LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama u përgjigjet akuzave të Bashës/ Imagjinoni një kryeministër që fle në këmbë

16 Nëntor 2020, 15:05, Aktualitet CNA
Rama u përgjigjet akuzave të Bashës/ Imagjinoni një

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka “ftuar” ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter që të përfytyrojnë për një qeveri që punon për njerëzit. Sipas tij pas 7 vitesh dështime të Qeverisë Rama kjo është bërë e pamundur në mendjen e njerëzve por ai dhe PD do ta bëjnë realitet.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të  mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i cili nuk e ka kursyer ironinë ndaj rivalit të tij politik.

Teksa poston foton e kapur nga postimi i Bashës, Rama shkruan: “…dhe një Kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”, duke e “plotësuar” kështu përfytyrimin e Bashës. CNA.al/ 

 

 

Lajmet e fundit nga