dy politikanë karriere, siç i pëlqen të shprehet Putinit. Synimi i diskutimit të djeshëm gjatë 4-5 orëve nuk ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Përkundrazi, ishte sigurimi që ankesat ndaj palës tjetër të transmetoheshin qartë, dhe të garantohej një zbutje minimale e tensioneve, për të parandaluar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve.

Për disa ligjvënës në Uashington, këto synime vështirë se ia vlenin një takim të nivelit të tillë. E pse t’i japim Putinit një vlerësim të tillë, të cilin ai e dëshiron me kaq shumë ngulm, pyetën ata? Natyrisht, përgjigja është se diplomacia nuk është një koncesion; por një pjesë jetike e punës së përditshme.

Ne nuk duhet të kemi kemi asnjë iluzion se marrëdhëniet SHBA-Rusi, apo marrëdhëniet Perëndim-Rusi më gjerësisht, do të ndryshojnë katërcipërisht tani që u takuan personalisht Bajden dhe Putin. Ka shumë pozicione të kundërt për shumë çështje, dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të lëkundet nga pozicioni i saj.

Sado e tmerrshme që mund të jetë sjellja e Putinit (dhe s’ka dyshim që sjellja e tij ka qenë vërtet e tmerrshme, siç e dëshmon rasti i Aleksei Navalnit, që është mbyllur në burg, pasi i mbijetoi një helmimi të urdhëruar nga Kremlini), nuk është se SHBA dhe aleatët e saj në Evropë kanë luksin që ta injorojnë atë.

LEXO EDHE:  Efektivi i vrau nipin/ “Kërcënon” xhaxhai i 25-vjeçarit: Gjaku shkon me gjak, kam pesë djem…

LEXO EDHE:  Në shtator do krijojë partinë e re/ Paralajmëron Hajdari: Rinia në krye të ndryshimit

Perëndimi nuk ka asnjë shkop magjik që të mund ta tundë mbi Putinin, që ai të bëhet papritmas i aftë ta riorientojë politikën e jashtme ruse në një drejtim më konstruktiv. Ashtu siç zyrtarët amerikanë do të insistojnë që të flasin mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, edhe zyrtarët rusë do të këmbëngulin se kjo nuk është çështje e Amerikës.

Bajden nuk mund ta ushtrojë presion mbi Putinin për të ndryshuar botëkuptimin e tij,po aq sa Putin mund të flasë me ëmbël me Bajden për të ndryshuar të tijin. E megjithatë takimi i të mërkurës në Gjenevë, ishte ende i vlefshëm pasi u ofroi një shans të dy udhëheqësve të sqarojnë mosmarrëveshjet dhe të eksplorojnë fushat ku mund të bashkëpunojnë të dyja fuqitë.

Pa dyshim, këto fusha janë të pakta; dhe sigurisht që nuk do të përfshijnë axhendën e promovimit të demokracisë, të cilën Bajden dhe këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, e kanë vendosur në qendër të axhendës së tyre ndërkombëtare.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike normale dhe funksionale, është një nga këto fusha ku është rënë dakord,siç u shpreh edhe vete Putin përgjatë konferencës për shtyp ku njoftoi rikthimin e ambasadorëve të SHBA-së dhe Rusisë në postet e tyre në një të ardhme jo shumë të largët.

Por kjo është një arritje shumë e vogël, kur merren parasysh çështjet më të gjera në rrezik. Modernizimi i arsenalit bërthamor të SHBA-së dhe Rusisë në vitet e fundit, dhe fakti që kaq shumë marrëveshje të tjera në fushën e stabilitetit strategjik janë shkelur gjatë 2 viteve të fundit, po krijon një situatë shqetësuese që mund të përkeqësohet lehtësisht me shumë shpejtësi.

Për dy vende që zotërojnë gati 90 për qind  të inventarit të armëve bërthamore në botë, kjo situatë thjesht nuk është e qëndrueshme. Duke iu drejtuar mediave pas takimit, Putini tha se nuk kishte “asnjë armiqësi” midis tij dhe Bajden.

