LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Dick Marty/ Basha “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Merresh vetëm me gënjeshtra

16 Nëntor 2020, 20:36, Politikë CNA
Raporti i Dick Marty/ Basha “dhëmbë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama i tha se e ka bërë PD-në si leckë për të fshirë këpucët e tij dhe i kërkoi të flasë për akuzat lidhur me ?Shtëpinë e Verdhë?.

Basha i cilëson edhe njëherë gënjeshtra akuzat e ngritura ndaj tij dhe deklaron se Rama po merret vetëm me sulme politike, ndërkohë që duhet të përqendrohet te pandemia.

?Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!?, shkruan kreu i opozitës në rrjetet sociale./ CNA.al

?E ke bërë partinë si leckë për këpucët e tua!?/ Rama i kthehet keq Bashës: Dil fol vetë për akuzat

Lajmet e fundit nga