LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sërish rritje të infektimeve në Kosovë/ Shënohen 11 viktima nga Covid-19

16 Nëntor 2020, 14:28, Kosova & Bota CNA
Sërish rritje të infektimeve në Kosovë/ Shënohen 11

Kosova ka regjistruar 688 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Nga 1.865 tamponë të realizuar janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 688 qytetarë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 29.805.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). 11 viktimat e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit e kanë çuar numrit total të vdekjeve në 833.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit, janë shëruar 236 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste.  Numri i rasteve aktive është 11.431./CNA.al

Lajmet e fundit nga