“Në të kundërt takimi ynë u zhvillua në një frymë konstruktive… Të dyja palët shprehën qëllimin e tyre për të kuptuar njëri-tjetrin, dhe për të kërkuar gjuhën e përbashkët”-tha ai. “Bisedimet ishin shumë konstruktive”- theksoi Putin. Fjalë rozë? Ndoshta. Por të paktën është një fillim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Takimi Bajden-Putin nuk do t’i zbusë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Jennifer Mathers “The Conversation”

Askush nuk pret ndonjë përparim të madh nga takimi i parë i presidentit amerikan Xho Bajden që nga marrja e detyrës me presidentin rus Vladimir Putin. Zyrtarët e lartë të të dyja palëve, kanë qenë të kujdesshëm për t’i mbajtur të ulëta pritshmërinë nga samiti i Gjenevës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata Bajden synon që ta përdorë samitin për të përcaktuar synimet dhe aftësitë e saj të politikës së jashtme, me synimin specifik përmirësimin e stabilitetit strategjik dhe forcimin e kontrollit të armëve bërthamore.

Edhe rusët kanë vendosur stabilitetin strategjik në axhendën e tyre, së bashku me pandeminë e Covid-19 dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Kjo sjellje e kujdesshme nga Uashingtoni dhe Moska, nuk përbën habi. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë qenë shumë të tendosura që nga viti 2014, kur SHBA-ja udhëhoqi një fushatë ndërkombëtare për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimenë nga Moska, dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

Moska e kundërshton vendosjen e sanksioneve, dhe është shumë dyshuese për mbështetjen që i jep Perëndimi figurave opozitare si Aleksei Navalni, që aktualisht po vuan një dënim me burg në Rusi. Deklarata e fundit i Bajden se Rusia po e trajton Navalnin “në mënyrë të padrejtë”, do të konsiderohet nga Putini si një provë e mëtejshme se Amerika po përpiqet të diktojë se si Rusia t’i trajtojë problemet e sajtë brendshme.

Uashingtoni e konsideron Rusinë si një ngatërrestare, që refuzon të veprojë sipas rregullave të diplomacisë, dhe që i përdor shërbimet e saj sekrete për të sabotuar SHBA-në dhe aleatët e saj, duke ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ose duke helmuar ish-agjentët rusë që sot jetojnë në Perëndim.

Por nëse nuk ka gjasa të ketë rezultate të dukshme, atëherë pse takohen dy liderët? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në domethënien simbolike të samitit për të dy palët. Për Bajden, takimi është një mundësi për të dërguar njëkohësisht sinjale tek disa audienca. Takimi me Putinin vjen pas pjesëmarrjes së tij në takime të nivelit të lartë përgjatë samitit të G7-ës (që e dëboi Rusinë pas aneksimit që ajo i bëri Krimesë) dhe të NATO-s,që riafirmojnë angazhimin e Amerikës ndaj multilateralizmit dhe aleatëve të saj transatlantikë.

Kjo është shumë e ndryshme nga qasja “Amerika e Para” dhe politika e jashtme kaotike e  administratës Trump. Bërja e një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë është e rëndësishme për administratën Bajden, por jo aq e rëndësishme sa të bërit biznes me partnerët e Amerikës.

Mbajtja e një samiti me Putinin kaq herët në fillim të presidencën e tij, nxit bërjen e krahasimeve midis qasjes së Bajden ndaj Rusisë dhe asaj të paraardhësit të tij. Donald Trump preferoi të takohej privatisht me Putinin, pa gazetarët amerikanë që mund të mbanin ndonjë shënim mbi diskutimet, dhe që për këtë arsye gjeneruan shumë spekulime rreth asaj mbi të cilën mund të kishte rënë dakord me kreun e Kremlinit.

LEXO EDHE:  Efektivi i vrau nipin/ “Kërcënon” xhaxhai i 25-vjeçarit: Gjaku shkon me gjak, kam pesë djem...
LEXO EDHE:  Efektivi i vrau nipin/ “Kërcënon” xhaxhai i 25-vjeçarit: Gjaku shkon me gjak, kam pesë djem…

Në dallim nga Barak Obama, Trump shfaqi ndërkohë një qëndrim gati lavdërues ndaj Putinit. Edhe pse Bajden është një president i ri, karriera e tij e gjatë në Senatin Amerikan, dhe 8 vitet e tij si zëvendëspresidenti Obamës, nënkuptojnë se ai është veteran i shumë takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Ai nuk ka gjasa që të thyejë protokollin apo të largohet nga skenari. Bajden do të ofrojë një rivendosje të re të raporteve me Rusinë, por në fund do të dështojë. As Putini nuk do të presë apo ofrojë ndonjë ndryshim dramatik në marrëdhëniet SHBA-Rusi.Gjithsesi edhe për të ky samit është i vlefshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, samiti është dëshmi e qartë se Rusia vazhdon të jetë e rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Putini i kushton një vlerë të madhe gjesteve të respektit ndaj Rusisë nga ana e udhëheqësve të vendeve të tjera, dhe sidomos nga SHBA-ja.

