Connect with Us

Pandemia e Covid-19/ Paralajmërohen masa të reja në Kosovë

Kosova & Rajoni

Pandemia e Covid-19/ Paralajmërohen masa të reja në Kosovë

Publikuar

-

Rekord të infektuarish në Kosovë/ Humbin jetën 6 persona në 24 orë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë ditës do të bëhen publike vendimet e reja për secilën komunë.

Kjo sipas Zemajt do të bëhet pas publikimit të statistikave nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Sot e kemi vlerësimin që bëhet nga IKSHPK. Pas orës 15:00 do të publikohen vendimet e reja për çdo komunë”, tha Zemaj në konferencën për media për punësimin e specialistëve të pa punë.

Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK.

“Sot do ta ndajmë lajmin e ri për specialistët e pa punë. Kjo është ditë e madhe dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shëndetësinë kosovare. E konfirmojmë se specialistët po punësohen, SHSKUK nga nesër hap konkursin për specialistët e papunë. Nga sot nuk ka më asnjë mjek që do të mbetet në rrugë. Edhe në të ardhmen nuk do të lejoj që asnjë mjek të mbetet i papunë”, ka thënë Zemaj.

“Ky nuk ka qenë vetëm premtim, por zotim i Qeverisë së Kosovës, por ne nuk do të ndalemi, dhe ministrat paraprak çështjen e punësimit e kishin peng”.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh te Infektivi/ Pamje nga fronti i parë i betejës me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur edhe për ndërtimin e spitalit COVID-19, të paralajmëruar dy muaj më parë.

“Edhe sot në takim është kërkuar që të shpejtohet dinamika e procedurave, procedura teknike kanë përfunduar dhe procesi duhet të përmbyllët”, ka thënë Zemaj.

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars të këtij viti deri më 14 nëntor, në Kosovë janë infektuar 28.616 persona prej të cilëve 17.055 janë shëruar ndërsa 809 kanë vdekur.

Në ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve duke detyruar autoritetet të vendosin masa kufizimi në lëvizje në disa komuna të vendit./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Forcohet, Ligji anti-duhan/ Kufizime dhe gjoba të larta për bizneset

LEXO EDHE:  Basha bën thirrjen urgjente/ Të veprohet pa asnjë vonesë, pasojat do jenë të rënda

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mësimi në Kosovë/ Nga e hëna, do të vazhdojë në shkolla

Publikuar

-

Nga

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha përmes një postimi në Facebook se vendimi u mor në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Nxënësit e arsimit parauniversitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, janë duke mbajtur mësim online qysh më 12 prill.

Kjo ka qenë një nga masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Regjistrohen shifra alarmante në Ballkan

LEXO EDHE:  Opozita nuk e ha karremin e pushtetit

Kosova, javëve të fundit, është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe të viktimave.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 17 viktima dhe gati 600 raste të reja me koronavirus./ REL

LEXO TE PLOTE