Një nga arsyet kryesore të popullaritetit të vazhdueshëm të Putinit midis shumë rusëve, është perceptimi se ai është autori i ringjalljes së prestigjit të Rusisë në arenën ndërkombëtare pas humbjes poshtëruese të pushtetit dhe statusit të Moskës gjatë viteve 1990.

Një takim kokë më kokë me presidentin amerikan, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës nga ky i fundit, është një miratim i nënkuptuar i qasjes së Putinit, se problemet vërtetë të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, nuk mund të zgjidhen nëse në tryezë mungon Rusia.

Kur të dy udhëheqësit biseduan në telefon menjëherë pas inaugurimit të Bajden në detyrë, Putini vuri në dukje se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global. Dhe kontrolli i armëve bërthamore, është çështje e mirë për t’ia filluar.

Të dy udhëheqësit mund të bazohen tek marrëveshja e tyre e arritur në janar për të zgjatur traktatin New Start, që e kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që mund të vendosë në gjendje lufte secili vend. Lufta kundër Covid-19 është një fushë tjetër e mundshme për bashkëpunim.

Edhe pse si SHBA-ja ashtu edhe Rusia e kanë pasur shumë të vështira ta kontrollojnë pandeminë, padurimi i Rusisë për të eksportuar vaksinën e saj Sputnik, mund të përputhet me qasjen e administratës Bajden mbi rëndësinë e pasjes së një qasje globale për të luftuar virusin.

Duke marrë parasysh listën e gjatë të çështjeve për të cilat nuk bien dakord Bajden dhe Putin, është ndoshta një qasje e mençur që të mbajmë pritshmëri të ulëta për samitin. Gjithsesi, ka zona ku të dy udhëheqësit kanë shumë të përbashkëta për të justifikuar një optimizëm shumë të kujdesshëm në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon Haga në Ballkan, dhe pse pati sukses Nurembergu me Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”

Më 8 qershor, një muaj përpara datës së përvjetorit të saj në korrik, Masakra e Srebrenicës është rikthyer në qendër të vëmendjes. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, ndërkohë që ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç,mori dënimin e shkallës së dytë me burgim të përjetshëm,i akuzuar si autor i asaj që ishte faqja më e errët dhe më tragjike në historinë evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte kjo që e tronditi thellë botën në atëkohë, dhe e bindi SHBA-në e administratës së Bill Klinton të ndërhynte drejtpërdrejt për t’i dhënë fund konfliktit në Bosnje Hercegovinë. Për ata që i kanë provuar ato ngjarje si dëshmitarë okularë, rezultati i procesit gjyqësor ishte i dukshëm,e megjithatë ai pritej me padurim me shpresën se do të shkëpuste marrëdhëniet me një të kaluar tragjike, tek e cila asnjë njeri normal nuk do të donte të rikthehej qoftë edhe pjesërisht.

Por ai vendim jo vetëm që nuk e ka mbyllur kapitullin e përgjegjësisë individuale për atë që ka ndodhur në luftë, por madje duket se i ka përkeqësuar ndarjet etniko-politike në zonë. Mjafton të kujtojmë udhëheqësin serb të Bosnjes, njëherazi anëtar të presidencës kolegjiale në Sarajevë, Milorad Dodik (që në kohën e ngjarjeve në Srebrenicë ishte kundërshtar politik i Radovan Karaxhiç), i cili deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, si dhe një dënimin kolektiv dhe paragjykues kundër popullit serb.

Në raste të tjera, deklarata të tilla do të kishin sjellë protesta të mëdha në sheshet e qyteteve. Por ato janë thjeshtë një tregues i trishtë i një vendi që është i bllokuar prej dekadash në paqartësinë e pasluftës. Një ndër arsyet e këtij operacioni gjyqësor jo të plotë (ta quash njëështim do të ishte e padrejtë duke qenë se disa rezultate janë parë) është roli i Gjykatës Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, struktura e diskutueshme dhe organizimi kontradiktor i punës që ka ndodhur në këto vjet

Ajo ka arritur shumë pak nga objektivat që bashkësia ndërkombëtare i vuri vetes. E themeluar në vitin 1993, në mesin e konfliktit boshnjak, kjo gjykatë supozohej të vepronte në radhë të parë si një parandaluese e përsëritjes së krimeve të luftës që kishin ndodhur tashmë në Bijelina, Brcko, Zvornik, Doboj etj.

Ndërkohë, Masakra e Srebrenicës ndodhi dy vjet më vonë, në vitin 1995, madje e shpallur

në mënyrë provokative dhe në dritën e diellit, ashtu si episodet e tjera që do të pasonin në fillim në Bosnjë dhe më pas në Kosovë, duke qenë akte kriminale kundër civilëve të paarmatosur, të kryera shpesh nga grupimet paraushtarake.

Sapo përfunduan konfliktet ballkanike, periudha e pasluftës përfaqësoi fiziologjikisht një kontekst që e shtoi volumin e punës së kësaj gjykate, teksa nënvizoi në të njëjtën kohë edhe dobësitë e saj kryesore. Që të gjitha këto të fundit kishin të bënin me aspektet gjyqësore, politike dhe institucionale, shpesh të lidhura bashkë në një formë osmotike.

LEXO EDHE:  “Ndryshimi është në dorën tuaj”/ Basha thirrje qytetarëve të Hasit
LEXO EDHE:  Nga ekzorcizmi tek skandalet financiare/ Pesë sekretet e errëta të Vatikanit

Kjo është më e dukshme kur krahasohet me Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, precedenti historik dhe referencë për të gjitha procedurat penale kundër krimeve të luftës.

Krahasuar me Nurembergun, që u ngrit pas disfatës së qartë të nazizmit, sfida kryesore e Hagës, është të veprojë në një kontekst boshnjak, ku fundi i armiqësive i shënuar nga Marrëveshjet e paqes së Dejtonit (nënshkruar vetëm 5 muaj pas Srebrenicës),nuk arritën të përcaktojë qartë një kornizë politiko-institucionale se kush ishin fituesit dhe kush humbësit.

Jo aq në nivelin ushtarak se sa në vlerat kushtetuese të shtetit të ri, që në fakt sanksionoi ndarjen mbi një bazë etniko-fetare, i përndjekur nga të njëjtat nacionalizma që kishin shkaktuar konfliktin.

Por delegimi i përcaktimit të një të vërtete historike të pasluftës, e ndarë jo në një nivel politik-institucional (një hap brutal, por i domosdoshëm në çdo periudhë të pasluftës) por në një rrugë gjyqësore ndërkombëtare, e cila gjykon më shumë sesa aktet kriminale idetë që i frymëzuan, ka çuar në politizimin e drejtësisë.

Për më tepër, leximi politik i ngjarjeve gjyqësore dhe efektet e tyre negative, janë edhe më shkatërruese nëse drejtësia shprehet me vite vonesë. Ndërsa Nurembergu pati sukses edhe sepse mbaroi punë brenda 1 viti, dënimi i Mlladiç vjen 26 vjet pas Masakrës së Srebrenicës.

Pra ai ka humbur shumë nga kuptimi i tij origjinal, duke krijuar boshllëqe të interpretueshme, të cilat mund të plotësohen nga aktorët politikë të momentit. Dhe kjo gjë çon në një vlerësim përfundimtar të një natyre institucionale. Nuk është rastësi që Haga dhe Nurembergu shoqërohen zakonisht në formë gjinore me dy emra të ndryshëm:i pari te “Gjykata”, i dyti “Gjyqi”.

Gjykata e Hagës është institucionalizuar në dekadat e fundit si një Organizatë Ndërkombëtare e pavarur, si për kostot e konsiderueshme të menaxhimit të saj, ashtu edhe për personelin e përhershëm administrativ që punon atje.

Ky proces i burokratizimit ka sjellë me vete dukurinë klasike të transpozimit të qëllimeve, me organizatën që është e interesuar të ndjekë, përveç objektivave për të cilat është themeluar, edhe masat për mirëqenien e saj.

Nga ky këndvështrim, gjyqet e Gjykatës së Hagës u krijuan dhe u menaxhuan si projekte reale të asistencës teknike, të cilat e justifikuan mbijetesën e tyre dhe zhvillimin organizativ. Me dëmin anësor që në këtë mënyrë kontribuon në ngarkimin e tepruar të procedurës gjyqësore, duke shumëzuar hapat e ndërmjetëm të nevojshëm për të arritur një dënim përfundimtar në procedurat e ndryshme.

Nga ana tjetër,Gjyqi i Nurembergut nuk shkoi përtej gjykimit të hierarkëve nazistë (dhe nuk u kthye në një gjykatë të përhershme). Ndoshta pikërisht këtu qëndron suksesi në rilindjen e shoqërisë gjermane të pasluftës./CNA.al

LEXO TE PLOTE